Atdheu im/ Ç'QIPËRIA!

Bled Mane
***
Kam vite të tëra që kërkoj fytyra të lumtura në këtë vend por s'mundem. Në ushqimoren përballë gruaja e pronarit të qesëndis nëse blen edhe ujin. Lacat dhe të fortët e lagjes pavarësisht formës trapezike të kafkës dhe trurit brenda ta çajnë Koken me ironinë e tyre që u vjen era xaxiq dhe të kërcënojnë orientalisht edhe kur nuk ua var aspak.Kamarieri në mëngjes ta servir kafen si granatë mësimore pavarësisht se ti ke vite që nuk ia ndan bakshishin. Në zyrat e administratës edhe fodullëku edhe prepotenca të çjerr respektin e nuk e sheh njeri në sy hallexhiun kur flet. Mjeku të vëzhgon vëngër kur kërkon pak ndihmë për sëmundjen dhe jetën tënde ia le në dorë sanitares. Bodyguard-i i clubit në Bllok të fryhet e të trajton si lyps, jo si parashpenzues e të kërkon llogari edhe për facoletat që mban në xhep ndërsa atij përballë me pistoletë në brez i hap rrugën.
Nuk qesh njeri në këtë vend por vetëm deformojmë mimikën e fytyrës aq shumë sa duken më të plakur se dhe vetë historia e atdheut. Rrudhat që ia injektojmë vetes artificialisht nuk ka dermatolog e kirurg facial ti riparojë. Nuk shoh fytyra të lumtura, vetëm brengë dhe fukarrallëk jo vetëm financiar. Madje, edhe fëmijëve e të rinjve po ua trashëgojmë këtë fodullëk të poshtër. S'ndjehet dashuri asgjëkundi, gjithkush trajtohet si sfidant, armik ose rival. Urrejtje dhe paragjykime për femrën, për malësorin, për fenë, për romin, për jevgun, për lezbiken, për të pasurin, për lypsin, për kundërshatrin politik, për homoseksualin, për femrën e bukur, për djalin inteligjent, për të suksesshmin, për disfatistin, për kunatin, për komshiun, për zengjinin dhe fukarain, për veten... Shpesh herë vras mendjen dhe them: Këtu s'ka harmoni dhe respekt e kur nuk bashkëjetojnë këto të dyja s'ka as dashuri. Dhe kur s'ka dashuri s'ka as përkëdhelje, s’ka as puthje, s’ka as epsh, s’ka as seks. E kur s'ka seks, s'ka as orgazëm, ska as spermë, s'ka as vezore të hapura, s'ka as shtatzani, s'ka as lindje, as pjellori, as vazhdimësi, as fëmijë, as lodra, as energji, as gjenerata, s'ka as shkolla, as universitete, as plazhe, as udhëtime, as argëtime, as aventura, s'ka as jetë...
Prandaj kemi mbetur historikisht dhe ende jemi një komb i vogël, i pmakur. I vogël në numër popullsie, minimal në dashuri për njëri-tjetrin. Një pjesë prej nesh ikin në kurbet, një pjesë prej nesh ikin nga mendja,një pjesë prej nesh ikin përgjithmonë nga kjo jetë.
Ndaj dua ta di se jam kureshtar kronik: Kush janë më qefllinj, kinezët apo ne shqiptarët?

FB_IMG_1638015028557.jpg
 
Me kte manen ka dicka

Po te mos ishte njeri publik, me kto qe shkruan do kishte me teper vlera.

Ka shum shkrime qe artikulon ne detaj ate qe sbejm dot une edhe ti. Eshte dhunti.

Sa per bythlepires, esht me shum se aq. Po kujt i hyn ne pun?
 
Disa fjale te verteta te tij nuk e mbulojne banalitetin dhe fodullekun apo "futja kot" qe e ka me shumice! Bled Mane eshte nje figure qe me krijon energji negative qe kur e shoh e deri kur lexoj apo degjoj cfare flet. Kjo mka bere qe as mos e lexoj me e as mos e degjoj. S'ja kam idene c'ka shkruar! 😁
 
Nqs flasim per shkrimin, me thuaj ku ja ka "futur kot"?

Esht ndryshe se si duam ta shofim ne, e ndryshe se si eshte e verteta ne vija te pergjithshme.
Tani pergjithsia kjo eshte, spo merremi me individ sepse e dim qe dhe ne shkurre ta fusesh doren prap do dal dicka qe do ta shikosh me pozitivitet. Varet nga njeriu.
 
Ku di une Bledi ku jeton ti .. po une kur vij te gjith me qeshin qe nga polici ne kufi e deri tek kamarjeri 😌
 
E lexova .diku te verteten diku ka dasht me plotsu artikullin se domosdo diku do dali n'pah ky ama si klysh partiak qe esht nuk vlen dhe aq per kto qe shkrun .
 
Nqs flasim per shkrimin, me thuaj ku ja ka "futur kot"?

Esht ndryshe se si duam ta shofim ne, e ndryshe se si eshte e verteta ne vija te pergjithshme.
Tani pergjithsia kjo eshte, spo merremi me individ sepse e dim qe dhe ne shkurre ta fusesh doren prap do dal dicka qe do ta shikosh me pozitivitet. Varet nga njeriu.
nuk e lexova hic. ama kam 1 antipati per te dhe nuk rri dot pa e shpreh. as vete se di pse 🤣🤣
 
....
 
Aaaa ti ti, nje qind te mira ke. Por ama po u fute ke ajo lista zez e jotja aha, keq puna 😆
Haha! Be careful than! 😊
Mkujtove kohen para 10 vitesh kur nuk i besoja askujt 😅 me grep cdo te dhene.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli nuk më pëlqen, kurse shkrimi ka shumë të vërteta brenda.

Kur ekonomia nuk është e mirë, nuk ka mirëqenie dhe nuk ka shpresë, popullsia shpërfytyrohet. Në vitet 90 kishte shumë shpresë, po me kalimin e kohës shpresa erdhi duke u shuar.

Në botë ka dhe popuj që jetojnë nëpër kasolle dhe e nxjerrin muajin me nje thes miell ose oriz, por prapë janë të lumtur dhe bëjnë shumë fëmijë. Shqiptarët nuk janë si këta.

Shqipëria për momentin nuk është as vend industrial e as bujqësor. Shikoj përpjekje për të zhvilluar turizmin, por nuk besoj se vetëm turizmi mjafton për të mbajtur një vend.

Shpërfytyrimi po ndodh edhe në perëndim, Europa dhe Amerika janë në rënie të lirë.

Parashikoj se e ardhmja e afërt do të jetë një rrëmujë, por dhe e ardhmja e largët nuk do të jetë e ndritur.
 
Shume i sakte!
 
Kur ndalesh e mendon pak me thelle, kshu ne pergjithesi me perjashtime te vogla, NE jemi ca hajna te vegjel qe sa here vje kater kryemotmoti ngrehemi e shkojme votojme ca hajna te medhenje me shpresen se nje dite ne do tua kalojme, atyre qe votojme, ne mundin qe bejne per te na vjedhur.
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top