Arti është forcë krijuese, ilaç kundër kulturës së hedhurinës

Lauri

Anunnak
Arti është forcë krijuese, ilaç kundër kulturës së hedhurinës

“Arti, përveçse dëshmitar i besueshëm i bukurisë së krijimit, është edhe mjet i ungjillëzimit. Në Kishë ekziston vetëm për të ungjillëzuar. Përmes artit, muzikës, arkitekturës, skulpturës, pikturës, Kisha shpjegon zbulesën. Shikojeni Kapelën Sikstine. اfarë bën me të Mikelanxhelo? Veprimtari ungjillëzuese! Këtë bënë edhe katedralet mesjetare: katekizëm, përmes skulpturave prej guri, kur njerëzit nuk dinin shkrim e këndim e mësonin, duke soditur artin e madh”. E dëgjojmë për herë të parë të flasë për artin, Papën, në vëllimin “Ideja ime për artin”, nën kujdesin e gazetares Tiziana Lupi. Libri, botuar nga Mondadori, u paraqit këto ditë në Muzetë e Vatikanit.

albert5_zpsolbyit63.jpg


“Kisha e ka përdorur gjithnjë artin për të treguar mrekullinë e krijimit të Zotit e të dinjitetit të njeriut, shestuar sipas shëmbëlltyrës së Tij, ashtu si edhe pushtetin e vdekjes e bukurinë e Ngjalljes së Krishtit që i prin mbarë botës drejt Ringjalljes. Përmes artit, Kisha shpjegon dhe interpreton zbulesën”. Prandaj bukuria na bashkon e, siç thotë Gjon Pali II duke cituar Dostojevskin, edhe na shpëton. Papa Françesku tregon për herë të parë ç’kupton me fjalën art. Arti është forcë krijuese, ilaç kundër kulturës së hedhurinës.

Këto fjalë të Françeskut i paraprijnë librit, i cili na zbulon lidhjen e Papës me artin e edhe shijet e tij artistike. Deri tani dinim vetëm se Françesku preferonte shumë “Kryqëzimin e bardhë” të Marc Chagall. E ka thënë vetë ndonjë vit më parë se kjo ishte një nga veprat, që i pëlqenin më shumë.

Profesor Antonio Pauluci, drejtor i Muzeve të Vatikanit, duke folur për librin e ri, thekson:


“Papa Françesku është bari, që e shikon artin me syrin e popullit të tij. Nga kjo pikëpamje niset, kur flet për artin në mënyrë shumë poetike e prekëse, duke e quajtur ‘shpresë’ e ‘ngushëllim’. Thekson, kështu, se arti duhet t’u përkasë të gjithëve e, sidomos, më të varfërve, më të mënjanuarve, më të përjashtuarve nga radhët e shoqërisë njerëzore… E, në fjalët e Papës ka një gjë, që mua më pëlqen shumë e që përkon edhe me reflektimin e tij mbi teorinë e hedhurinës. ثshtë Papë i ardhur nga Amerika e nuk duhet harruar se në Amerikë lindi “Pop Arti”: art, që synonte t’u jepte dinjitet e domethënie estetike gërmadhave të qytetërimit industrial dhe ikonave të tjera të ngrëna nga përdorimi”.

Në vëllim janë përzgjedhur 11 vepra, që ruhen në Vatikan e që mund të shikohen edhe me këtë sy. Ndërmjet tyre, kryevepra nga më të njohurat, edhe Obelisku i Sheshit të Shën Pjetrit, i ardhur nga Egjipti, mbetje e cirkut të ngritur sipas dëshirës së Neronit. Një lloj hedhurine artistike. Janë, pastaj, Torzi i Belvederes, “Zbritja e Krishtit nga kryqi” e Caravaggios, Kapela Sikstine e Mikelanxhelos, Salla e Kostandinit e Rafaelit, e pastaj, edhe automobili i bardhë, dhuruar Papës nga don Renzo Zocca, i cili e përdorte për të predikuar në periferitë, ku takohej me punëtorët e Veronës e që tani ekspozohet në pavijonin e karrocave. Na flasin të gjitha, me fjalë guri, ngjyrash, metalesh, mermeri… për shijet artistike të Françeskut. Parë të gjitha në këndvështrimin e ndjekjes së Krishtit:

“Ta ndjekësh Krishtin nuk është vetëm e vërtetë, por edhe e bukur. Ta mbush jetën plot me gëzim, madje edhe në vështirësitë e përditshme. Në këtë kuptim bukuria është udhë për të takuar Zotin”, na kujton Papa, nësa flet për rolin e artit në Kishë”.

Por të dëgjojmë edhe mendimin e kuratores, Tiziana Lupi:


“Identifikuam, mbi bazë të ideve të Papës, vepra të ruajtura këtu, në Muzetë e Vatikanit, që mund të ishin në përkim me mendimin e tij. Përgatitëm skedat, ia dhamë e ai pranoi me entuziazëm të madh. Ishte gjest fisnik. E kështu, së bashku me të, ndërtuam galerinë e artit ideal. Me vepra arti nga më të ndryshmet: galeria nis me “Zbritjen e Krishtit nga kryqi” të Caravaggios, vepër klasike, për të kaluar te Kapela Sikstine, që Françesku e quan vepër ungjillëzimi. E ajo, që më pëlqen më shumë, titullohet “Veprat e mëshirës”, sepse besoj që përfaqëson sadopak tërësinë e mendimit të tij, por sidomos të papnisë së Tij”.

E mbyllin vëllimin, “Krishti punëtor” dhe “Zoja e Lujanit” e artistit argjentinas Alejandro Marmo, e vendosur në Kopshtet e Vatikanit. Veprat e këtij artisti janë të kompozuara me hekur e materiale të tjera të hedhura, ndërsa në punishten e tij punojnë njerëz, që jetojnë gjysëm të harruar nga shoqëria, e cila gjithashtu i shikon si hedhurinë. Atij Papa i shkruan se ndjen nevojën të bëjë diçka, atje ku kultura e hedhurinës e zhduk të mirën dhe të bukurën, duke lënë pas vetëm ndyrësi”. Marmo është mik i Papës Bergoglio, që kur Ati i Shenjtë ishte në Buenos Ajres:

“Lidhja dhe marrëdhëniet, janë ata të birit me bariun. Ai është bariu im, që flet për kulturën e hedhurinës. Unë ndërtoj polin e kundërt, polin e kundërt të kulturës së hedhurinës, me vetëdijen shoqërore për ta rikthyer në jetë gjënë a njeriun e hedhur poshtë nga shoqëria. Papa dëshiron t’u bëjë një të papritur të gjithë atyre, që e kanë zemrën e ftohtë. Njerëz me zemër të ftohtë janë ata, që jetojnë jashtë sistemit shoqëror. Bukuria i pushton zemrat e ftohta. Këtë mendoj për artin e, përvujtërisht besoj se ky është edhe mendimi i Papës”.

E mendimi i Papës është: “Muzetë duhet të hapen, për të pranuar forma të reja arti. Duhet t’ua hapin dyert në dy kanatat njerëzve nga mbarë bota. Të jenë mjet dialogu ndërmjet kulturave e feve, mjet i paqes. Duhet të jenë gjithë gjallëri. Jo koleksione të pluhurosura të së kaluarës, mbledhur për t’u shijuar vetëm nga njerëzit e zgjedhur, domethënë, të pasur e të ditur, por realitet jetik, që e ruan të kaluarën, për t’ua treguar njerëzve të ditëve tona, duke nisur nga më të përvuajturit”.
/Radio Vatikani
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top