Arsyet e ndalimit të adoptimit të fëmijës në Islam

MasteR

I'm offline
1. Islami, çdo çështje dhe raport e ndërton mbi bazën e të vërtetës e drejtësisë dhe vazhdimisht e kultivon atë. Atribuomi i një fëmije ndonjë prindi të pavërtetë, të shpikur është falsifikim i kësaj të vërtete.

2. Lidhja familjare në mes të prindërve e fëmijëve dhe në mes të anëtarëve të familjes në Islam është lidhje e fortë e cila ndërtohet mbi lidhjen që formohet nga gjaku dhe prejardhja e përbashkëte, e jo sipas marrëveshjeve dhe dëshirave të tyre. Prandaj edhe Islami e ndaloi martesën në mes të afërmve, për ta ruajtur këtë lidhje të fortë.

3. Nëse lidhja në mes të familjarëve ka ndodhur me shtrembërimin e të vërtetës, atëherë paraqiten probleme që burojnë nga vetëdija se kjo familje është artificiale dhe nuk e ka atë lidhshmëri të gjakut dhe prejardhjes së përbashkët. Kjo mes të afërmve shkakton, pabarazi, nënçmim, grindje, armiqësi, incest dhe dukuri tjera negative. Për këtë shkak sistemi i adoptimit kundërshtohet me fondamentet e ligjit hyjnor dhe moralet e larta.

4. Ruajtja e drejtave të trashëguesve është obligim të cilin e mbron Islami dhe kjo trashëgimi u takon pasardhësve të vërtet (që kanë afërsinë nga gjaku). Po që se ne e lejojmë adoptimin duke i lejuar fëmijës së adoptuar të drejtën e pjesëmarrjes në trashëgimi, atëherë cenojmë të drejtat e trashëgimtarëve dhe krijojmë armiqësi në mes të tyre dhe fëmijës së adoptuar.

5. Adoptimi nuk e realizon të drejtën e atësisë. Ai në fakt tenton ta përligj pretendimin që një njeri të bëhet prind i ndonjë fëmije. Kështu që kur të thirret dikush në emër të dikujt tjetër që nuk është i tij, kjo thirrje është e falsifikuar, të cilën nuk e pranon as ligj hyjnor e as logjika e shëndosh. Prandaj Allahu i Madhëruar thotë:“ Thërritni të adoptuarit sipas etërve të tyre! Kjo është më e drejtë tek Allahu...”[1]

6. Me adoptim i bëhet padrejtësi prindërve të vërtetë dhe njëkohësisht i nëpërkëmbet nderi njerëzor dhe të drejtat e tij si prindër. ثshtë e mundur të thuhet se adoptimi ndodh me heqjen dorë nga atësia e prindërve të vërtete, mirëpo edhe mohimi i atësisë nuk është e drejtë e tyre. Pastaj edhe jo rrallëherë herë ndodh që ata të pendohen, e pas shumë viteve ta kërkojnë rikthimin e kësaj të drejte.

7. Gjithashtu me adoptim i bëhet padrejtësi edhe fëmijës së mitur, pasi që i ndryshohet prejardhja, prindërit, i shtrembërohet e vërteta dhe ai rritet në këtë formë. Kurdo herë ai do ta kuptoj të vërteten dhe kjo për shumë nga ata është një goditje e shok që ndikon në personalitetin e karakterin e tij. Etj.



اfarë lloj adoptimi lejon Islami

Nëse themi se Islami ndalon adoptimin, atëherë nuk duhet të kuptojmë se Islami ndalon përkujdesjen ndaj fëmijëve të braktisur, bonjak dhe ata që kanë nevojë për vëmendje e ndihmë. Aq më pak që një familje ta merr për sipër rritjen e edukimin e një fëmije që nuk ka mundësi të rritet në rrethin familjar të tij. Në fakt, një nga gjërat të cilat Islami nxit më së shumti njerëzit është përkujdesja dhe ofrimi i edukimit fëmijëve që kanë nevojë për këtë.

Gjithashtu këtu duhet ta sqarojmë edhe atë se shumë njerëz mendojnë se fëmijët të cilët lindin si rezultat i marrëdhënieve seksuale jashtëmartesore (zina), janë fëmijë që ndjellin të keqen dhe kështu ata përbuzen, madje edhe ofendohen duke i quajtur fëmijë kopil, etj. ثshtë e vërtet se Islami ndalon marrëdhëniet jashtëmartesore në mes të një mashkulli e femre dhe e konsideron këtë si një nga mëkatet e mëdha. Mirëpo për këtë mëkat as për së afërmi nuk ngarkohet fëmija i cili lind si rezultat i kësaj marrëdhënie. ثshtë parim në jurisprudencën islame se: “Askush nuk do ta bartë barrën e tjetrit”.[2] Për këtë shoqëria e ka obligim që të përkujdeset për këta fëmijë dhe tua siguroj nevojat të cilat kërkohen për rritjen dhe edukimin sa më të mirë e tyre.

Prandaj duhet ta kemi parasysh se Islami nxit që njeriu, ose familja ta merr për sipër një fëmijë të braktisur, ose jetim dhe ta rris e edukoj. Kështu, ai i jep vendbanim, e ushqen, e veshë, e mëson dhe e trajton si fëmijë të vetin por jo edhe ti`a ndryshoj prejardhjen dhe ti`a atribuoj vetës se është fëmijë i tij i vërtetë.

Islami e lavdëron gjestin e tillë dhe njeriun e tillë e shpërblen me xhennet. Allahu i Madhërishëm në lidhje me këtë thotë:

“Të pyesin ty për jetimët, thuaju: “T’u bëni mirë atyre është vepër e bukur. Nëse jetoni bashkë me ata, dijeni se janë vëllezërit tuaj. Allahu di ta dallojë keqbërësin prej mirëbërësit.”[3]

Ndërsa Pejgamberi, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, ka thënë:

"Unë dhe ai që përkujdeset për jetimin, në xhennet do të jemi si këta dy gishta (i ka ngritur gishtin tregues dhe atë të mesëm)."[4]

Në përfundim edhe një herë e theksojmë se Islami ndalon adoptimin i cili shpie në ndryshimin e prejardhjes së fëmijës dhe falsifikimin e prindërve të tij, pasi që kjo shtrembëron të vërtetën dhe cenon të drejtat e individëve qofshin ata fëmijët e adoptuar, prindërit e vërtetë ose edhe trashëgimtarët. Ndërsa, në anën tjetër, lejon dhe nxitë në përkujdesjen, edukimin dhe rritjen e fëmijëve të cilët kanë nevojë për këtë, sikurse fëmijët e braktisur, jetim, ata që nuk kanë mundësi të rriten me prindërit e tyre të vërtet, por duke mos ua ndryshuar origjinën dhe prejardhjen e tyre.



postuar nga :A.Abazi
 
Back
Top