Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Asnjë nxënës i klasës së 10 nuk do të mbetet jashtë bankave shkollore


Duke u mbështetur në politikat e Qeverisë për gjithpërfshirje në arsim, si dhe për shkak të kërkesave të shtuara për regjistrim në shkollat e mesme të Kosovës, ministri i Arsimit Enver Hoxhaj në konsultime zyrtarë e lartë të MASHT, ka kërkuar nga të gjitha komunat e Kosovës -DKA -të mobilizohen për përfshirjen e të gjithë nxënësve në klasën e 10–të.

Ky vit shkollor 2009/10 në klasën e 10 të do të ketë më shumë nxënës për shkak se përfshin nxënës të dy gjeneratave (6 dhe 7 vjeç) që kanë filluar shkollimin në klasën e parë njëkohësisht para 9 vitesh.

“MASHT-i kërkon nga udhëheqësit komunal, drejtoritë komunale të arsimit që të bëjnë të gjitha përgatitjet për regjistrimin e nxënësve, të shfrytëzohen të gjitha kapacitetet e mundshme, të sigurohet buxheti i mjaftueshëm për rritjen e numrit të nxënësve, të sigurohet kuadri i nevojshëm për mbarëvajtjen e këtij procesi dhe për vit të suksesshëm shkollor”, thuhet në një komunikatë të kësaj ministrie.

Drejtorët komunalë të arsimit (DKA) dhe drejtorët e shkollave, sipas kërkesave duhet të shtojnë numrin e nxënësve në paralele. “Kjo duhet të bëhet edhe nëse është e nevojshme të rritet numri i e paraleleve për klasat e 10 ashtu që asnjë nxënës të mos mbetet jashtë bankave shkollore”, thuhet në komunikatë.

KY vendim, i bazuar në dispozitat ligjore në fuqi, është nënshkruar nga ministri i Arsmit Enver Hoxhaj dhe hyn në fuqi menjëherë.
*Telegrafi*
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back