Astrologji kineze

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Astrologji kineze

Rrënjët e astrologjisë kineze gjenden në historinë e lashtë të njerëzimit. Legjenda thotë se Buda i kishte ftuar të gjitha shtazët që ta vizitonin për Vitin e Ri, por vetëm 12 shtazë i ishin përgjigjur ftesës së tij dhe ato ishin: miu, bualli, tigri, kali, dhia, gjeli, lepuri, dragoi, gjarpri, majmuni, qeni dhe derri.

Në shenjë mirënjohjeje, Buda kishte urdhëruar që secili vit të identifikohej me ndonjërën nga këto shtazë, ndërkaq tiparet e kësaj shtaze të zotëronin atë vit. Kjo legjendë është bartur nga gjenerata në gjeneratë, ndërkaq astrologjia kineze sot është një prej astrologjive më të famshme në botë.

Kjo astrologji përbëhet nga 5 elementet e filozofisë kineze: druri, zjarri, toka, metali dhe uji, si dhe 12 shtazëve simbolike, që përfaqësojnë nga një vit të caktuar.

Horoskopi kinez paraqet një interpretim të ndërlikuar të ciklit 10-vjeçar të diellit dhe të hënës, që është hartuar në bazë të kalendarit të vjetër kinez.

Në këtë astrologji ndikon edhe fuqia kozmike pozitive mashkullore dhe ajo negative femërore, të cilat i paraqet principi Jang-Jin; një shprehje për baraspeshën dhe harmoninë universale.

Astrologjia kineze është më shumë e njohur si shkencë që jua mundëson t'i mësoni karakteret e personave që ju rrethojnë, por njëkohësisht edhe ta njihni fuqinë tuaj personale dhe të metat tuaja.
 
MIU
Jeni persona joshës, komunikues dhe gaztorë. Jeni të vlerësuar dhe të kërkuar në shoqëri. Gjatë njohjes, megjithëse jeni tërheqës, shpesh lini përshtypjen se jeni arrogantë, sado që nën atë maske, në të vërtetë, ndodhet një person i ndjeshëm. Kur jeni të trishtuar kërkoni një dëgjues të mirë! Në konflikte jeni të ngutshëm, impulsivë, ndaj në situata të tilla do të duhej të kishit kujdes për temperamentin tuaj.

Dashuria: Në dashuri jeni romantikë, të ndjeshëm dhe të gatshëm që të dashurit tuaj t'i mbroni në çdo situatë. Keni në vete një dozë të caktuar të xhelozisë dhe të posesivitetit, gjë që partnerin tuaj mund ta sjellë në kufirin e çmendurisë. Me vështirësi i shprehni emocionet, por jeni shumë të përkushtuar, sensualë, plot afsh dashurie dhe besnikë kur e gjeni shpirtin tuaj binjak. Për ju është shumë i rëndësishëm aspekti seksual i dashurisë.

Puna: Në punë keni shumë suksese, jeni partnerë të mirë në biznes dhe shpesh i shpëtoni punët tuaja që kanë marrë tatëpjetën. Jeni të paracaktuar për arritjen e sukseseve të mëdha në financa dhe në veprimtaritë juridike. Gjithnjë dëshironi të jeni në rrjedhë të ngjarjeve, kështu që edhe gazetaria ju shkon për dore. Vija ndërmarrëse e personalitetit mund t'ju çojë deri te një pasuri e madhe.

Ngjyra: e verdha
Kafsha: derri i egër
Ushqimi: orizi
Lulja: zambaku
Pija: birra
Numri: 11
 
BUALLI

Në jetën shoqërore një vëmendje të madhe ua kushtoni miqësive të vjetra dhe kënaqeni në shoqërinë e njerëzve nga fqinjësia. Rrethin e të njohurve dhe miqve e zgjeroni me piknikët e shumtë, udhëtimet, vizitat që ua bëni ekspozitave dhe koncerteve. Dallimet në qëndrime ndërmjet jush dhe miqve tuaj do të mund të shkaktonin konflikte serioze. Megjithëse keni karakter të fortë, i cili nuk lëshon pe pa luftë, mos e përdorni atë për t’i bërë luftërat e të tjerëve.

Dashuria: Shndritni me sharmin dhe sensualitetin. Mirëpo, në kërkim për një partner serioz jini të kujdesshëm meqenëse ju lehtë mund të lëndoheni. Në mënyrë që ta pranoni ftesën për një darkë, ose që ta filloni një aventurë, duhet t’ju bindin shumë. Mirëpo, me një partner të vërtetë, i cili di si të arrijë te ju, bëheni të butë, të sinqertë dhe të relaksuar. Kërkojeni partnerin, i cili mund të bashkohet me ju si në aspektin emocional, ashtu edhe në atë trupor, që është i sinqertë dhe besnik. Vështirë falni nëse partneri ju zhgënjen.

Puna: Në jetën e biznesit projektet e ideuara i realizoni me një lehtësi të pabesueshme. Nganjëherë keni nevojë për më shumë kohë për ta mbaruar një punë, por në fund gjithnjë vjen shpërblimi i merituar. Veçanërisht jeni të shkathtë në mbledhjen e informatave dhe kështu nuk i lini t’ju ikin ngjarjet e rëndësishme në biznes. Jeni të kujdesshëm me paratë, ndaj investimet që bartin rreziqe për ju janë të papranueshme.

