Arrijnë ndihmat Turke në Gaza

Ado

FISEBILIL-LAH
Arrijnë ndihmat Turke në Gaza
Kombet e Bashkuara kanë filluar me shpërndarjen e ndihmave humanitare që gjendeshin në “Flotën e Lirisë” që ishte sulmuar nga komandot Izraelite muajin e kaluar.

E premte 2 Korrik 2010 11:28

Banorët e Rripit të Gazës vazhdojnë të jetojnë në kushte të rënda nën shtetrrethimin e hekurt Izraelit si dhe mbylljen e kufirit nga ana e Egjiptit. Të vetmet rrugë për furnizimin e banorëve me materiale të nevojshme ushqimore e të tjera janë tunelet nëntokësore të cilat shpeshherë bombardohen nga ushtria Izraelite.

Ndërsa ndihmat që ishin nisur nga Turqia për në Gaza muajin e kaluar më në fund arritën cakun e vet këto ditë.

“Kombet e Bashkuara po punojnë në shpërndarjen e disa prej këtyre gjësendeve për ata që kanë më shumë nevojë,” thuhet në një deklaratë. “Ndërsa ndihma tjera priten të vijnë gjatë tjetrës javë.”

Anijet dhe ndihmat ishin dërguar për në portet Izraelite kurse për në Gaza po dërgohen përmes tokës.

Qeveria e Hamasit kishte vënë ultimatum që do të pranonte ose të gjitha ndihmat ose asgjë na to.
 
Titulli: Arrijnë ndihmat Turke në Gaza

Po normale mer qe do mbrrine se ska lojra me keto,me duket dje jan takuar Erdogan edhe Letanjahu ne nje takim te fshehte
 
Titulli: Arrijnë ndihmat Turke në Gaza

u pushtua Izraeli nga Turqia,

ja qe Izraeli thoshte qe do bej namet,

a besoni ju qe Turku ka pasur plane per pushtim nese do ti prekshin anijet per te dyten here,

nuk ka popull ma te forte se Turqit ne bote, lol
 
Titulli: Arrijnë ndihmat Turke në Gaza

Mendoj se me turkun izraelianet nuk do bejne filma dhe me mire qe nderhyri turqia sepse te gjitha vendet e tjera po benin lojra jo ti ndihmojme jo ti leme pffff kane ndenjur shume indiferent per krimet e izraelianeve ndaj palestinezeve duke ngelur gjithmone ne diskutime dhe asnjehere nuk vepruan si duhet sepse nuk kane patur interes te prishnin mardheniet me Izraelin edhe pse e dinin shume mire qe ishte ne faj ndaj popullsise palestineze .
Shpresoj ti jepet fund kesaj gjendje sepse ne fund te fundit vetem populli dhe njerzit e thjeshte te palestines po vuajne
 
Back
Top