Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Arti i ndreqjes së gabimit

Arti i ndreqjes së gabimit
Mos harrojmë se fjala e butë lë gjurmë, kurse fjalën e ashpër nuk e durojnë njerëzit.

E marte 4 Shtator 2012 16:03
Gabimi është një sjellje, pjesë e natyrës njerëzore, ndaj të cilës askush nuk gëzon imunitet, i mençur qoftë apo jo. Në raste të tilla, lipset që gabimi të trajtohet me finesë dhe urtësi, i çfarëdo përmase të jetë. Gjithmonë neve na lipset pak kohë për të reflektuar ndaj reagimit dhe metodës së përdorur në trajtimin e një gabimi. Shpesh herë, na ndodh që një gabim të vogël ta trashim dhe ta ekzagjerojmë.
Trajtimi i gabimeve është një art më vete, i cili ka rregullat e tij, të cilat do i përmbledhim si më poshtë:
1 – Ti drejtosh gishtin akuzues, zakonisht nuk është një akt i duhur dhe pozitiv për personin që ka gabuar. Prandaj, është mirë ta shmangësh një reagim të tillë. Shërbëtori i profetit Muhamed a.s, ka deklaruar se Profeti a.s kurrë nuk e ka fajësuar dhe kritikuar gjatë viteve që i shërbente. Kritikat dhe fajësimet janë shigjeta vdekjeprurëse, pasi ato minojnë dinjitetin dhe krenarinë e tjetrit. Të mjafton si fakt, që askush në këtë botë nuk e pëlqen fajësimin dhe kritikën.
2 – Largoje barrierën e mjegullt nga sytë e personit që ka gabuar. Njeriu ndonjëherë nuk e ndjen se ka gabuar, prandaj do të ishte tepër negative nëse do i drejtohemi me kritika të drejtpërdrejta dhe qortime, ndërkohë që ai mendon të kundërtën. Prandaj, fillimisht lipset ti hiqet perdja e mjegullt, me qëllim që ta kuptojë se ka gabuar. Për këtë, vlen të cekim rastin kur një i ri, vajti tek i dërguari i Zotit a.s dhe i kërkoi leje për marrëdhënie jashtëmartesore. Profeti Muhamed a.s, ndoqi një metodë krejt ndryshe nga ajo që u orvatën të ndjekin disa nga myslimanët që u gjendën aty.
Profeti a.s e pyeti djalin:”A do e pranoje këtë vepër për nënën tënde?” “Sigurisht që jo” u përgjigj i riu.
Profeti a.s i tha:”Kështu dhe njerëzit, nuk e pranojnë një vepër të tillë për nënat e tyre.” Mandej, Profeti a.s e pyeti sërish:”Po për motrën tënde, a do e pranoje këtë vepër?”
Djali u përgjigj:”Jo.”
Profeti a.s i tha:”Kështu dhe bota nuk e pranon për motrat e tyre.”
Që atëherë, djaloshi e urrente këtë vepër.
3 – Përdor fjalë të buta teksa orvatesh të ndreqësh gabimin. Të gjithë ne e dimë që fjalët kanë ndikim magjik. Atëherë, përse të mos e përdorim këtë magji të lejuar në trajtimin dhe ndreqjen e gabimeve? Përse të mos përdorim shprehje të tilla me ata që gabojnë:”Po të veproje kështu do të ishte më mirë” “اfarë mendon sikur të veprosh kështu?” “Unë të sugjeroj të veprosh kështu” “Cili është mendimi yt..” në vend që ti drejtohemi me fjalët:”More edepsëz, more i paedukatë, a je në vete, të paskan lënë trutë, sa herë të kam thënë more...”
Besoj se mes dy metodave ka shumë dallim, apo jo. Duke e bërë tjetrin të ndihet i vlerësuar dhe i respektuar, e kemi më kollaj që ta bëjmë të kuptojë gabimin e për rrjedhojë ta ndreqë.