Ngjyra: e gjelbër e çelë, vjollce
Kafsha: bualli, ariu
Ushqimi:brumërat
Lulja: bozhuri
Pija: çaji i fortë
Numri: 24
 
TIGRI

Je inovator të cilin e tërheqin aventurat. Je partner i këndshëm për të shkuar në argëtime nga më të ndryshmet. Në marrëdhënie miqësore je i ndershëm, madje nganjëherë edhe së tepërmi i besueshëm. Njerëzit të cilët i takoni përditë nga xhelozia ose nga lakmia mund t’ju bëjnë keq. Gjithnjë kini kujdes! E urreni dyfytyrësinë dhe arrogancën, ndërsa dominimin e dikujt ndaj jush e konsideroni të pafalshëm.

Dashuria: Konfliktet e pandërprera, ndarjet zulmëmëdha, emocionalisht të forta dhe pajtimet romanike e bëjnë jetën tuaj dashurore tejet tronditëse. Jeni në kërkim të partnerit individualist, i cili është paksa ekscentrik. Meqenëse jetoni në botën e llojllojshmërisë, shpesh përfundoni në lidhje të lira dhe kur përfundoni në lidhje afatgjate gjithnjë jeni të detyruar që ta mbani atë me aventura dhe përjetime të reja.

Puna: Në ambientin tuaj të punës gëzoni një respekt dhe dini që ta dalloni rastin e mirë. Mënyra inventive e të menduarit ju siguron sukses në biznes dhe ju ofron pozita të larta në punë. Probleme në punë do të mund t’ju krijonte mosgatishmëria për bashkëpunim dhe për të mos i përfillur mendimet e të tjerëve. Jeni individualistë që punoni me rezultate të larta, dinamikë dhe efikasitet. Puna ekipore sado që ju duket jorezultative, mund t’ju sjellë juve dhe kolegëve tuaj më shumë suksese dhe fitime.

Ngjyra: e kuqja
Kafsha: jaguari, mustangu
Ushqimi: mishi
Lulja: trëndafili i egër
Pija: sheri
Numri: 33
 
LEPURI

Jeta juaj shoqërore është plot gjallëri dhe intensive. Gjithsesi ju dini se si të argëtoheni mirë. Shpesh jeni të ftuar nëpër dasma, argëtime e festa në të cilat kënaqeni deri në orët e vona. Sharmi i juaj është i papërballueshëm dhe është koha që ju të vetëdijesoheni për këtë fakt. Vikendet dëshironi që t’i kaloni jashtë vendbanimit në shoqëri të miqve të vjetër. Jeni së tepërmi komunikues, por kini kujdes në prirjen tuaj tepër të theksuar që t’i përgojoni të tjerët, sepse ajo do të mund t’ju sillte probleme të shumta në jetën tuaj.

Dashuria: Ju kënaqeni në kuptimin e plotë të fjalës me jetën dashurore. Ju tërheqin partnerët sensualë dhe romantikë. Prej tyre prisni besnikëri, përkushtim, ndjeshmëri dhe aftësi të imagjinatës. Në lidhjet serioze ndaj partnerit jeni të përkushtuar me shpirt dhe me trup. Shmangni konfliktet dhe qetësisht, qartë dhe në mënyrë të sinqertë, thoni çfarë ju mundon. Shikimi i shtrembër ose gjesti i shkujdesjes mund t’ju krijojnë një humor melankolik dhe madje-madje edhe t’ju bëjnë të qani.

Puna: Puna për ju është e keqja e domosdoshme! Ndiheni keq në obligimet e vrazhda të përditshmërisë, sikundër janë për ju pjesa më e madhe e obligimeve. Puna, e cila nuk e krijon hapësirën e duhur për kreativitetin tuaj, thjesht, nuk është një punë për ju. Kolegët shpeshherë ju shfrytëzojnë për qëllimet e tyre. Për shkak të mosgatishmërisë për të rrezikuar, ju shpesh i lëshoni nga dora rastet e mira të biznesit. Nëse merrni guxim dhe hidheni në ujërat e biznesit, do të mund t’ju prisnin befasi të këndshme.

Ngjyra: e përhimëta
Kafsha: ketri
Ushqimi: peshku
Lulja: bathra
Pija: vera franceze
Numri: 20
 
DRAGOI
Jeni luftarakë, të lumtur dhe të fuqishëm, sundimtarë të lindur. Në shoqëri gjithnjë gjeni shumë mbështetës. Meqenëse lehtë e humbni kontrollin mbi veten, kini kujdes nga shigjetat e helmuara që i hidhni, sepse ndonjëra do të mund t’ju kthehej. Në konflikte shpesh jeni irritues, kokëfortë dhe tiran i paparë. Nga grindjet dilni si fitues. Megjithatë, jeni mik i mirë dhe këshillat e tua ia vlen të dëgjohen. Jeni i preokupuar me pozitën shoqërore, famën, pasurinë, glamurin dhe nga pak jeni edhe snob!

Dashuria: Në dashuri keni shumë fat; jeni shumë sharmant dhe karizmatik, ndaj nuk e keni problem që të pushtoni shumë zemra. Mirëpo, për shkak të mungesës së fleksibilitetit, bashkëndjenjës dhe tolerancës vështirë ia dilni që të realizoni lidhje afatgjate, cilësore dhe stabile. Nëse i kushtoni më shumë vëmendje partnerit tuaj dhe nevojave të tij, jeta e përbashkët mund t’ju bëhet e këndshme.

Puna: Në planin e punës nuk keni pengesa që nuk mund t’i kapërceni. Jeni të aftë që të realizoni të mira të shumta materiale, sado që paraja nuk është motivimi kryesor. Keni dëshirë që të fitoni dhe që gjithnjë të jeni i pari. Jini në gjendje që t’i realizoni me sukses edhe idetë më të pamundura që lidhen me punën. Megjithatë, kini kujdes nga dehja me suksesin dhe me fuqinë, sepse në duelin e dy dragonjve njëri duhet të humbasë.

