Astronomët zbulojnë një planet të ri me klimë të ngjashme me atë të Tokës

WISHMASTER

Moon_Boy
Shiko fotografinë 1426155

Super-Toka është pjesë e një sistemi planetar i cili fillimisht është menduar se përbëhet prej tri planeteve, ndërsa së fundmi u zbulua se ky sistem përbëhet prej gjashtë planeteve.


Ndërkohë, tri planetet e para ndodhen shumë afër planetit të emëruar Super-Toka, i cili përmban ujë.
Njëri ndër planetet e reja ndodhet në pozitën e duhur me yllin e ri, që sipas shkencëtarëve që e zbuluan thuhet se ka potencial të jetë i banueshëm me njerëz.
“Ne jemi duke u udhëhequr nga teknika të reja të studimit të planetit, duke përfshirë edhe analizimin e gjatësisë valore për të zvogëluar ndikimin e aktivitetit të sinjalit nga ylli” ka thënë Mikko Tuomi, shkenctar i universitetit të Hertfordshire.
“Kjo mënyrë e re ka rritur ndjeshmërinë e analizave tona duke na shfaqur mundësinë e zbulimit të tri planeteve të ngjashme me Super-Tokën, vazhdoi ai.
Konstatimi i ri, i cili është edhe më interesanti, ëshë planeti “HD 40307” i cili ndodhet më së largu nga ylli i këtij sistemi, dhe posedon masë shtatë herë më të madhe se Toka jonë.
HD40307 rrotullohet rreth yllit në një distancë të ngjashme me orbitën e Tokës ndaj Diellit, kështu që posedon sasi të ngjashme të energjisë.
Në këtë planet, uji është në formë likuide dhe atmosfera stabile, faktorët kryesor që mbështesin ekzistencën e gjallesave janë plotësisht të mundura, dhe gjë që e forcon hipotezën e jetës në këtë planet është fakti që planeti mund të jetë duke u sillur rreth boshtit të vet, gjatë orbitmit të yllit të vet, duke krijuar ditën dhe natën, të ngjashme me ato të Tokës sonë.
“Ylli HD 40307 është një planet alla “xhuxhi plak” kështu që nuk ka asnjë arsye pse një planet me mundësi kaq të mira për ekzistimin e jetës, mos të përmbaj klimë të ngjashme me atë të planetit tone” ka thënë Guillem Anglada-Escude nga Universiteti i Goettingen. Planet tjetër i ngjashëm me planetin ne fjalë, “Kepler 22d”, është zbuluar më herët gjatë këtij viti.
Mirëpo ekziston një problem, sepse ky planet gjendet 600 vjet drite larg nga Toka, përderisa HD40307 gjendet vetëm 42 vite drite larg nga ne. Kjo do të thotë që mund të krijohet mundësia e observimit direkt të yllit mbrenda pak vjetëve
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top