Asteroidet: Europa pregatit mburojen...

GLOOM

Catch me if you can...
Shiko fotografinë 1424343



Një konzorcium i ri i shkencëtarëve të BE-së po e shqyrton mundësinë për t’u përballur me një asteroid, i cili është në kursin e përplasjes me Tokën.
Javën e ardhshme, banorët e Tokës mund të luajnë sërish lojën “اka nëse?” اka nëse një shkëmb kozmik është atje diku jashtë, në kurs të përplasjes me Tokën? Aktualisht, një asteroid i pagëzuar “Eros” është duke lëvizur drejtë planetit tonë në një kurs, i cili do ta afrojë atë shumë afër Tokës, së paku sipas përmasave kozmike.
Nga njëra anë, ky shkëmb është asteroidi me përmasat më të mëdha, që po i afrohet Tokës pas një kohe tejet të gjatë. Në anën tjetër, ai po ndjek një shteg, i cili do ta dërgojë atë shumë përtej orbitës së Hënës.
Shumë njerëz rrëqethën, kur mendojnë për këta gjigantë të heshtur. Por më pas, ata do të vazhdojnë jetën e tyre të përditshme, duke harruar të gjitha informatat për Erosin dhe asteroidet tjerë të ngjashëm.
Sidoqoftë, ka ende njerëz, të cilët mbesin të përqendruar te ky kërcënim. Në mesin e tyre janë edhe Alan Harris dhe kolegët e tij, në konzorciumin e sapo formuar, i cili punon për BE-në, për të zhvilluar strategji kundër vrasësve potencial nga gjithësia.
Harris, një shkenctarë planetar në Qendrën Aeronautike Gjermane në Berlin është duke e kryesuar projektin trevjeçar, NEOShield, me shkurtesat NEO për “Near-Earth Object” (Objekte në afërsi të Tokës).
Shkencëtarët e dinë se Toka gjatë historisë së saj ka përjetuar goditje nga asteroidet. Një numër i kratereve gjigantë janë dëshmitarë të këtyre përplasjeve, përfshirë këtu edhe kraterin Barringer në Arizonë, atë Nordlinger Ries në jug të Gjermanisë dhe Manicouagan Reservoir në Kanada.
Por si mund të mbrohemi nga kraterë të këtillë kaq masiv? Nga studimi i fotografive, të bëra nga teleskopi ثise, NASA vlerëson se ekzistojnë rreth 980 asteroide me diametër së paku një kilometër gjatësi. Në një moment të caktuar, këto asteroid mund të paraqesin kërcënim për Tokën.
Si reagim ndaj këtyre brengave, Komisioni Evropian së fundi ka vendosur të investojë 4 milionë euro në projektin NEOShield. 1.8 milionë euro shtesë do të ndahen nga institucionet shkencore dhe partnerët industrialë. Brenda tri viteve, ekspertët shpresojnë se do të jenë në gjendje që të hartojnë planin për një mision testues. Nëse sigurohet mbështetje financuar, misioni mund të iniciohet deri në vitin 2020.
Sidoqoftë, qysh tani janë shpalosur një varg ide se si mund të përballemi me asteroidet, të cilat i afrohen Tokës. Për shembull, ekziston ideja për shfrytëzimin e një rakete masive, për të nxjerrë një asteroid jashtë kursit. Disa madje kanë propozuar që në rast se një asteroid është në kurs të përplasjes me Tokën, të ndërmerret një sulm gjithëpërfshirës me armë bërthamore.
“Natyrisht, deri me tani janë propozuar shumë gjëra. Por deri me tani, këto propozime janë bërë nga institucionet individuale, nga individët. Prandaj ka qenë vështirë që këto propozime të merren parasysh”, thotë Harris.
Projekti i ri ka për qëllim që të hulumtohen në mënyrë sistematike të gjitha metodat, të cilat janë propozuar deri me tani.
“Kjo do të bëhet në letër dhe laboratorët testuese, pasi që nuk kemi mjete të mjaftueshme për të bërë më shumë se kaq”, thotë Wolfram Lork, i cili është gjithashtu i përfshirë në projekt.
“Ne dëshirojmë të prezantojmë plane për misione të realizueshme dhe që janë të financueshme. Ne dëshirojmë t’i dëshmojmë botës se kjo mund të bëhet”, thotë Harris.
Dhe vërtetë, nevojitet një numër i organizatave ndërkombëtare për t’u përballur me çështjen e shfrytëzimit eventual të armëve bërthamore, për të parandaluar përplasjen e mundshme të një asteroidi me Tokën.
“ثshtë kjo një çështje, për të cilën Evropa nuk mund të vendosë vetëm. Në këtë rast, e tërë bota duhet të jetë e ulur në një tavolinë”, përfundon Lork. (Marre nga gazetaexpress.com)
 
Pe: Asteroidet: Europa pregatit mburojen...

Mendoj qe ka nje procedure dmth nje radhitje se su mund te evitohet nje astroid ne radhe te pare goditet me pasqyra te instaluara prane duke shfrytezuar rrezen e diellit mundet sadopak te menjanoj kursin e tij dhe me pas mund ti vendosen ballona te medha ne menyre qe ne kursin trajektoren e tij ta kete te veshtire te ece pastaj vijne keto idete e tjera qe jane kur te parat kane deshtuar si goditja me bomba por kjo nuk do ishte e sigurte sepse asteroidi do behej copa copa dhe keshtu nuk do kishim problem vetem nje asterioid per me shume se nje dhe do ishte problem gjithsesi tezat deri me sot asnje nuk eshte e bindshme jemi ne pritje ose te zbulimit te shfrytezimit te forces se rendeses apo te shtytjes me elektromagnetizem per te larguar asteroidet dhe per ti shtyre ne Jupiter ose ne diell ose te fundit te botes, gjithsesi ju pergatituni 2029 vjen Apofis.
 
Titulli: Asteroidet: Europa pregatit mburojen...

Sna lane rehat ..mire termetet po dhe kto tani
 
Back
Top