Assange apelon vendimin për ekstradim

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
12assan_1207111512_1.jpg



Themeluesi i WikiLeaks-it, Julian Assange ka filluar procesin e apelit ndaj ekstradimit në Suedi ku përballet me akuza përdhunim.

Dyzet vjeçari australian, ka shkuar në Gjykatën e Lartë të Londrës dhe ka kërkuar që të ndryshohet vendimi i një gjykate të një shkalle më të ulët, për ekstradimin e tij.

Një vendim i tillë ishte marrë në shkurt të këtij viti, por gjykata ka hedhur poshtë argumentet e avokatit të Assange se ai do të përballet me një proces jo të drejtë në Suedi.

Seanca dyditore e dëgjimit është përpjekja e dytë e Assange për të bllokuar vendimin për ekstradimin e tij.

Ai u arrestua në dhjetorin e vitit të kaluar, pasi që dy gra suedeze e kanë akuzuar atë për sulm seksual.

Akuzat kundër tij, kanë ardhur në kohën kur në faqet e WikiLeaks-it ishin duke u publikuar një numër i konsiderueshëm i dokumenteve sekrete amerikane.

Assannge thotë se akuzat kundër tij janë të motivuara politikisht.


Burimi: KOHA.
 
Back
Top