Ngjyra: e arta, portokallia
Kafsha: demi
Ushqimi: shpendët
Lulja: trëndafili
Pija: lëngjet e pemëve
Numri: 9
 
GJARPRI

Keni dëshirë që t’i kënaqni të tjerët, ndaj jeni shumë të popullarizuar në shoqëri. Në diskutime merrni pjesë me kënaqësi, por kurrë nuk e humbni ndjenjën për mirësjellje dhe masë. Kur bashkëbiseduesi juaj fillon të përsërisë gjërat e humbni interesimin për diskutim. Mos kultivoni simpati ndaj njerëzve të dyshimtë dhe ndaj atyre që shpesh e humbin kontrollin mbi sjelljet e tyre. Në të vërtetë konsiderojini të dobët.

Dashuria: Jeni persona joshës dhe, kur të përcaktoheni për personin të cilin doni ta bëni për vete, nuk tërhiqeni lehtë. Megjithëse kënaqeni në flirt, e keni shumë të qartë kufirin të cilin nuk mund ta kaloni në rast se nuk dëshironi që ta humbni atë që tashmë e keni. Për ju dhe për partnerin tuaj shpesh vlejnë rregullat e kundërta; ju duhet hapësirë dhe mundësi e lëvizjes pa i dhënë kujt llogari, përderisa në të njëjtën kohë dëshironi të dini se çka po ngjet me partnerin tuaj. Mirëpo, kur dashuroni, jepni çdo gjë nga vetja!
Puna: Keni aftësinë e marrjes së vendimeve të shpejta, gjë që ju sjell shumë raste të mira për fitime. Situatat e punës i vlerësoni me lehtësi, reagoni në mënyrë të duhur dhe me kokë të ftohtë. Bashkëpunëtorët, të cilët duan t’jua bëjnë varrin, i hetoni dhe nënshtroni me kohë. Puna shpesh ju rrëmben, ashtu që nganjëherë nuk keni kohë për familjen dhe për shoqëri të personave të dashur.

Ngjyra: e kaltra indigo
Kafsha: pëllumbesha
Ushqimi: të brendshmet
Lulja: kameliet
Pija: lëngjet
Numri: 16
 
KALI

Jeni të pavarur dhe me vetëbesim, ashtu që gjithnjë keni fjalë të mira për miq dhe të njohur. Kënaqeni duke e kaluar kohën në shoqëri. Jeni bashkëbisedues të mirë, por vështirë i ruani fshehtësitë. Në dhënien e këshillave dhe të propozimeve nuk e keni të vështirë që të jeni bindës, por brenga e tepruar i fsheh dyshimet tuaja të brendshme.

Dashuria: Në jetën tuaj dashurore kurrë nuk mungojnë tronditjet. Jeni mashtrues të lindur dhe loja me dy partnerë për ju nuk është situatë e parëndomtë. Fatkeqësitë në dashuri për ju nuk janë të panjohura. Edhe pse balanconi mirë, ekzistojnë situata të cilat jua humbin drejtpeshimin dhe atëherë e humbni kontrollin mbi ngjarjet. Vështirë qetësoheni dhe përqendroheni në një partner, por kur ia dilni që ta mposhtni hamendjen, filloni t’i merrni seriozisht obligimet. Në brendi ju jeni romantikë të vërtetë.

Puna: Ide për plane ose projekte biznesi keni sa të doni. Rëndom, pa menduar shumë filloni t’i realizoni idetë, mirëpo ekziston rreziku që entuziazmi juaj të ju rrëmbejë aq shumë sa nuk do të vëreni asgjë rreth jush. Nëse përfundoni në diçka që nuk e keni pritur, i lini gjërat anash dhe e filloni projektin e ri. Të menduarit e mossuksesit ju përmbush me nervozë. Suksesi juaj fushën e biznesit varet nga forca e përqendrimit në një problem.

Ngjyra: e kaltër e çelë
Kafsha: puma, gjeli
Ushqimi: ushqim deti
Lulja: hibiskusi
Pija: shampanja
Numri: 45
 
DHIA

Kalimi i pasditeve duke imagjinuar është përshkrimi i parajsës për ju! Jeni të pasigurt në marrëdhëniet shoqërore, ndaj jeni në kërkim të vazhdueshëm për personin që do t’ju udhëheqë. Mirëpo, natyra juaj artistike mund të jetë autodestruktive. Në periudhat e errëta, melankolike dhe joaktive vetvetes i shkaktoni dhimbje dhe vuajtje. Shpesh në fund të kësaj periudhe vjen frymëzimi. Atëherë i përkushtoheni krijimtarisë dhe ndërmerrni punë që ju sjellin suksese të mëdha dhe famë.

Dashuria: Mbi të gjitha e vini nevojën për dashuri dhe kujdes. Megjithatë, kurrë nuk do ta bëni hapin e parë, por në qoftë se inkurajoheni, me sharmin tuaj i rrëmbeni shikimet dhe zemrat. Kur thyhet akulli, shprehni sensualitet dhe përkushtim. Megjithëse aventurat për ju nuk janë të panjohura, ju përcaktoheni për lidhje serioze dhe stabile. Kur ju mungon dashuria, bëheni nervozë dhe tërhiqeni në imagjinatë.

Puna: Duke marrë parasysh qëndrimin e lirë ndaj jetës, të urdhëruarit nuk përbën anën tuaj më të fortë. Puna për të cilën ju gjakoni është ajo që ju mundëson shprehjen e kreativitetit dhe talentit. Jeta e organizuar në mënyrë rigoroze jua krijon ndjenjën e robërimit, ndaj për këtë edhe vështirë gjendeni me oraret. Gara në punë ju shkakton brengë dhe stres.

