“Artan Kristo shkruante se duhet të vrasim në emër të Xhihadit”

Lauri

Anunnak
Pas disa javësh që hoxha nga Durrësi Artan Kristo ndodhet në qeli, zbardhet për herë të parë i plotë vendimi i Gjykatës së Tiranës. Sipas këtij vendimi, i arrestuari, nëpërmjet telefonit dhe faqes elektronike, bënte thirrje për nxitje të terrorizmit. Gazeta “Albania” ka mundur ta sigurojë të plotë këtë vendim dhe po e boton atë në numrin e sotëm. Në të jepen për herë të parë të dhënat si Shërbimi Informativ Shtetëror ka rënë në gjurmët e hoxhës.

V E N D I M
“Për kontrollin e vendeve“

Gjykata Rrethit Gjyqësor Tiranë e përbërë nga

GJYQTAR GERD HOXHA,

asistuar prej sekretares gjyqësore Elenita Zoto, sot më datë 12 tetor 2009, pasi mori në shqyrtim materialin procedues me nr. 1534 akti, që i përket:

KثRKUES : Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, përfaqësuar nga prokurori
Z.Ermir Beta.

OBJEKTI : Autorizimin e kontrollit të ambienteve :
• Banesë 3-katëshe, e personit nën hetim Artan Pëllumb Kristo, i njohur me emrin fetar Muhamed Abdullah Al Albani, e ndodhur në lgj.”Troplini”, fshati Rrashbull, Durrës.
• Klinikë mjekësore, e ndodhur në një banesë 2-katëshe, rrugica e Gjykatës së Apelit Durrës, Rr. ”Bajram Curri”, lagjja 14, Shkozet, Durrës, ku personi nën hetim Artan Pëllumb Kristo, i njohur me emrin fetar Muhamed Abdullah Al Albani, ushtron aktivitetin e tij.

BAZA LIGJORE : Neni 202 i K.Pr.Penale.
Gjykata, në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, pasi administroi aktet shkresore, dëgjoi kërkesën e prokurorit, i cili kërkoi dhënien e autorizimit të kontrollit të ambienteve të lartpërmendura; si dhe pasi shqyrtoi në tërësi çështjen

V ث R E N
Se nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë është sjellë për gjykim kërkesa për dhënien e autorizimit për kontrollin e ambienteve të lartpërmendura, ambiente në të cilat dyshohet se kryhet vepra penale e “Nxitjes, thirrjes publike dhe propagandës për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”, të parashikuar nga neni 232/a i K.Penal.
Nga shqyrtimi gjyqësor rezultoi se, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, mbi bazën e materialit kallëzues të ardhur me dt.10.06.2009 nga Shërbimi Informativ Shtetëror (më poshtë SHISH) ka regjistruar procedimin penal nr.2915, viti 2009, që bën fjalë për veprën penale të «Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste», të parashikuar nga neni 232/2 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit Artan Kristo.
Nga shqyrtimi i materialeve të çështjes penale rezulton se, shtetasi Artan Kristo, i biri i Pëllumbit, ka lindur në Shkodër me dt.19.01.1978. Aktualisht është banor i fshatit Rrushbull, Durrës. Ky shtetas është i martuar me dy gra dhe ka disa fëmijë. Sipas Prokurorisë rezulton se, shtetasi në fjalë pretendon se, ka përfunduar arsimin e lartë fetar, në Libi. Aktualisht njihet si praktikues dhe predikues i fesë myslimane. Në këtë fushë personi në hetim Artan Kristo njihet me emrin «Muhamed Abdulla Al Albani».
Aktivitetin e tij fetar Artan Kristo e realizon ndërmjet të tjerave edhe nëpërmjet komunikimit në rrugë telefonike dhe elektronike. Në website (faqe elektronike) Albselefet.net Forum Islam shfaqen disa pamje të shtetasit Artan Kristo, nga të cilat dyshohet se, ky shtetas synon mbështetjen ose kryerjen e veprave për qëllime terroriste.
Personi në hetim Artan Kristo prej një kohë të gjatë bën propagandë radikale islamike të llojit salafit-tekfirist, me një grup të vogël të rinjsh, në Rrashbull dhe Golem, duke dhënë këshilla radikale islamike. Këto këshilla dhe këtë propagande Artan Kristo e realizon edhe nëpërmjet website www.forum.islamik.com dhe www.udhezimedhedrita.net.

