Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Ataku mbi Mehmetin, atak mbi fjalën e lirë

Ataku mbi Mehmetin, atak mbi fjalën e lirë

Ka kohë që një aleancë e fundamentalistëve laik dhe fanatikëve fetar të ushqyer nga jashtë apo nga brenda angazhohen zellshëm në çfarëdo forme që gjithçka e natyrës Islame të skandalizohet dhe të paraqitet në kontekst negativ.

Këto përpjekje që kanë gjetur përkrahje në politikë dhe medie i bien në qafë cilido intelektual dhe cilësdo ide që e thekson ndonjë nga mirësitë e fesë Islame, e aq me tepër kontributit të saj drejt kauzës kombëtare.

Zëra si këto që nisen nga stimulime jo shkencore si fanatizmi fetar, urrejtja patologjike apo misionarizmi i mirë paguar është alogjike dhe vet fundamentalizëm në vete që të kenë hapësirë në medie dhe ambiente publike kundrejt të dhënave shkencore.

Si rast konkret mund ta marrim theksimin e një fakti historik nga analisti ndër më të mëdhenj dhe më të guximshmit të çështjes shqiptare , atë të Kim Mehemtit i cili në promovimin e librit të tij Shkupi tha :
“Absolutisht, matematikisht, mund të dëshmohet, se islamizmi e ka shpëtuar shqiptarinë në disa vise shqiptare, absolutisht! Unë ua dëshmoj me këtë: ortodoksët shqiptarë nuk i keni, katolikët shqiptarë nuk i keni në Shkup. I keni vetëm shqiptarët myslimanë”.

Për ballë këtij fakti që vite para tij e pati thënë edhe themeluesi i publicistikës në gjuhën shqipe Faik Konica ku pati thënë “ Po të mos ishte Feja Islame, kombi Shqiptarë do të ishte shumë më i madh, po nuk do te ishte më Shqipëtar. “ qëndrojnë çirret e fundamentalistëve antiislamit që shkumojnë nga inat i theksimit të këtij fakti .

Por këtë fakt e kanë theksuar edhe të tjerë si ish diplomati, politikani dhe analisti Abdi Baleta që thotë se “ Islami është faktor vendimtar për shpëtimin e kombit shqiptar “

Analisti Dr.Milazim Krasniqi kur fletë për rolin e fesë në kauzën kombëtare thekson se : “ Pranimi i Islamit nga shqiptaret, qe pa dyshim është shenje e mëshirës se Krijuesit ndaj këtij populli, e ndërpreu procesin tragjik te shfarosjes e te asimilimit dhe solli ndriçimin e ri moral dhe shpirtëror, solli një hov te ri ne zhvillimin e tij demografik e kulturor. “

Ndërkohë që akademik Muhamed Pirraku kur fletë për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit ndër të tjera thotë
‘’ Duhet të theksohet fakti se nga truri politik e ushtarak të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit të përkatësisë fetare Islame, dolën të thuash të gjitha iniciativat dhe veprimet për ruajtjen e unitetit politik kombëtar shqiptar të elementeve me përkatësi islame, ortodokse e katolike . ‘’

Dhe jo vetëm të lartpërmendurit por edhe shumë njohës të tjerë të kauzës kombëtare shqiptare e njohin dhe vlerësojnë rolin jetik të fesë islame në ekzistencën e kombit shqiptare dhe impaktin që Islami ka ushtruar në ruajtjen dhe kultivimin e identitetit kombëtar , kur ky i fundit qe vënë në rrezik të asimilimit.

Por sigurt që fundamentalistët antiislamit siç i kanë rënë në qaf Kim Mehmetit tani që dikur mbase mund ta kanë lavdëruar, mbase do kontestojnë edhe personalitet e lartpërmendura më lartë thjesht pse logjika që udhëheq ata është që gjithçka që është jashtë vijave ideologjike të tyre dhe që mund të rrëzoj mashtrimin e ngritur me vite, apo që mund të jap shkëndija drite të tillat duhet të shuhen në çfarëdo forme.

Sa mirë që këtë herë u ka ngecur sharra në gozhdë se një si Kim Mehmeti që kaq qartë artikulon mendimin shqiptar në mes të Shkupit të rrethuar nga sllavomaqedon, sigurt që s’do i bëhet vonë për fundamentalistët e konsumuar dhe të riprodhuar që një dekadë në Kosovë të njëjtat insinuata e akuzash banale .

Autor : Gentian Jetishi
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back