Ngjyra: e gjelbra e çelë
Kafsha: mjellma, bilbili
Ushqimi: perimet e freskëta
Lulja: narcisi
Pija: pijet minerale
Numri: 36
 
MAJMUNI
Gjithnjë është mirë ta kesh një mik sikundër jeni ju. Do t’i ndihmoni mikut atëherë kur ndihet keq ose kur ka probleme, ndërsa në çdo situatë tjetër do ta bëni të qesh. Jeni të pavarur dhe megjithëse adhuroni shoqërimin me njerëzit, ju me kujdes i zgjidhni shoqërinë dhe vendin e shoqërimit; shpesh në një klub nate, rrallë në ndonjë pab. Stili juaj i jetës frymon me argëtimin, gazin dhe shoqërimet e këndshme. Pëlqeni të udhëtoni dhe të gjurmoni vende të reja, sikundër edhe t’i rrëfeni aventurat të cilat ju kanë ndodhur. Për shkak të dëshirës së pashuar për të dalë, madje edhe në ditët e punës, shpesh edhe në vende luksoze, do të mund ta harxhoni energjinë dhe ta zbrazni kuletën.

Dashuria: Lidhja monogamike për ju është test i vetëbesimit, sepse nuk keni mundësi, nuk keni forcë që t’i kundërviheni flirtimit dhe lajkatimit. Aspekti seksual i lidhjes për ju është posaçërisht i rëndësishëm. Shprehja e dashurisë nëpërmjet shpenzimeve të tepruara ju shqetëson, ndërsa me partnerin më me kënaqësi shkonit në ahengje elegante. Dëshira për dominim mbi të tjerët mund t’ju bëhet pengesë në rrugën e krijimit të marrëdhënies cilësore dhe të shëndoshë me partnerin.

Puna: Qetësia dhe ndjenja për diplomaci ju ndihmojnë në rrugën e realizimit të suksesit të madh në biznes. Kur i përvisheni punës, sikundër një i hipnotizuar, e kryeni deri në detajet më të imëta. Asgjë nuk mund t’ju ikën. Kur e përcaktoni qëllimin, bëheni shumë të vendosur në realizimin e tij. Shtrëngatat të cilat bien në rrethinën tuaj biznesore në njëfarë mënyrë ju anashkalojnë.

Ngjyra: e bardhë
Kafsha: pulëbardha
Ushqimi: djathërat
Lulja: zambaku
Pija: frapeja
Numri: 13
 
GJELI

Detyra juaj themelore është përparimi personal, ndaj kohën tuaj të lirë ua përkushtoni leximit, mësimit ose kurseve. Interesoheni shumë për dukjen tuaj, ashtu që vizitat në sallat e fitnesit, sallonet e kozmetikës dhe qendrat sportive për ju janë diçka e rëndomtë. Marrëdhëniet me të afërmit janë harmonike dhe pa shpërthime të emocioneve. Jeni shumë të përkushtuar ndaj familjes, jeni prindër të shkëlqyeshëm. Me ju është vështirë të biesh në konflikt. Mirëpo, kur ju hidhërojnë, rreth jush fluturojnë shigjetat e helmuara.

Dashuria: Në kërkim të shpirtit binjak i përdorni të gjitha marifetet e joshjes. Në dashuri jeni të përkushtuar dhe besnikë, gjë që e kërkoni edhe nga partneri. Sinqeriteti dhe besnikëria janë shumë të rëndësishme. Rreziku potencial fshihet në posesivitetin tuaj dhe mosgatishmërinë për kompromise, e cila partnerin tuaj mund ta largojë nga ju.

Puna: Shkathtësia e diskutimit dhe bindjes së të tjerëve mund t’ju sjellin edhe avancime, madje edhe deri te posti i drejtorit. Ia dilni mbanë me sukses në punën ekipore, veçanërisht kur ia dilni që t’i përmbani krenarinë e dëshirën që haptas t’ua thoni të gjithëve atë që mendoni. Para se t’i bëni vërejtje bashkëpunëtorit, mendoni për qasje diplomatike. Keni aftësi të madhe të mbajtjes mend dhe të të mësuarit, ndaj situatën shpejt ia përshtatni vetes.

Ngjyra: e kuqe e mbyllët
Kafsha: dreri, impala
Ushqimi: skara
Lulja: krizantema
Pija: lëngu i mollës
Numri: 46
 
QENI
Kryesisht jeni të tërhequr dhe me kënaqësi zgjidhni shoqëri të vogël në të cilën i përkushtoheni bashkëbiseduesit me një kujdes të veçantë. Jeni të këndshëm për shoqëri derisa keni vullnet të mirë, mirëpo kur ndokush ju hidhëron bëheni cinikë. Brengoseni për gjithçka, kurse në rastet kur harroni të bëni ndonjë gjë bëheni nervozë dhe zemërakë. Jeni besnikë në miqësi, të gatshëm që gjithnjë të viheni në shërbim.

Dashuria: Në dashuri jeni të lidhur, mirëpo, megjithatë, vështirë e gjeni partnerin ideal. Nuk shprehni besim lehtë dhe nevojitet më shumë kohë për t’ju njohur. Mirëpo, kur e mposhtni frikën fillestare, bëheni të sinqertë, të ngrohtë dhe të këndshëm. Në marrëdhëniet me partnerit jeni tepër të kujdesshëm, ndërsa partnerin tuaj ndonjëherë e lodhni së tepërmi me këtë. Do të duhej të tregonit më pak kujdes, por edhe heqja dorë nga standardet tuaja të larta, për shkak të së cilës ndonjëherë e humbni personin e dashur, nuk duhet të merret parasysh.

