Pe: Roma
Roma ndalon Juven, por Bufon “hipnotizon” Totin
Roma – Juventus 1-1
Shënues: De Rosi 5/ Kielini 16’
Roma: Stekelenburg, Tadei, De Rosi, Hajnce, Hoze Angel, Greko, Viviani (Simplisio 58’), Pjaniç (Perrota 74’), Toti, Lamela, Osvaldo (Borrielo 86’). Tr: Luis Enrike.
Juventus: Bufon, Liktshtejner, Barzalji, Bonuçi, Kielini, Pirlo, Markizio, Pepe (Elia 86’), Vidal, Estigarribia (Xhiakerini 72’), Matri (Kualjarela 72’). Tr: Konte.
Gjyqtar: Orsato.
Kartonë të verdhë: Pjaniç, Vidal, Greko, Bonuçi, Kualjarela, De Rosi.
Mbyllet në barazim 1-1 superndeshja në “Olimpiko”. De Rosi zhbllokon rezultatin, por Kielini kundërpërgjigjet. Kapiteni verdhekuq gabon një 11-metërsh përballë “SuperXhixhit”
Superndeshja e javës së 15-të të Serisë A mes Romës dhe Juventusit është mbyllur me një barazim emocionues në shifrat 1-1. Pjesa e parë ka folur për vendasit, të cilët kanë gjetur avantazhin që në minutën e 6-të. Në pjesën e dytë ndeshja merr një tjetër rrjedhë: Juventusi barazon me Kielinin në minutën e 61-të dhe vetëm pak minuta më vonë, Bufon i pret penalltinë Totit. Dhjetë minutat e fundit kanë ofruar një mori rastesh për të dy ekipet, por si Kualjarela ashtu edhe Toti hezitojnë për ta çuar topin në rrjetë. Juventusi qëndron në krye, por me Udinezen.
Ndeshja mes Romës dhe Juves ka ofruar emocione të papërshkrueshme që në minutat e para. Roma zhbllokon avantazhin me De Rosin, që godet fluturimthi një top me të majtën dhe ai përfundon në rrjetë, pa mundur të largohet nga Vidal, i cili del “bllof” në gjuajtjen e tij. Në minutën e 24-t është Miralem Pjaniç që vë sërish në rrezik portën e bardhezinjve. Një minutë më vonë Juventusi ka shansin më të mirë për shënim:
Tadei lë zbuluar Estigarribian, i cili godet, por gjen të përgatitur portierin Stekelenburg. Në minutën e 38-të Vidal dhuron një asist qëndror për Pepen, i cili nuk arrin të gjejë rrugën e rrjetës duke u bllokuar nga mbrojtja e kryeqytetasve. Ndërkohë vetëm pak minuta para pushimit, Pirlo ekzekuton tokazi një goditje dënimi, e cila përfundon në duart e portierit holandez.
Në pjesën e dytë Juventusi hyn më “i egër” në fushë dhe në minutën e 61-të gjen golin e barazimit me anë të Kielinit, i cili godet me kokë duke realizuar. Një minutë më vonë arbitri i akordon një penallti Romës për faullin e Vidalit ndaj Lamelës. ثshtë pikërisht kapiteni Toti ai që merr përsipër të gjuajë nga pika e bardhë, por goditja e tij pritet nga portieri Bufon. Dhjetë minuta para fundit të takimit Osvaldo provon të vërë sërish në rrezik portierin italian, por pa rezultat pasi parabola e tij përfundon mbi traversë. Mbyllet gjithçka në paqe. Juventusi vazhdon të qëndrojë i pamposhtur, ndërkohë që Roma tregon shenja jete.
Mbrojtësi
Kielini i kënaqur: Një pikë e mirë
Duke parë sesi shkoi loja mendoj se kemi marrë një pikë të rëndësishme. Ne tentuam me të gjitha forcat për të rikuperuar dhe pse jo për ta fituar ndeshjen”. Në këtë mënyrë e ka komentuar mbrojtësi i Juves, Xhorxho Kielini, barazimin e marrë ndaj Romës në Serinë A. “Nuk ishim të kthjellët, shfrytëzuam shumë kundërsulmet duke i dorëzuar kundërshtarit shumë topa. Gjithsesi kjo ndeshje ka qenë pozitive. Reagimi i bërë i ka dhënë forcë skuadrës për të arritur sërish kreun e klasifikimit dhe për të vazhduar kështu”, – përfundon mbrojtësi bardhezi.
Roma
Luis Enrike: Pashë karakter dhe zemër
Pashë paraqitjen e duhur kundër një skuadreje që është një nga pretendentet për titull dhe kjo më kënaq”. Luis Enrike është i kënaqur nga Roma e tij, pavarësisht se bardhezinjtë morën një pikë në “Olimpiko”. “Penalltia e Totit? Më vjen keq, mund të shënonte golin e tij të parë, por përballë kishte një portier si Bufon që të shtie frikën vetëm kur e sheh. Por do të ketë raste për të shënuar. Në pesë minutat e para u zbavita, pastaj pashë një Juve të jashtëzakonshme. Por vërejta edhe karakterin e skuadrës time, një dëshirë për të reaguar përballë një publiku që na mbështeti”.
