Assange: ”Të gjithë në përgjim”

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
V.I.P
1124_julian-assange-6_485x340.gif

Julian Assange flet në mënyrë direkte dhe deklaron se të gjithë ata që përdorin mjetet e komunikimit tashmë tradicional si iPhone, Blackberry, Gmail etj, etj mund të përgjohen ose janë të përgjueshëm.

Assange përshkruan situatën në të cilën sipas tij gjendet pak a shumë e gjithë bota, të gjithë mund të përgjohen, madje ndoshta jemi të gjithë të përgjuar. Ky është lajmi i fundit që vjen nga Wikileaks në bashkëpunim me Bureau of Investigative Journalism (BIJ) dhe Privacy International, organizatë britanike që lufton për respektimin e privacy.

Si ndodh ky spiunim global? Shumë shoqëri private nëpër botë janë në gjendje të ofrojnë atyre që paguajnë teknologji që monitorojnë email, sms, dhe telefonatat të një popullsie të tërë. Sisteme që mund të jenë “vdekjeprurës”ashtu sikurse plumbat.

Eksport i pakontrolluar – “Gjatë 10 vjetëve të fundit ka lulëzuar një industri ndërkombëtare që furnizon shërbimet sekrete të shteteve me pajisje në gjendje të përgjojnë masa të tëra. Këto ndërmarrje po eksportojnë prodhimet e tyre në mënyrë të pakontrolluar”, deklaron Assange gjatë prezantimit të tij në Londër të SpyFiles.
Janë 130 ndërmarrje në 25 vende, sidomos perëndimorë, së bashku ndajnë një business që vlen 5 miliardë dollarë.

“Shoqëri si amerikania SS8, italiania Hacking Team apo francezja Vupen prodhojnë viruse Trojans që mund të marrin nën kontroll kompjutera dhe celularë, duke përfshirë iPhone,BlackBerry dhe Android, duke regjistruar çdo përdorim, lëvizje e deri tek imazhe e tinguj të zonës ku gjenden” shpjegon Assange.

Drejtuesi i Wikileaks thotë se praktikisht çdo celular shndërrohet në një “çimkë”. “Shpresoj – ka thënë ai – se publikimi i këtyre materialeve, do bëjë që të kuptojmë se të gjithë jemi të përgjuar. Nuk është një kërcënim teorik që mund të ndodhë në të ardhmen, po ndodh sot dhe përfshin çdonjërin prej ne”.

/gazetaonline/
 
Pe: Assange: ”Të gjithë në përgjim”

Flet ky po per ke flet......
 
Pe: Assange: ”Të gjithë në përgjim”

Sikur eshte ndonje gje e re kjo qe po thote..
Me mijra telefona pergjohen edhe ka software qe dallojne fjale ose "keywords".
Kjo puna e trojanve apo malware eshte me e pakta..
Facebooku dhe Twitter studiohen/perdoren nga sherbime sekrete per te studiuar gjeopolitiken e nje vendi.
Plus qe eshte nje databaze per informacione etj etj..
Ca shikon ne youtube kontrollohet. Ku futesh ca shikon eshte e lehte per tu pare dhe digital fingerprints are always there on the net.
Liria ne keto kohe eshte vec nje iluzion..big brother is always watching :p
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 18.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 18.2%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 9.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 27.3%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 9.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 18.2%
Back
Top