Puna: Për shkak të themelësisë së lindur mund të bëheni të suksesshëm pothuajse në çdo punë që filloni. Jeni këmbëngulës dhe të shtruar në punë, ashtu që nuk e njihni fjalën "e pamundur”. Kolegët ju vlerësojnë dhe ju respektojnë për shkak të punës suaj dhe përkushtimit që keni për të. Mosgatishmëria për ta marrë barrën e rrezikut, në kombinim me panikun, ju frenon.

Ngjyra: vjollce
Kafsha: delja
Ushqimi: ëmbëlsirat
Lulja: tulipani
Pija: kafeja e fortë
Numri: 27
 
DERRI
Meqenëse për ju familja do të thotë shumë, energji të shumta angazhoni për edukimin e fëmijëve dhe për kultivimin e lidhjeve familjare. Megjithëse e keni një rreth të gjerë të miqve dhe të të njohurve, vetëm disa prej tyre kanë qasje në jetën tuaj emocionale. Keni dëshirë t’u lini hapësirë të mjaftueshme privatësisë suaj dhe përjetimeve të vogla, që janë të rezervuar për persona shumë të dashur. Jeni shumë të ndjeshëm dhe paksa me prirje ëndërrimtare, por, megjithatë, në çdo situatë, e vëreni botën përreth jush dhe ngjarjet e saj.

Dashuria: Nga partneri kërkoni standarde të larta morale, pikërisht të tilla sikundër i keni edhe ju. Jeni të hapur dhe të kthjellët, ashtu që nuk ngurroni ta kërkoni atë që dëshironi. Ju përgjigjet partneri me vetëbesim dhe intelekt të lartë. Kënaqeni në bisedat dhe diskutimet provokuese. Të dashurit tuaj do të mund t’jua shihnin për të madhe kryeneçësinë dhe mosgatishmërinë për kompromise. Nëse dëshironi të kënaqeni në dashuri, duhet të jeni të gatshëm për kompromise të vogla dhe zgjidhje të përbashkëta.

Puna: Jeni persona ambiciozë, por e keni shumë të vështirë që ta ndani jetën private nga ajo e punës. Megjithëse frenat e jetës familjare dhe të biznesit i mbani mirë në duar, gjërat nganjëherë ju dalin nga kontrolli. Jo rrallëherë ju ngjet që të ndodheni në situatën kur njëkohësisht i bëni edhe disa punë! Mundësi të mëdha për fitime gjeni në gjuhët e huaja, drejtësi dhe në muzikë.

Ngjyra: e purpurta
Kafsha: balena, luani i detit
Ushqimi: ëmbëlsirat
Lulja: luledielli
Pija: pije nga xhumbiri
Numri: 14
 
Horoskopi kinez për muajin mars 2019

Zbuloni se cila shenjë është e juaj në horoskopin kinez. Shejën tuaj per horoskopin kinez mund ta gjeni ne bazë te vitit te lindjes suaj këtu me poshtë:

Miu: 1900, 1912, 1924, 1936, 1948, 1960, 1972, 1984, 1996, 2008
Bualli: 1901, 1913, 1925, 1937, 1949, 1961, 1973, 1985, 1997, 2009
Tigri:1902,1914, 1926, 1938, 1950, 1962, 1974, 1986, 1998, 2010
Lepuri; 1903, 1915, 1927, 1939, 1951, 1963, 1975, 1987, 1999, 2011
Dragoi: 1904, 1916, 1928, 1940, 1952, 1964, 1976, 1988, 2000, 2012
Gjarperi: 1905, 1917, 1929, 1941, 1953, 1965, 1977, 1989, 2001, 2013
Kali: 1906, 1918, 1930, 1942, 1954, 1966, 1978, 1990, 2002, 2014
Dhia: 1907, 1919, 1931, 1943, 1955, 1967, 1979, 1991, 2003, 2015
Majmuni: 1908, 1920, 1932, 1944, 1956, 1968, 1980, 1992, 2004, 2016
Gjeli: 1909, 1921, 1933, 1945, 1957, 1969, 1981, 1993, 2005, 2017
Qeni: 1910, 1922, 1934, 1946, 1958, 1970, 1982, 1994, 2006, 2018
Derri: 1911, 1923, 1935, 1947, 1959, 1971, 1983, 1995, 2007, 2019

Miu

Dashuria do jete e privilegjuar për këtë muaj. Do provoni gjera te reja me partnerin tuaj dhe do ndiheni me se miri. Beqaret do kenë aq shume takime saqë do mund te gjejnë personin qe iu përshtatet me shume. Shfrytëzojeni çdo mundësi qe do iu jepet. Disa mund te fillojnë te pëlqejnë një shok fëmijërie. Për te pasur një shëndet me te mire reduktoni racionet e mishit dhe konsumoni me shume fruta dhe perime. Financat here do jene te mira e here jo, por gjithsesi nuk kane për çfarë te shqetësoheni. Ne pune do e rifitoni besimin tek vetja dhe kjo do iu çojë drejt suksesit te garantuar.

Bualli

Jeta sentimentale e çifteve do shkoje me se miri gjate këtij muaji. Ka mundësi qe ata qe janë te martuar te mendojnë edhe për një fëmijë. Nëse beqaret krijojnë një lidhje, te jene te sigurt qe ajo do jete përgjithmonë. Mundësitë do t’i keni. Harrojini ato qe keni kaluar ne te shkuarën dhe shikoni drejt se ardhmes. Me shëndetin duhet te bëni kujdes. Mos e teproni me ushqimin dhe ruani një ekuilibër. Financat nuk do kenë ndonjë ndryshim te madh nga një muaj me pare. Beni kujdes vetëm me shpenzimet. Ne pune duhet te bashkëpunoni me koleget nëse doni te keni sukses. Te vetëm nuk do ia dilni dot.

