Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Arti i joshjes, bindëshmërisë dhe "manipulimit" në kontekstin komunikues

Retorika - arti dhe lufta e saj me fjalë

I

Retorika është art i luftimit . Kështu afirmonte sofisti dhe teoriticienti i parë i saj Gorgias de Leontinoi, i cili sipas traditës është i pari që praktikoi këtë teknikë arti në Atinë në një solemnitet të ambasadave në vitin 427 (para Jezu Krishtit), me rastin e parapregaditjeve për lojrat olimpike duke stërvitur atletët me këtë teknikë arti, ku qëllimi ishte se si të formojnë fitues të lojrave në mesin e atletëve, në një aren luftimi siç ishte ajo e asamblesë popullore në Atinë.

Zbulimi i këtij arti, konsiderohet si nje revolucion i asaj kohe. Edhe pse diheshte në atë kohë që grekët ishin orator të shkëlqyer që prej kohës së Iliadës të Homerit, por kjo teknikë e re arti, lind dhe imponohet në një kontekst të ri demokratikë të asaj kohe .

Që nga reformat e Clisthene në vitin 508, qyteti i Atinës gjendet në një demokraci direkte, ku zgjedhja e problemeve të qytetarëve të Atinës, bëhej kryekuput nëpërmjet fjalimeve dhe debateve.


-vazhdon-
 
Titulli: Arti i joshjes, bindëshmërisë dhe "manipulimit" në kontekstin komunikues

Pėricles në fjalimin gjatë funeralit gjatë ushtarit të vdekur në betej, gjatë këtij diskursi i cilet veçohet nga një cilësi e veçant për të formuar një gjykim në baza të një reflektimi , dhe nga elemente të logjikës, termë ky që përcaktohet nga arsyeja dhe fjalë të arsyeshme.
Kjo cilësi e Péricles ushtrohet në asambletë popullore dhe gjatë procedurave tjera të organizimit te qytetit të Atinës.
Në këtë asamble popullore çdo qytetar i Atinës ka të drejtën e votës dhe gjithashtu ka të drejtë që gjatë ketyre asmbleve të shprehet në çdo moment. Gjatë procedurave të organizimit të jetës politike, qytetari ka edhe të drejtën e denoncimit të ndonjë qytetari tjeter në emër të mirëqenjes se jetes politike. Në këto rrethana ku pozita dhe participimi i qytetarëve është i konsiderueshëm në organizimin e jetës politike, mjeshtëria dhe arti i të shprehurit në publik, është një doemosdoshmëri. Vet Péricles, është një shembull i veçant, ai rizgjedhet 15 vjet radhazi ne funksionin e Strategut, edhe pse ky mision nuk ka ndonjë rëndësi të veçantë në qytetin e Atinës. Por kjo rizgjedhje e tij është si rezultat i karizmit të tij dhe intervenimet e tij në asamblen popullore, cilësohen me një elokuencë sublime të oratorisë.

Me inkorporimin e retorikës në jetën politike të Atinasëve, kjo provokon një ndryshim të ekuilibrit të forcave në qytetin e Atinës. Deri në këtë kohë, fjalimet publike të oratorëve të ndryshëm, nuk ju përkushtonin rëndësi të posaçme gjatë pregaditjes së fjalimeve. Por me depërtimin e retorikës në kompozimin e fjalimeve publike, kërkohej m'vetësimi i teknikës së këtij arti. Në fillim oratorët drejtoheshin tek logografët për përpilimin e fjalimeve, por më vonë ata filluan të orientohen tek sofistët (një kategori intelektualësh) që më vonë marrin epitetin e mësimdhënësve të sofia, të dijes dhe të fjalëve të urta, dhe dmth se si të mendojsh dhe se si të flasish.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back