Asteroidi 55 milionë tonësh kalon pranë Tokës këtë vit

ida angel

:)
V.I.P
Asteroidi 55 milionë tonësh kalon pranë Tokës këtë vit

space-2_200_200.jpg

Një asteroid gjigant me peshë prej 55 milionë tonë do të kalojë pranë Tokës në fund të këtij viti, kanë thënë ekspertë amerikanë të agjencisë amerikane të hapësirës NASA, sipas të cilëve nëse ky asteroid do të godiste planetin do të shkaktonte pasoja të mëdha.
Sipas prognozave të shkencëtarëve, asteroidi në nëntor do të kalojë ndërmjet planetit tonë dhe Hënës, ndërsa do të jetë aq i madh sa do të jetë i dukshëm me ndihmën e teleskopëve të vegjël.
“Ky është një rast që të shohim një asteroid nga afërsia”, ka thënë nënpresidenti i Shoqërisë britanike për astronomi, Robin Skegel.
Ai ka shtuar se asteroidi YU55 do të kalojë pranë Tokës në distancë prej 320.480 kilometra, dhe paraqet objektin e parë më të madh i cili kalon pranë planetit tonë.
Sikur asteroidi i një madhësie të tillë do të godiste Tokën, do të shkaktonte efektin e 65 mijë bombave atomike dhe pas vetes do të linte një krater të gjerë dhjetë kilometra dhe të thellë 600 metra.
Edhe pse ekspertët e NASA-s konsiderojnë YU55 si objekt potencialisht të rrezikshëm, ata thonë se duke pasur parasysh drejtimin e tij, nuk ka arsye për shqetësim./lajmifundit/
 
Pe: Asteroidi 55 milionë tonësh kalon pranë Tokës këtë vit

Po e pash kete info dhe me par shum interesant ishalla pa pasoja
 
Pe: Asteroidi 55 milionë tonësh kalon pranë Tokës këtë vit

ishalla nuk nderron mendje rruges e i teket te bej noj xhiro ktej nga toka :p
 
Pe: Asteroidi 55 milionë tonësh kalon pranë Tokës këtë vit

Se dija qe paskane dale dhe peshore orbitore qe masin peshen e asteroidve
 
Back
Top