“Aspekte të Mashkullores” – Karl G. Jung

! - !

Once upon a time...
Mjerisht domethënia dhe qëllimi i jetës nuk mjaftojnë për ata që e shohin afrimin e moshës së thyer thjesht si një pakësim të jetës dhe munden t’i ndiejnë idealet e tyre të mëparshme vetëm si diçka të vyshkur e të vjetëruar. Sigurisht, nëse këta njerëz do ta kishin mbushur më parë gotën e jetës e do ta kishin zbrazur deri në fundërri, tani do të ndiheshin krejt ndryshe për gjithçka. Nuk do të kishin mbajtur asgjë pas. Gjithçka që merr zjarr, do të ishte konsumuar dhe qetësia e moshës së thyer do të ishte shumë e mirëpritur për ta. Porse nuk duhet të harrojmë se vetëm shumë pak njerëz janë artistë në jetë; se arti i jetës është arti më madhështor dhe i rrallë i të gjitha arteve. Kush ka pasur sukses në shterimin me hir të të gjithë kupës? Kështu, për shumë njerëz jeta mbetet ende e pajetuar. Ndonjëherë mbeten të papërdorura potencialet, të cilat njerëzit kurrë nuk do t’i kishin vënë dot në punë, me gjithë vullnetin e mirë, prandaj ata i afrohen pragut të pleqërisë me kërkesa të paplotësuara, të cilat pashmangshmërisht i kthejnë shikimet e tyre pas.
Për këta njerëz është veçanërisht fatale të hedhin shikimin pas. Për ta një perspektivë dhe një qëllim në jetë janë absolutisht të nevojshëm. Prandaj të gjitha fetë e mëdha ofrojnë premtimin e një jete të përjetshme, të një qëllimi të përtejmë, i cili bën të mundur që njeriu i vdekshëm ta jetojë gjysmën e dytë të jetës me po aq shumë qëllime e objektiva sa edhe të parën. Për njeriun e sotëm zgjerimi i jetës dhe kulmimi i saj janë qëllime të besueshme, por ideja e jetës pas vdekjes i duket e diskutueshme dhe e pabesueshme. Ndalja e jetës, domethënë vdekja, mund të pranohet si një qëllim i arsyeshëm vetëm në dy raste: kur ekzistenca është aq e mjerueshme, saqë jemi tepër të kënaqur që ajo të mbarojë dhe kur jemi të bindur që dielli perëndën “për të ndriçuar popuj të largët” me të njëjtën logjikë dhe këmbëngulje që tregoi kur u ngrit në zenit. Po të besosh është bërë një art kaq i vështirë sot, saqë i tejkalon aftësitë e pjesës dërrmuese të njerëzve, veçanërisht të pjesës së shkolluar të njerëzimit. Ata janë mësuar së tepërmi me mendimin se, lidhur me pavdekësinë dhe me çështje të tilla, ka opinione të panumërta kontradiktore dhe nuk ka prova bindëse. Dhe, ngaqë “shkenca” është motoja që duket se mban peshën e bindjes absolute në botën e përkohshme, ne kërkojmë “prova shkencore”. Po njerëzit e shkolluar që mund të mendojnë, e dinë fare mirë se provat e kësaj natyre janë një pamundësi filozofike. Ne thjesht nuk mund të dimë kurrë asgjë rreth këtyre çështjeve. Në përmbyllje do të doja të kthehesha për një çast te krahasimi me diellin. Njëqind e tetëdhjetë gradët e harkut të jetës mund të ndahen në katër pjesë. Çereku i parë në lindje është fëmijëria, ajo gjendje, në të cilën jemi një problem për të tjerët, po nuk jemi ende të vetëdijshëm për problemet tona. Problemet e vetëdijshme mbushin çerekët e dytë dhe të tretë, ndërsa, në fund, në pleqërinë e thellë, zbresim sërish në atë gjendje, ku, pavarësisht nga situata jonë e vetëdijes, kthehemi sërish në një problem për të tjerët. Fëmijëria dhe pleqëria e skajshme janë pa dyshim kryekëput të ndryshme, megjithatë kanë një gjë të përbashkët: zhytje në ndodhitë psikike të pavetëdijshme. Ngaqë mendja e një fëmije rritet jashtë pavetëdijes, proceset e saj psikike, ndonëse jo lehtësisht të arritshme, nuk janë edhe aq të vështira për t’u dalluar sa ato të një njeriu shumë të moshuar, që po zhytet sërish në të pavetëdijshmen dhe që pak nga pak zhduket me të. Fëmijëria dhe pleqëria janë stadet e jetës pa probleme të vetëdijshme, arsye për të cilën nuk i kam marrë në shqyrtim këtu…
 
Karl Gustav Jung
Lindur ne Kasswil Zvicer 1875
Vdekur ne Kussnacht Zvicer 1961
?

Burimi eshte libri i Jung.
Nuk eshte artikull gazetaresk.
Sidoqofte nese duhet edhe ne raste te tilla patjeter qe e vendosim.

Po duhej edhe tek shkrimi sepse nuk e ke shkruajtur ti por por është e shkëputur nga libri. Mund të vije se cila pjesë e librit ishte ( :
 
Back
Top