Tigri

Jeta sentimentale e atyre qe kane një lidhje do shkoje me se miri. Do flisni hapur me atë qe keni ne krah dhe do zgjidhni disa pengje qe iu kishin mbetur. Beqaret do takohen me dike interesant, por qe ne fakt kërkon vetëm t’i çoje ne shtrat. Beni kujdes nëse nuk doni te vuani. Shëndeti do jete përgjithësisht pa probleme. Pini sa me shume lëngje sepse do e keni teh mase te nevojshme. Financat do jene ne qendër te vëmendjes. Menaxhojini me kujdes dhe situata do përmirësohet. Mos lini pas dore asnjë problem profesional nëse nuk doni qe arritjet e deri tanishme te shkojnë dem.

Lepuri

Gjate këtij muaji duhet te merrni disa vendime te rëndësishme ne jetën tuaj sentimentale. Disa mund te krijojnë një lidhje te bukur qe do i lumturoje, por fatkeqësisht për disa te tjerë gjerat nuk do shkojnë mire. Nëse keni pasur probleme dhe debate te mëdha është me mire t’i jepni fund. Shëndeti do jete i qëndrueshëm dhe nuk do keni as problemin me te vogël. Merruni pak me tepër me sport qe te ndiheni me mire. Financat mundohuni t’i mbani te qëndrueshme. Nga mesi i muajit mund te keni ndonjë hyrje parash. Ne pune mendohuni mire para se te veproni, mos u nxitoni.

Dragoi

Nëse jeni ne një lidhje do keni probleme te vogla ne komunikimin me partnerin. Mos u tregoni impulsive sepse do hyni ne debate te mëdha qe mund te çojnë deri ne ndarje. Beqaret do jene kurajoze dhe do bëjnë deklarata te forta dashurie. Me ne fund edhe ata do kenë dike pranë. Shëndeti do jete shume i mire. Nuk do keni për çfarë te ankoheni madje as nëse vuani nga probleme kronike. Për sa iu përket financave, ato do jene te qëndrueshme nëse nuk shpenzoni pa mase. Tregohuni te matur dhe hiqni ndonjë lek mënjane. Ne pune do merrni mbështetjen e shefave për një projekt qe keni menduar. Do ia dilni mbanë me sukses.

Gjarpri

Jeta sentimentale do iu sjelle shume kënaqësi gjate këtij muaji. Partneri do iu mbështesë ne çdo moment dhe do ua plotësoje te gjitha dëshirat. Bashkëpunimi do te përforcohet dita ditës. Beqaret nga ana tjetër do kenë vetëm flirte. Shëndeti do jete shume i mire dhe do ndiheni me te tonifikuar. Kujdes vetëm me ujin shume te ftohte sepse do keni shqetësime nga gryket. Për planin financiar do te vije një periudhe e fat. Do vendosni çdo gjë ne vije dhe buxheti do te stabilizohet. Për sa i përket jetës profesionale do keni ndryshime pozitive. Do e keni te sigurt suksesin po vazhduat kështu.

Kali

Gjate këtij muaji do bashkëpunoni se tepërmi me partnerin tuaj dhe do bëni gjithçka pasi te jeni konsultuar me njeri-tjetrin. Kjo do iu beje mire dhe do e përforconi me tepër lidhjen. Beqaret do kërkojnë gjate gjithë kohës dashurinë por ajo do vije ne momentin qe ata me pak e presin. Shëndeti nuk do jete aspak problematik. Gjithsesi për t’u qetësuar bëni një kontroll te përgjithshëm tek mjaku dhe tek stomatologu. Financat do jene me te mira se sa ju mendonit. Situata me ne fund do te stabilizohet. Ne pune do keni sukses me shumice. Kujdes vetëm nga xhelozia e kolegeve.

Dhia

Beni kujdes gjate këtij muaji ne planin sentimental. Nëse toleroni me shume sesa duhet dhe mendoni se ai qe keni ne krah nuk do iu bënte kurrë keq do përballeni me zhgënjime te mëdha. Beqaret edhe pse do kenë takime nuk duhet te nxitohen. Mos i lini pas dore miqtë e ngushte. Ka kohe për gjithçka. Shëndeti do jete i mire nëse ju nuk e teproni me ushqimin dhe nuk bëni një jete sedentare. Ecni me shume ne këmbë. Me financat do merreni me tepër dhe do arrini ta stabilizoni situatën. Ne pune përballuni me problemet mos u fshihni sepse gjerat ndërlikohen me kalimin e kohës.

Majmuni

Jeta sentimentale nuk do shkoje aq mire sa ju e kishit menduar gjate këtij muaji. Tregohuni me tolerante dhe mundohuni ta kuptoni tjetrin duke e vene veten ne vendin e tij. Beqaret duhet ta jetojnë jetën ashtu si t’iu vije dhe mos mendojnë vetëm për dashurinë. ka dhe gjera te tjera përveç saj qe mund t’iu bëjnë te ndiheni mire. Shëndeti nuk do jete problematik, madje do ndiheni edhe plot energji. Bëni vetëm pak kujdes me gjërat pikante. Nëse do keni probleme te mëdha financiar. zgjidhni ato me kryesoret fillimisht dhe lërini te tjerat për me vone. Ne pune do keni disa vështirësi ne fillim te muajit por qe gjithçka do te zgjidhet shpejt.

