Studimi – Kërkuesit analizuan të dhënat e rreth 50 000 meshkujve e burrave suedezë që në vitet 1969 – 1971 kishin qenë në shërbimin ushtarak. Sipas tyre, burrat me një IQ të ulët me ç’duket pinë më shumë dhe në një mënyrë më të rrezikshme alkool, sesa të ngjashmit e vet
Janë shumë studime që tregojnë një lidhje mes inteligjencës së një njeriu dhe shëndetit të tij. Kërkimet që kanë marrë në shqyrtim aftësitë konjitive rreth problemeve me alkoolin, kanë sjellë megjithatë rezultate kontradiktore. Të paktën deri më tani.
Kërkuesit tashmë pretendojnë qartësisht se:
Inteligjenca ndikon stilin e jetesës.
Një IQ (indeksi ndërkombëtar i përmasës së inteligjencës së matshme) varet shumë nga konsumi i tepruar e i rrezikshëm i alkoolit.
Ajo çka shumë të tjerë kanë menduar apo paralajmëruar me kohë, tashmë duket se është dëshmuar edhe shkencërisht: burrat me një IQ të ulët me ç’duket pinë më shumë dhe në një mënyrë më të rrezikshme alkool, sesa të ngjashmit e vet më inteligjentë.
Kjo zbulohet nga një studim i fundit i kërkuesve suedezë. Për të mbërritur në një rezultat të tillë kaq të qartë, Daniel Falkstedt dhe Sara Sjِlund nga instituti “Karolinska” në Stokholm, kanë vëzhguar sjelljet që lidhen me pijen (alkoolin) të meshkujve të rinj, që më parë i ishin nënshtruar një testi IQ.
Kështu, u pa se rezultatet e këqija në testet e IQ-së, te disa djem, sidoqoftë, nuk lidheshin me konsumin e alkoolit në mënyrë direkte.
U studiuan 50 000 meshkuj suedezë
Kërkuesit analizuan të dhënat e rreth 50 000 meshkujve e burrave suedezë që kishin lindur në vitet 1949 dhe 1951 e ata që mes viteve 1969 – 1971 kishin qenë në shërbimin ushtarak. Në atë kohë, testi i IQ-së u përkiste kërkesave standarde që duhet të përmbusheshin për të rekrutuar në shërbimin ushtarak një mashkull. Kësisoj, kërkuesit e institutit suedez në ditët e sotme siguruan akses në të dhënat që lidheshin me sjelljet e tyre me pijen. Veç tyre, ata vlerësuan edhe konsumin e duhanit, si dhe historitë familjare të atyre burrave që në atë kohë ishin djem të rinj. Edhe stabiliteti emocional, sëmundjet psikike, origjina dhe zakonet që lidheshin me alkoolin të babait, u përzien e u morën në konsideratë bashkë me të dhënat e tjera. Rezultatet e studimit pritet të botohen në muajin mars 2016 në portalin online të revistës së specializuar “Alcoholism: Clinical & Experimental Research”.
Sjellja ndjek inteligjencën
“Normalisht, në rastin tonë, pra konsumi i alkoolit, në fillim ngre kokë inteligjenca dhe më pas sjellja”, shpjegon Daniel Falkstedt, profesor në departamentin e shkencave shëndetësore në një broshurë paraprake që ai ka botuar: “Sidoqoftë, në pak raste mund të ketë ndodhur që konsumimi i alkoolit të ketë ndikuar edhe në aspektin konjitiv”. Por kjo ka pasur shumë më pak gjasa të ndodhë, pasi personat e testuar kanë qenë gjithnjë të rinj. Kërkuesit zbuluan si pasojë se djemtë apo meshkujt që pinin shumë, mesatarisht kishin një IQ më të ulët sesa ata që konsumonin më pak alkool. Sjِlund shpjegon nga ana tjetër se “mund të jetë mirë, pasi një IQ më e lartë mund të çojë në një jetë më të shëndetshme”.
Inteligjenca ndikon stilin e jetesës
“Një inteligjencë më e lartë mund të jetë një avantazh në përzgjedhjen e stilit të jetesës”, vëren Falkstedt. “Ndryshimet në inteligjencë shfaqen qysh në moshën fëmijërore dhe çojnë kështu në eksperienca të ndryshme jetësore.” Një konsum më i lartë alkooli, shpesh sjell me vete edhe probleme të tjera, siç janë për shembull, kushtet e dobëta apo të varfra të jetesës, si dhe një status social i ulët. “Një seri studimesh kanë treguar veç kësaj se një IQ e ulët gjatë fëmijërisë apo rinisë, mund të çojë edhe në një rrezik më të madh vetëvrasjesh në moshën madhore”, përmbyll Falkstedt.
g.shqip