Konkretisht shtetasi Artan Kristo shprehet se:

« ...ka pasur ka dhe do të ketë Xhihad, i cili është obligim dhe detyrim për myslimanët, deri ditën e gjykimit... ; ...në Xhihad shkohet për të luftuar e për të vrarë qafirët, që janë bërë pengesë për vendosjen e shtetit islam, drejtësisë, pra duhet të kesh më se të vrasësh.... ; normalisht ne pranojmë edhe të vritemi sepse Xhihadi është luftë e shenjtë dhe obligim për myslimanin por jo vetëm të vritemi, por të vrasim... ; ne jemi pro Xhihadit, lutemi që të vij ajo ditë që të na mundësohet ta ndihmojmë islamin, ta bëjmë Xhihadin me atë të fjalës, forcës së krahut, bombës,...por duhet të përgatitemi sa më shumë që të kemi mundësi...».

Nisur nga përmbajtja e këtyre pamjeve filmike, këshillave dhe propagandës, Prokuroria pretendon se nxitet urrejtja fetare, e cila rrezikon përçarje sociale në familjet shqiptare dhe mirëkuptimin e bashkëjetesën brenda komunitetit mysliman dhe më gjerë.
Në rrugë operative janë siguruar të dhëna se, personi në hetim Artan Kristo ka në përdorim numrat e telefonisë celulare 069 20 26 900 dhe 068 23 20 860, 067 22 84 501, 067 23 32 205. Ky shtetas gjithashtu, komunikon nëpërmjet postës elektronike: [email protected].
Me vendimet e saj nr.98Akti, dt.10.09.2009 dhe nr.98/1 Akti, dt.24.09.2009, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për përgjimin e :
• telekomunikimeve nga/dhe me numrat e telefonisë celulare 069 20 26 900; 068 23 20 860; 067 22 84 501 dhe 067 23 32 205, të përdorur nga personi në hetim, shtetasi Artan Kristo alias “Muhamed Abdulla Al Albani.
• Telekomunikimeve të postës elektronike : [email protected]; faqes elektronike www.forum-islamic.com dhe wwwë.udhezimedhedrita.net, të përdorura nga personi në hetim Artan Kristo.
Nisur nga transkriptimet e bisedave, përmbajtja e pamjeve të shkarkuara nga website dhe nga materiali i parashtruar sa më sipër, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë pretendon se, ne rastin konkret kemi të bëjmë me vepër penale, me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe për nevoja të hetimit të kësaj vepre penale është i nevojshëm kontrolli i ambienteve të lartpërmendura.
Në rastin konkret, Gjykata vëren se, ekziston dyshimi i arsyeshëm se, në ndërtesat e lartpërmendura, ku banon dhe ushtron aktivitetin e tij personi në hetim Artan Kristo, mund të fshihen prova materiale, të dhëna apo, gjurmë të sendeve që i përkasin veprës penale, të parashikuar nga neni 232/a i K.Penal.
Këto përfundime rezultuan të provuara nga administrimi në seancë i provave të paraqitura nga Prokuroria të cilat janë: urdhër për regjistrimin e procedimit penal nr.2915, dt.27.08.2009; kërkesë nr.1845 prot, dt.27.08.2009 e SHISH për fillimin e ndjekjes penale bashkëlidhur shkresën nr.1845/1prot, dt.31.08.2009 me dokumentacionin mbështetës; vendim për këqyrjen e website Albselefet.net Forum Islam etj…; vendimi nr.98 Akti, dt.10.09.2009 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë; të dhëna personale të personit në hetim Artan Kristo, proces-verbale të transkriptimit të bisedave; e në tërësi materiali i procedimit penal nr.2915, viti 2009, në ngarkim të personit në hetim Artan Kristo, i sjellë për vlerësim nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