Gjeli

Disa probleme te vjetra mund te rishfaqen serish ne jetën tuaj dhe do sjellin mosmarrëveshje me partnerin. Tregohuni me te arsyeshëm dhe pranojini gabimet tuaja. Për beqaret do jete muaj me fat. Do e gjeni me ne fund personin qe keni ëndërruar prej kohesh dhe zemra do iu rrahe fort. Ankthi do iu sjelle probleme shëndetësore. Disa mund te kenë shqetësime nga barku e disa te tjerë me zemrën. Gjithsesi mos u alarmoni sepse situata do rregullohet shpejt. Financat nuk do jene problematike nëse nuk shpenzoni pa kursim. Edhe jeta profesionale do jete mjaft e qete.

Qeni

Jeta sentimentale e çifteve do shkoje me se miri. Ambienti do jete harmonik gjate gjithë muajit dhe zemra do rrahe me fort. Shfrytëzojeni sa te mundni çdo dite. Beqaret duhet te pranojnë ftesat qe do iu bëhen sepse vetëm ne këtë mënyrë do gjejnë personin qe iu përshtatet. Do pajtoheni edhe me miqtë me te cilët keni pasur zënka. Shëndeti nuk do përbëjë asnjë problem. Do ndiheni te qete ne këtë sektor. Ne planin financiar do e dini mire çfarë hapash te hidhni qe buxheti te mos tronditet aspak. Ne pune duhet te jeni me te organizuar dhe te merrni iniciativa. Vetëm kështu do merrni përfitimet qe keni pritur.

Derri

Mos lejoni askënd nga familja juaj te ndërhyjë ne lidhjen qe keni krijuar. Mbrojeni atë sa te mundni nëse doni qe te vazhdoje për shume kohe. Beqaret duhet te vene rregull njëherë ne jetën profesionale dhe atë shoqërore pastaj te kërkojnë dashurinë. Mundësitë nuk do mungojnë këtë muaj. Mund te keni probleme kardiovaskulare dhe cerebrale nëse nuk tregoni kujdesin e duhur për shëndetin. Beni edhe kontrolle te përgjithshme. Studiojeni me kujdes buxhetin gjate kësaj periudhe ne mënyrë qe te dini gjendjen e vërtetë. Ne pune do e çoni me tej projektin e nisur dhe do ndiheni me mire. Mos u nxitoni!
 
Horoskopi per muajin Prill 2019

Miu

Këtë muaj do i jepni prioritet absolut jetës tuaj ne çift. Do lini pas çdo gjë tjetër për te kaluar sa me tepër kohe me partnerin. Zemra do jete gjithë kohës e mbushur me gëzim. Beqaret do kenë disa probleme me miqtë dhe nuk do jene gati te bëjnë njohje te reja. Gjithësie nga mesi i muajit mund te marrin disa ftesa te papritura. Shëndeti nuk do jete i mire. Mund te keni dhimbje stomaku dhe fryrje te shpeshta. Konsumoni kumbulla te thata. Financat do jene shume te paqëndrueshme. Ne disa momente mund te keni edhe vështirësi. Ne pune do i keni idetë e qarta dhe do dini çfarë te bëni për te arritur majat.

Bualli

Do jeni shume kurajoze këtë muaj ju te dashuruarit dhe do bëni edhe gjera te jashtëzakonshme për një jete ne çift fantastike. Te gjithë do habiten me mënyrën sesi do e jetoni jetën, por me e rëndësishmja është qe gjithmonë do jeni te lumtur. Beqaret duhet te jene te duruar sepse pas javës se dyte do ju vijnë mundësitë me te mira. Shëndeti nuk do jete i keq, përveç ndonjë problemi te vogël qe mund te keni me dhembet. Financat do i keni me tepër nen kujdes kështu qe gjendja nuk do jete e keqe. Ne pune besojuni vetëm miqve te ngushte sepse disa kolege mund te mundohen edhe t’ua prishin planet.

Tigri

Nëse jeni ne një lidhje këtë muaj do filloni çdo gjë nga e para me partnerin dhe do mundoheni te mos bëni gabimet e dikurshme. Periudha me e bukur do jete java e trete. Edhe beqaret do fillojnë një lidhje me shpejt nga sa mendojnë dhe do ndihen mjaft mire. Gjendja shëndetësore do jete goxha e mire kështu qe nuk do keni për çfarë te ankoheni. Ne planin financiar do jeni tejet te kujdesshëm dhe çdo hap do e hidhni pasi ta keni menduar me kujdes. Nuk do keni probleme serioze, përveç ndonjë tronditjeje te vogël qe do kaloje shpejt. Ne pune do jeni te hapur dhe do filloni projekte te reja gjigande.

Lepuri

Për jetën sentimentale nuk duhet te shqetësoheni aspak këtë muaj juve qe jeni ne një lidhje. Partneri do ju mbaje ne pëllëmbe te dorës dhe do ju dashuroje si kurrë me pare. Beqaret duhet te pranojnë te njihen me disa persona dhe me vone, pasi te mësojnë me tepër për ta, te vendosin për hapat qe do hedhin. Gjendja shëndetësore do jete edhe me e mire. Do jeni gjithë energji dhe ekuilibër. Financat do jene te turbullta ne javët e para, por çdo gjë do stabilizohet me shpejt nga sa mendonit. Ne pune do jeni te motivuar dhe do dini si te veproni ne çdo rast. Fati do jete me ne fund ne anën tuaj.

Dragoi

Ky nuk do jete muaj shume i mire për ju qe jeni ne një lidhje. Here pas here mund te keni debate te forta me partnerin edhe për gjerat me elementare. Beqaret duhet te jene me te hapur dhe jo shume kërkues sepse nuk kane për ta ndryshuar lehtësisht statusin. Shëndeti nuk do jete ne gjendjen me te mire te mundshme. Mundohuni te ulni ynyrnat sepse do keni probleme serioze me tensionin. Buxheti nuk do jete i keq. Do dini si t’i bëni me maturi te gjitha shpenzimet dhe gjendja do mbetet e kënaqshme. Ne pune do keni energjinë e duhur për te ecur përpara dhe asgjë nuk do iu ndale.

