Arti dhe kultura: A vlejnë me të vërtetë miliardat?

Love

βeℓℓe â๓e
  • Shkencëtarët po përpiqen të kuptojnë ndikimin e artit në ekonominë e një lagjeje, qyteti apo shteti dhe po kërkojnë të dinë nëse prania e një muzeu i bën banorët e zonës më kreativë në punët e tyre jashtë botës së artit
Jane O’Brien

arti-1-150x150.jpg
arti-150x150.jpg
combined-art-150x150.jpg
images5-150x150.jpg


Ekspertët janë dakord se arti dhe kultura janë pjesë e rëndësishme e ekonomisë, por marrëdhënia e saktë mes tyre është shumë e paqartë. Ndërsa qeveritë dhe organizatat duhet të justifikojnë gjithnjë e më shumë shpenzimet e veta, pyetja e madhe mbetet: a e stimulon rritjen ekonomike investimi në arte, apo artet janë një sektor që thjesht përfiton nga mirëqenia ekonomike pa kthyer asgjë në këmbim?

Pak njerëz mendojnë për ndikimin ekonomik të vizitës së një galerie ose blerjes së një bilete për teatrin. Por arti dhe kultura në SHBA gjatë vitit 2010 gjeneroi 135 miliardë dollarë dhe qe burimi i jetesës për 4.1 milionë të punësuar në këtë sektor. Të paktën këto janë llogaritë e një grupi aktivistësh të quajtur Amerikanët për Artin.

Me këto shifra duket se financimi i artit nga sektori publik është dukshëm një biznes me fitim. Ndërsa shijon jetën artistike, ndihmon njëkohësisht rritjen ekonomike. Por shkaku dhe pasoja janë gjithmonë të paqarta dhe investimi në art nuk shpjegohet fort mirë se si mund të sjellë rritje të ekonomisë.

“Ne nuk mund të themi gjithmonë se investimi ynë është drejtpërsëdrejti përgjegjës për rritjen ekonomike”, thotë Sunil Iyengar, drejtor i analizave në Përpjekjen Kombëtare për Artin, një agjenci e qeverisë amerikane. “Ne besojmë se ka një korrelacion, por studime të mëtejshme nevojiten për t’u bindur se çfarë ndodh kur investohet në art”.

Kjo është arsyeja se pse disa nga institucionet kërkimore më të rëndësishme, po mbledhin forcat për të analizuar statistikat dhe për të gjetur mënyra të reja për matjen e impaktit ekonomik tek artet.

Jo vetëm që ato po shqyrtojnë mekanizmin lidhës mes artit dhe krijimit të vendeve të punës, por ato janë gjithashtu duke u përpjekur se si vlera subjektive e arteve “faktori i gëzimit” – mund të përkthehet në përfitime ekonomike.

“Arti u jep njerëzve diçka për të bërë, ndërkohë që nuk janë në punë dhe arti tërheq njerëzit që dëshirojnë të jetojnë në mjedise të tilla”, thotë Michael Rushton, profesor në Universitetin e Indianës.“Shpesh njerëzit që janë më së shumti të tërhequr nga artet janë shumë të arsimuar dhe udhëtarë. Ata do të rrisin konsumin. Do të rrisin të ardhurat nga taksat të qeverive lokale dhe do të krijojnë vende pune në zonë”.

Ai po studion gjithashtu nëse thjesht prania e artit dhe artistëve në një zonë të caktuar rrit produktivitetin.

“A ndodh që kompanitë pa lidhje me artin bëhen më novatore pikërisht nga ndikimi i artit? A bëhen njerëzit më të mençur në punë dhe më krijues aty ku ka aktivitete të gjalla kulturore? A lindin ide të mira nga vizita në një ekspozitë pikture? Ndjesia ime është që arti i ka këto efekte pozitive”.

Recesioni i fundit tregoi vulnerabilitetin e qyteteve dhe bashkësive që bazohen tek industria për mbijetesën e vet. Detroit është ende duke vuajtur nga kolapsi i industrisë së makinave dhe Uashington DC është duke u përpjekur të heqë qafe reputacionin si qytezë qeveritare – veçanërisht si pasojë e kërcënimit të krizës së deficitit të buxhetit federal.

“ثshtë e vështirë të thuash se si do të jetë ekonomia pas njëzet vjetësh”, thotë Harriet Tregoning, drejtore e zyrës së planifikimit në qytetin e Uashington DC.

“A është krijim shkatërrues ky që po ndodh. Vendet që mbijetojnë do të jenë ato që do të kenë qytetarë më të përgatitur me aftësi krijuese dhe të gatshëm për t’u përshtatur me kushtet e reja”, njësoj siç bëjnë artistët.

Ndërveprimi me artet është thelbësore për të ndërtuar një mjedis krijues në qytet, por kjo nuk është e nevojshme të krijohet vetëm përmes artit tradicional të galerive dhe muzeve.

“Unë mendoj se artet janë shumë të rëndësishme, por jo thjesht si artet tradicionale të përkufizuara si artet e bukura apo artet performuese. I gjithë seti i punësimeve kreative, përfshirë median, median dixhitale, arkitekturën dhe dizajnin. Këta janë sektorë jashtëzakonisht të rëndësishëm për qytetin tonë”, thotë ajo.

Por ndërsa arti konsiderohet i rëndësishëm, matja e vlerës monetare të krijuar nga arti për një lagje, një qytet apo një shtet, është ende shumë e vështirë. Sasia e biletave të shitura është vetëm një pjesë e vockël e përfitimeve, ndërsa shumë galeri e muze ekzistojnë jo për shkak se shesin bileta, por për shkak se përfitojnë donacione.

Kostoja dhe përfitimet e artit ndoshta nuk do të mund të llogariten kurrë, megjithëse shkencëtarët po punojnë për të zhvilluar statistikat e duhura.
G.Shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 26.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 13.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 13.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 20.0%
Back
Top