Askush si Bayern në 5 ligat kryesore evropiane: 10 tituj kampion radhazi

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
bayern-2.jpg

Bayern Munchen u shpall kampion sot për herë të 10 radhazi, gjë që nuk ka ndodhur kurrë në histori, në 5 kampionatet kryesore të Evropës (Angli, Spanjë, Itali, Gjermani dhe Francë).
Bavarezët fituan 3-1 “Klasiken” ndaj Borussia Dortmund dhe siguruan matematikisht trofeun kur duhen edhe 3 javë nga fundi.
Më pranë një arritjeje të tillë ka qenë Juventusi në Itali, që ka fituar 9 tituj radhazi në periudhën 2012-2020.

Rekordi evropian për më shumë tituj kampion radhazi i përket Skonto Rigës (Letoni) dhe Lincold Red Imps (Gjibraltar), që kanë fituar plot 14 tituj kampion radhazi.

A2news.com
 
Back
Top