PثR KثTO ARSYE
Gjykata, bazuar në nenet 202 e 205 të K.Pr.Penale

V E N D O S I

1 1. Autorizimin e kontrollit të ambienteve :
• Banesë 3 katëshe, e personit nën hetim Artan Pëllumb Kristo, i njohur me emrin fetar Muhamed Abdullah Al Albani, e ndodhur në lgj.”Troplini”, fshati Rrashbull, Durrës.
• Klinikë mjekësore, e ndodhur në një banesë 2 katëshe, rrugica e Gjykatës së Apelit Durrës, Rr.”Bajram Curri”, lgj.14, Shkozet, Durrës, ku personi nën hetim Artan Pëllumb Kristo, i njohur me emrin fetar Muhamed Abdullah Al Albani, ushtron aktivitetin e tij.

SEKRETARE Elenita Zoto
GJYQTAR Gerd Hoxha
GAZETA ALBANIA
 
Titulli: “Artan Kristo shkruante se duhet të vrasim në emër të Xhihadit”

Teper shqetesuese mesazhet qe percjell ky individ apo te tjere si ky.

Jane nje problem shqetesues ne rritje qe kerkojne kundershtim nga publiku dhe organet e sigurise. E ardhmja e shqiperise historikisht ka qene ne duar te mbeturinave si keto qe i kane sherbyer interesave te grupimeve brenda shoqerise duke i sjellur vuajtje te gjata shoqerise ne pergjithesi. Historia tenton te perserise veteveten por shqipetaret kane ne dore te mos e lejojne ate qe te ndodhe nese jane te informuar, angazhuar dhe bashkuar kunder ketyre problemeve perpara se te kthehen ne fenomene.
 
Titulli: “Artan Kristo shkruante se duhet të vrasim në emër të Xhihadit”

Lauri po të ishte Papa vizitor i rregullt i FV-s me siguri se do të shpërblente me "Atleti di Cristo." Po të bie n'desh firma me temat nejse meqë ra fjala hera e parë që po shoh musliman me mbiemër Kristo LOL dhe ky si hoxhë që qenka duhet ta dijë që Xhihadi domosdoshmërisht nuk simbolizon LUFTثN. Xhihadi në kuptimin e plotë dmth PثRPJEKJE!

Një njeri kryen xhihadin kur:

Kryen shkollimin me sukses.
Respekton familjen prindërit dhe shoqërinë.
Martohet, krijon familje.
Qëndron larg gjërave të këqija.
Lufton kundër epshit të tij.
Lufton për mbrojtjen e vendit të tij nga pushtuesi.
etj, etj etj etj.

Nguliteni në kokë njerëz me XHIHAD nuk nënkuptohet vetm LUFTث, vrasje, torturë etj!
 
Titulli: “Artan Kristo shkruante se duhet të vrasim në emër të Xhihadit”

« ...ka pasur ka dhe do të ketë Xhihad, i cili është obligim dhe detyrim për myslimanët, deri ditën e gjykimit... ; ...në Xhihad shkohet për të luftuar e për të vrarë qafirët, që janë bërë pengesë për vendosjen e shtetit islam, drejtësisë, pra duhet të kesh më se të vrasësh.... ; normalisht ne pranojmë edhe të vritemi sepse Xhihadi është luftë e shenjtë dhe obligim për myslimanin por jo vetëm të vritemi, por të vrasim... ; ne jemi pro Xhihadit, lutemi që të vij ajo ditë që të na mundësohet ta ndihmojmë islamin, ta bëjmë Xhihadin me atë të fjalës, forcës së krahut, bombës,...por duhet të përgatitemi sa më shumë që të kemi mundësi...».

Lauri po të ishte Papa vizitor i rregullt i FV-s me siguri se do të shpërblente me "Atleti di Cristo." Po të bie n'desh firma me temat nejse meqë ra fjala hera e parë që po shoh musliman me mbiemër Kristo LOL dhe ky si hoxhë që qenka duhet ta dijë që Xhihadi domosdoshmërisht nuk simbolizon LUFTثN. Xhihadi në kuptimin e plotë dmth PثRPJEKJE!