4 – Mënjanimi i polemikave është më bindës. Të shmangësh polemikën teksa po merresh me trajtimin e gabimit, ka efekt më të thellë tek personi që ka gabuar. Duke polemizuar dhe debatuar me të, mund ta humbasësh, pasi shpesh herë njeriu e lidh gabimin me dinjitetin e tij. Kështu, duke dashur të mbrojë dinjitetin, ai del në mbrojtje të gabimit dhe polemikat krijojnë terren të përshtatshëm për këtë. Kështu, ai e ka të vështirë, për të mos thënë të pamundur, të reflektojë mbi gabimin e bërë. Prandaj, mos ia mbyll dyert, por lëri të hapura që ta ketë të lehtë kthimin dhe reflektimin.
5 – Vëre veten në vend të personit që ka gabuar, mandej kërko zgjidhje. Përpiqu që ta vësh veten në vendin e tjetrit, mendo sipas këndvështrimit të tij, studioji alternativat e mundshme të pranueshme për të dhe zgjidh më të përshtatshmen.
6 – Përdor sjelljen e butë. Kurrë mos harro se butësia është dekoracion dhe mozaik i pëlqyer nga të gjithë. Me anë të butësisë ne fitojmë dhe ndreqim gabimin, duke e ruajtur dinjitetin e tjetrit të pacenuar. Të gjithë ne e dimë ngjarjen e beduinit i cili urinoi në xhami. Profeti a.s e trajtoi këtë ngjarje me butësi dhe urtësi, derisa beduini u ndërgjegjësua që kishte faj.
7 – Lëri të tjerët ta zbulojnë idenë tënde. Për të ndrequr një gabim, është mirë që ta lësh tjetrin ta zbulojë vetë gabimin e bërë, e për rrjedhojë të zbulojë dhe zgjidhjen vetë. Kur njeriu zbulon se ka gabuar, e mandej gjen dhe zgjidhjen e duhur për ta ndrequr gabimin, ai është më entuziast për këtë ide dhe e zbaton pa hezitim.
8 – Nëse je i detyruar të kritikosh, përmend dhe anët pozitive. Me qëllim që të tjerët ta pranojnë kritikën tënde të shprehur në kufijtë e etikës, e për pasojë të korrigjojnë sjellje dhe të ndreqin gabimin, duhet të përmendësh dhe vlerat e tyre. Me gjithë gabimet, njeriu ka dhe aspektet pozitive të jetës dhe punës së tij, të cilat nuk duhen injoruar.
9 – Mos heto për gabimet e fshehta. Përpiqu ti ndreqësh dhe korrigjosh gabimet e dukshme, por mos heto ato të fshehtat pasi kështu prish zemrat. Vetë Zoti i lartësuar na ka ndaluar që të hetojmë të metat e të tjerëve.
10 – Kërko informacion dhe sigurohu mbi vërtetësinë e gabimit. Nëse dikush të informon mbi një gabim, sigurohu dhe mblidh informacionin e nevojshëm, shoqëruar me opinion dhe mendim të mirë. Kështu, ti e bën të ndihet i respektuar dhe i vlerësuar, ashtu siç e bën të ndihet i turpëruar dhe në siklet, se një gabim i tillë nuk i shkon për shtat. P.sh, mund ti thuhet:”Jam informuar se ke bërë... gjë të cilën nuk e besoj se mund të burojë prej teje.”
11 – Lëvdoje të mirën e pakët që të shtohet. Nëse po e ushtron tët bir që të jetë shkrimtar i mirë, gjatë ushtrimit mos i kurse lëvdatat, pasi e motivon dhe i jep kurajë.
12 – Mos harro, se një fjalë e ashpër ka antonimin e vet, pra një fjalë të butë, e cila përcjell të njëjtin mesazh. Mos harrojmë se fjala e butë lë gjurmë, kurse fjalën e ashpër nuk e durojnë njerëzit.
13 – Mundohu ta bësh gabimin të vogël dhe shprehe besimin tënd se tjetri do e ndreqë dhe do të përmirësohet. E mesmja është një ligj që përfshin të gjithë universin, e kur ndodh një gabim, nuk ka përse ta shohësh si justifikim për tu shfryrë dhe për ta ekzagjeruar.
14 – Kujtohu se njerëzit komunikojmë me emocione, më shumë seç komunikojnë me arsye.
Së fundmi, duhet ta përvetësojmë mirë artin e ndreqjes së gabimeve./AO/
 
Sa teme te bukur kam hapure para 12 viteve!
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back