Gjarpri

Jeta sentimentale e çifteve nuk do jete aspak e mire këtë muaj. Debate, probleme dhe zënka pa fund. Asnjeri nuk do toleroje dhe nuk do i pranoje gabimet e bëra. Edhe beqaret duhet te tregohen te kujdesshëm. Jo te gjithë personat qe i ngacmojnë kërkojnë gjera serioze. Shëndeti do jete i mire ne përgjithësi, vetëm se here pas here duhet te çlodheni e te relaksoheni. Financat duhet t’i menaxhoni me sa me shume kujdes. Po ja dolët mbanë tani çdo gjë do ece mire. Ne pune do jeni kreative dhe nuk do ndaleni para asnjë pengese qe mund t’iu dale para. java e trete do jete me e begata.

Kali

Nëse jeni ne një lidhje, këtë muaj duhet t’i merrni gjerat me seriozisht dhe te zgjidhni çdo gjë sa me shpejt te jete e mundur. Tregohuni me tolerante. Beqaret do i refuzojnë te gjitha ftesat qe do ju bëhen duke mbetur kështu te vetmuar edhe për këtë periudhe. Gjendja shëndetësore do lere për te dëshiruar. Mund te vuani nga migrena dhe mund te keni dhimbje te forta stomaku. Flisni sa me pare me mjeket specialiste. Gjendja e financave di vije duke u përmirësuar dalëngadalë. bëhuni te dhuruar dhe mos kërkoni gjithçka njëherësh. Ne pune do jeni me ambicioze dhe do bëni gjithçka te jete e mundur qe te arrini ku doni.

Dhia

Do kaloni edhe me shume kohe ma partnerin tuaj gjate këtij muaji ju te dashuruarit dhe marrëdhënia me te do jete e shkëlqyer. Beqaret do mbyllen shpesh ne vetvete dhe as qe do ju shkoje ndërmend krijimi i një lidhjeje. Fatmirësisht qe miqtë dhe familjaret do i kenë pranë. Shëndeti fatmirësisht do jete me i mire se disa kohe me pare dhe nuk do keni as shqetësimin me te vogël. Financat duhet t’i menaxhoni me diplomaci dhe kujdes ne mënyrë qete mos keni probleme. Ne pune do dini si te ecni ne rrugën e duhur dhe pak nga pak do arrini qëllimin final. Do jeni krenare për veten dhe do merrni shpërblime.

Majmuni

Këtë muaj do i përkushtoheni tërësisht partnerit tuaj dhe do kaloni momente fantastike me te. Problemet e se shkuarës do i zgjidhni menjëherë dhe do jeni te qete. Beqaret do njihen me persona te pashëm, por pa asnjë vlere dhe pa te ardhme. Kujdes! Mos hidhni hapa për te cilat te pendoheni. Shëndeti do varet nga mënyra sesi ju do silleni me veten. Po nuk u kujdeset dhe po nuk u çlodhet here pas here do ndiheni te dërrmuar dhe mund te keni shqetësime. Ne planin financiar gjithashtu priten probleme. Ne pune klima yjore do jete me e favorshme se me pare. Do dini çfarë hapash te hidhni dhe do ja dilni mbanë.

Gjeli

Duhet te mendoni me shume për jetën ne çift këtë muaj dhe ta surprizoni here pas here atë qe keni ne krah. Beqaret do jene pa fat, kështu qe sado te mundohen ta ndryshojnë statusin nuk do mundin dot. Shëndeti nuk do jete shume i mire gjate këtij muaji. Mund te ndiheni ne ankth dhe mund te keni edhe probleme me zemrën. Ne planin financiar duhet te mendoni vetëm si t’i përmirësoni te ardhurat. Po menduat te ndihmoni te tjerët keni për te pasur probleme serioze nga te cilat nuk do dilni dot. Ne pune do jeni me te matur dhe do e programoni çdo hap qe do hidhni.

Qeni

Jeta juaj ne çift do jete e shume e mire gjate këtij muaji. Do merreni vesh për çdo gjë me partnerin dhe gjithçka do ece ne rrugën e duhur. Beqaret do qëndrojnë gjithë kohës me miqtë e tyre dhe nuk do e ndiejnë nevojën për te pasur një person tjetër ne krah. Shëndeti do ketë edhe periudha delikate. Lodhja do krijoje disa shqetësime dhe stresi gjithashtu. Kujdesuni me tepër për veten tuaj. Financat do jene gjithë kohës te trazuara kështu qe tregohuni te matur me shpenzimet. Ne pune do ketë jave te vështira dhe mjaft te ngarkuara. Duhet te jeni bashkëpunues me koleget dhe te mateni para se te hidhni hapa.

Derri

Ky muaj nuk do jete aspak problematik për te dashuruarit. Debate dhe mosmarrëveshje absurde do lihen pas krahëve dhe do mendoni ne çdo moment te përjetoni emocione se bashku me partnerin. Beqaret do kenë një takim te veçante gjate javës se dyte. Shëndeti do shqetësime te vogla. Mos e ndërprisni menjëherë dietën qe keni filluar prej kohesh sepse jo vetëm do shtoni shume ne peshe, por do keni edhe shqetësime shëndetësore. Financat do varen tërësisht nga ju kështu qe kujdes me menaxhimin e tyre. Ne pune merrni edhe mendimet e shefave para se te kryeni ndonjë projekt te madh.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top