Një njeri kryen xhihadin kur:

Kryen shkollimin me sukses.
Respekton familjen prindërit dhe shoqërinë.
Martohet, krijon familje.
Qëndron larg gjërave të këqija.
Lufton kundër epshit të tij.
Lufton për mbrojtjen e vendit të tij nga pushtuesi.
etj, etj etj etj.

Nguliteni në kokë njerëz me XHIHAD nuk nënkuptohet vetm LUFTث, vrasje, torturë etj!

Nuk e kuptoj se per c'fare flisni. Mjafton qe ju te shikoni se c'fare do te thote per te pandehurin Kristo tani. Me duket ironi e pa vend. Ne nje fare menyre ju po i jepni mbeshtetje. Ne vend qe te perqendroheni tek mesazhi perqendroheni se kush e perciell ate.

Ndersa ajo per titullin besoj se eshte paksa e egzagjeruar, jashte realitetit dhe shume e pavend.

Ju e dini shume mire qe Papa mbi te gjitha eshte i shkolluar (ketu nuk behet fjale per fillore, por me doktorature dhe dekorata nder me te lartat te njohura ne bote) dhe te merret me budalliqe te tilla eshte e jashtebotshme, duke patur parasysh edhe numrin e larte te sherbyeseve te tij qe jane poashtu me doktoratura te larta ne fusha te ndryshme.

Nga ana tjeter ju e dini qe tituj si ky i kane marrur njerez si Skenderbeu dhe te krahasohet ndonjeri ketu ne forum me te, me gjithe respektin qe kam per te gjithe, do te ishte nje loje qesharake.

Gjithsesi ju e dini qe jeni me i zgjuar se kaq dhe mund te aktroni edhe me mire.
 
Titulli: “Artan Kristo shkruante se duhet të vrasim në emër të Xhihadit”

Arabe shqip foles, kujdes prapanicat me postimet tuaja, sepse shume lehte mund te shkoni ta intervistoni personalisht Kriston lol
 
kush e thotë këtë... MBETURINA E KOMUNIZMIT!
 
Titulli: “Artan Kristo shkruante se duhet të vrasim në emër të Xhihadit”

kush e thotë këtë... MBETURINA E KOMUNIZMIT!

O Met, po ty se kuptoj pse te dogji, apo edhe ti si Kristo mendon ?

E mbi te gjitha djalosh, mos u bej i mete, ateizmi nuk eshte produkt komunizmi, por ndricimi.:gjujpeshk:
 
Titulli: “Artan Kristo shkruante se duhet të vrasim në emër të Xhihadit”

njerez te tille ndyjne rregullat e fete e ndryshme...
 
Titulli: “Artan Kristo shkruante se duhet të vrasim në emër të Xhihadit”

Islamin nuk e perfaqeson nje person. Nuk gjykohet asnje besim fetar ne baze te pasueseve, por ne baze te librit te shenjte te tyre.
 
Po pse nga e marrin frymezimin ata lover ?
 
Titulli: “Artan Kristo shkruante se duhet të vrasim në emër të Xhihadit”

Po pse nga e marrin frymezimin ata lover ?
po ju nga e merrni frymezimin te fyeni te tjeret ne emer te fyerjes se nje individi i nderuar nostra
 
Titulli: “Artan Kristo shkruante se duhet të vrasim në emër të Xhihadit”

Po pse nga e marrin frymezimin ata lover ?

Nuk e kane kuptuar drejt Islamin.
 
Titulli: “Artan Kristo shkruante se duhet të vrasim në emër të Xhihadit”

Ju lutem antareve te forumit te respektoj mendimet e cdo kujt , ska pse i kunderveheni njeri tjeteri .
Gjithesesi fen e dim si esht individ te semur hasim perher ska pse te na bejn habi keto gjera.
Feja esht 1 njeriu e deformen ate.
 
Titulli: “Artan Kristo shkruante se duhet të vrasim në emër të Xhihadit”

Po pse nga e marrin frymezimin ata lover ?

po ju nga e merrni frymezimin te fyeni te tjeret ne emer te fyerjes se nje individi i nderuar nostra

se din a ? nga KING KONG-U :P
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top