Konte nuk u zbavit: Pashë pak rrëmujë!
Trajneri bardhezi analizon barazimin në “Olimpiko”
Antonio Konte e ka vlerësuar si pozitiv barazimin e Juves ndaj Romës: “Në pjesën e parë luajtëm bukur, me një lojë intensive dhe ritëm të lartë. Por unë vazhdoja të isha i acaruar pasi kishim mundësi për të krijuar më shumë raste përmes lojës në krah, sidomos nga e djathta. Gjithsesi pjesa e parë ishte e mirë, luajtëm në një mënyrë të pëlqyeshme. Pastaj nuk ishte e thjeshtë të luanim nën disavantazhin e golit të Romës,”- ka shpjeguar ai.
“U treguam të zotët duke reaguar dhe duke gjetur golin, por nuk më pëlqeu aspak mesi i pjesës së dytë, e lejuam veten të na kapte paniku. Gjithçka mund të presësh kur topi shkon sa nga njëri krah tek tjetri. Duhet të tregohemi më të ftohtë dhe të arsyeshëm, duhet t’i menaxhojmë më mirë ndeshjet dhe të kuptojmë se kur është momenti i duhur. Pavarësisht taktikës që tregoi Roma, ne e tentuam në një sërë rastesh portën e Romës, por Stekelenburg u tregua i vëmendshëm, zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer.
Shoh klasifikimin dhe i them vetes se jemi duke bërë gjëra të mëdha, përtej parashikimeve që priteshin. Sa herë që një skuadër pëson gol atëherë problemi është tek faza defensive. Ne do ta analizojmë mirë, tashmë dihet qartë se kush ishte ai që gaboi”. Më pas Konte ka analizuar edhe momentin që skuadra po kalon. “Makinën po e drejtojmë me tremijë kilometra në orë, motori po xhiron shumë fort.
Shpresojmë të mos e dëmtojmë. Këta lojtarë janë të mrekullueshëm, secili prej tyre po luan shumë mirë, po e shfrytëzon motorin në maksimumin e xhirove. Kjo është arsyeja që gjendemi në këtë pozicion. Nëse do të arrinim të shkonim edhe më larg, akoma më mirë. Markizio nuk shënoi? ثshtë duke shijuar një pushim, shpresoj të zgjasë pak. Më pëlqeu shumë personaliteti i skuadrës”.
Ish-juventini
Droga, 8 vjet e 8 muaj burg për Padovanon
Ish-futbollisti i Juventusit, Mikele Padovano, është dënuar nga Gjykata e Torinos me 8 vjet e 8 muaj burg për bashkëpunim në shoqatë kriminale të finalizuar për trafik lëndësh narkotike. Prokurori ka kërkuar dënimin me 24 vjet për ish-sulmuesin e Napolit dhe Juventusit pas arrestimit të ndodhur në 2006-ën në kuadër të përgjimeve gjatë një operacioni kundër trafikut ndërkombëtar të tonelatave me hashish të ardhura nga Spanja.
Padovano, menjëherë pas dhënies së vendimit, ka komentuar duke thënë: Vendimi që më ka dënuar është jashtëzakonisht i padrejtë, por do të luftoj deri në fund për të treguar që unë nuk kam të bëj”. “Do t’i drejtohem apelit, – shtoi ai, – sepse, edhe sikur të më jepnin dhjetë muaj, nuk do të isha i kënaqur. Gjykatësit e kanë tepruar”, – e mbyll Padovano.
Flet اelino
Kaljari: Juvja ta harrojë Naingolanin
Sipas Masimo اelinos, Juventusi mund të heqë dorë nga Raxha Naingolan, mesfushori belg i Kaljarit që i pëlqen shumë Antonio Kontes. “Nuk e shes as për 100 milionë, – siguron presidenti i klubit sard. – Bëhet fjalë për një çështje ndjenjash, një politikë ndryshe. Nëse shpenzojmë para për të ndërtuar një stadium, nuk mund t’i shesim lojtarët. Naingolan është një lojtar që dua ta mbaj te Kaljari dhe për të nuk ka çmim, kësisoj nuk e shesim.
Na kanë ofruar shumë para në gusht nga jashtë për të, tani menaxheri i tij më thotë se ka klube që e duan, por nuk do ta shesim. Të gjithë këto zëra rreth tij, e kanë shpërqendruar, ka disa ndeshje që nuk luan në nivelin e tij, edhe pse është gjithnjë mbi mesataren. Unë fola me të, po pret të bëhet me fëmijë, është mirë në Kaljari dhe nuk kërkon që të largohet”.