braziljania
Anëtar i Nderuar
Egjipti i Lashtë kufizohej nga lumi Nil dhe toka pjellore që ai rezervonte. Vërshimi dhe përmbytjet e përvitshme të Nilit pasuruan dhe zgjeruan tokën si dhe sollën një prodhimtari të shëndetshme të saj. Njerëzit e Egjiptit të lashtë ndërtonin shtëpi prej balte në qytete dhe fshatra. Ata jetonin me prodhime të rritura prej vetë atyre të cilat i transportonin qytet më qytet e fshat më fshat. Karaktëristike është fakti se Egjipti i lashtë ishte i ndarë në dy pjesë toke; në ï؟œTokën e zezë' dhe në ï؟œTokën e Kuqe'. ï؟œToka e zezë', në breg të lumit Nil ishte shumë pjellore ku njerëzit e përdornin atë për të mbjellat e tyre. Kjo ishte toka e vetme ku të pasurit mund të krijonin ferma dhe kjo, falë plehut të zi që mbetej pas vërshimit të lumit Nil. ï؟œToka e kuqe' i takonte shkretëtirës.
Mesopotamia, e kufizuar nga lumenjtë Tigër dhe Eufrat ishte e banuar paralelisht nga popuj të ndryshëm që luftonin për të dominuar ndaj njëri-tjetrit. Populli më antik quhej Sumeri, rreth shekullit të katërt. Një poemë tradicionale e fisit Sumerian tregon se i gjithë territori ishte i përfshirë nga katalizmi, dhuna, ku sipas tyre, kjo thuhej edhe në Bibël. E gjithë kjo krijohej nga popujt kundërshtarë të cilët krijonin qytet-shtete fortifikues.