Arrihet të lexohet mëndja e njeriut

Lou Lou

Witch
[video]http://www.balkanweb.com/TV/index.php?id_categoria=40&id_ansalive=12272[/video]

Shkencëtarët në universitetin e Kalifornisë kanë arritur të riprodhojnë “filmin” që luhet në mendjen e një njeriu. Për të rikrijuar dinamikën e eksperiencës vizive, ata përdorën rezonancë magnetike funksionale për imazhet (fMRI) për të matur aktivitetin e trurit të vullnetarëve që shihnin disa klipe të shkurtra. Në të majtë duken kripet e para nga vullnetarët e eksperimentit, ndërsa në të djathtën janë imazhet e lexuara nga makina në mendjen e vullnetarëve.

Një model llogaritës iu shtua të dhënave të fMRI-së për të riprodhuar imazhet.
Ekipi i shkencëtarëve, i drejtuar nga Shinji Nishimoto dhe Jack Gallant, thanë se gjendemi dekada larg nga arritja e leximit të mendimeve të njerëzve.
Zbulimi mund të bëhet një mjet i rëndësishëm për komunikim, prej njerëzve që janë të paralizuar apo pacientëve në koma. (a.h/BalkanWeb)
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Arrihet të lexohet mëndja e njeriut

He pra se kur lexova artikullin qenka ndryshe, u trembem nga qejfi :p
 
Back
Top