! - !
Once upon a time...
Shkruar nga Anisa Tahiri, Psikologe
Sa bukur të rrinë këto pantallonat! Kjo ngjyra të shkon shumë! Ti je ekspert për këtë temë! Çfarë do bënim ne, po të mos ishe ti që t’i jepje zgjidhje situatës!
Këto lëvdata mund t’i keni dëgjuar shpeshherë në ambientin tuaj të punës apo mes miqsh. Të njëjtat fjalë që mund të tingëllojnë si kompliment, mund dhe të tingëllojnë si lajka, në varësi të tonit të zërit, personit që i thotë, dhe kontekstit. Besojmë që dhe ju si ne, sa herë keni dëgjuar të tilla fjalë, keni pyetur veten nëse këto janë lajka apo komplimente, nëse vërtet funksionojnë dhe nëse individi të cilit i drejtohen e kupton që ato fjalë mund të mos jenë të vërteta.
Studimet e njëpasnjëshme kanë treguar që në hierarkinë e biznesit lajkat kanë rezultuar të suksesshme, dhe se kjo taktikë i “ka dhënë një dorë” individëve kur kanë dashur të ngrihen në detyrë, të marrin një ngritje page, apo të fitojnë një vend pune.
Por, lajkat nuk përdoren vetëm nga individët kundrejt njëri-tjetrit. Përkundrazi ato janë përdorur gjerësisht nga reklamuesit, madje konsiderohet si një ndër format më të vjetra të bindjes së konsumatorëve për të blerë një produkt të caktuar. Jo rrallëherë, përdorimi i lajkave ndaj konsumatorëve është kritikuar si një formë e pandershme e marketingut, por fatkeqësisht vazhdon, sepse ka pasur shumë rezultat.
Në vitin 2010, Journal of Marketing Research, një ndër revistat me prestigjioze të Marketingut, ka publikuar një artikull akademik shkruar nga studiues nga Hollanda dhe Hong Kongu, ku tregohet se kur Personi A i bën lajka Personit B, në fakt është ai që e vështron situatën nga larg, pra Personi C i cili fokusohet nëse lëvdata ishte apo nuk ishte e sinqertë. Ndërsa personi B është shumë i zënë duke kthyer përgjigje e duke qënë pjesë e bashkëbisedimit.
Por çfarë ndodh në mendjen tonë kur dëgjojmë lajka dhe pse funksionojnë kaq mirë?
Kur dëgjojmë fjalë të mira për veten, ne fillojmë të ndihemi mirë, na ngrihet humori, fillojmë të ndihemi superiorë, vetë-vleresimi pëson një rritje të mjaftueshme që personi përballë të marrë nga ne atë që do, qoftë kjo të blejmë produktin që ai shet, të ofrojmë shërbimin që ai kërkon, apo edhe t’i bëjmë atë nder që ka kaq kohë që e kërkon.
Çështja është që qenia njerëzore ka tendencën që të besojë çdo gjë të mirë që dëgjon për veten. Ndaj kur dëgjojmë lajka, menjëherë i krahasojmë ato me konceptin që ne kemi për veten. Për sa kohë lajkat do të shkojnë paralel me sesi e njohim ne veten, ato do të kenë efekt.
Thënë ndryshe, lajkat funksionojnë sepse ne duam të besojmë që jemi të mrekullueshëm, njerëz me zemër të mirë, të bukur, të aftë, të shkathët, të zgjuar, dhe superiorë.
Por çfarë e bën këtë temë edhe më interesante është që, edhe kur personi B e di, pra është i ndërgjegjshëm që fjalët që dëgjon janë lajka dhe mund të mos jenë 100% të vërteta, sërish ato kanë shumë efekt. Jehona e tyre mbetet dhe në plan afatgjatë ato vërtet i shërbejnë Personit A sepse kënaqësia e të dëgjuarit fjalë të mira ngel ne mendje.
Lajkat janë një art më vete, ai që di si t’i bëjë në vendin e duhur, personit të duhur, në momentin e duhur, përfiton. Tregohet një histori ku mbreti paralajmërohet nga këshilltarët se në pallatin e tij do të vinte dikush që kishte arritur gjithçka me lajkat dhe fuqinë e fjalës. Mbreti bëhet kureshtar dhe kërkon që t’ia sjellin përpara tij. Kur ai vjen, fillon të komplimentojë mbretin, t’i thotë sa lider i mrekullueshëm që ishte dhe sa shumë e donte populli i tij. Këshilluesi i tij i thotë: “E shikoni madhëri sa lajkatar që është”? Mbreti ia kthen se deri në atë moment ai nuk kishte dëgjuar asnjë lajkë, por vetëm të vërteta!!
Businessmag.al