Arrestohet terroristi Najim Laachraoui, i dyshuari kryesor për sulmin në Bruksel

legjenda

Tetova
- Policia belge ka lajmëruar se ka arrestuar të dyshuarin për sulmet e djeshme në Bruksel, i cili ishte në kërkim të vazhdueshëm që nga dita e djeshme.

Najim Laachraoui i cili ishte bashkë me dy vëllëzërit që e hodhën vetën në erë, u arratis nga aeroporti pas sulmit.

Ai dyshohet se ka prodhuar bomba që janë shpërthyer në Paris më 13 nëntor dhe besohet se ka krijuar bomba tjera që vranë 31 persona dhe plagosën qindra tjerë gjatë shpërthimit të djeshëm.

Policia ka thënë se Najim Laachraoui kishte ikur në Siri në vitin 2013, por u kthye dje në Bruksel me identitet tjetër.

Najim, u arrestua nga forcat speciale në një zonë të quajtur Anderlecht.



Kamikazët e aeroportit janë dy vëllezër të lidhur me atentatet e Parisit

Dy vëllezërit Khalid dhe Ibrahim El Bakraoui, që dyshohet se kanë marrë me qera apartamente për komandot që zhvilluan atentatet në Paris, janë identifikuar si pjesë e autorëve që zhvilluan sumet kamikaze në Bruksel, njoftoi sot media belge.

Autoritetet belge kishin publikuar që të martën një imazh të marrë nga një kamer sigurie të tre të dyshuarve të atentateve të aeroportit në Bruksel.

Të paktën 34 perona kanë vdekur dhe më shumë se 200 janë plagosur në dy atentate, që ndodhën të martën në aeroportin Zaventem dhe stacionin e metrosë në kryeqytetin Evropian.

Këto sulme janë marrë përsipër nga grupi xhihadist Shteti Islamik (ISIS).

Belgjika në zi; paralajmërohen sulme të tjera

Prodhuesi i bombave që besohet të jetë prapa sulmeve terroriste në Paris ka dalë të jetë si i dyshuari kryesor i sulmeve të tmerrshme të së martës në Bruksel.

Belgu Najim Laachraoui, 24-vjeç, është një komandant i dyshuar i Shtetit Islamik që kishte prodhuar bombat vetëvrasëse të përdorura në sulmet e Parisit në nëntor.

Ai momentalisht është personi më i kërkuar në Evropë pasi vitin e kaluar i shpëtoi kapjes së policisë kur u kthye nga Siria.

ثshtë thënë se Laachraoui mund të jetë personi misterioz në qendër të ndjekjes dramatike ndaj një prej bombarduesve të dyshuar që sulmuan aeroportin e Brukselit.

Tre persona janë kapur në kamerat e sigurisë duke shtyrë karrocat e valixheve në aeroportin Zaventem pak momente para sulmit.

Dy prej tyre besohet të kenë hedhur veten në ajër por i treti, i cili kishte të veshur një këmishë të bardhë dhe një kapelë të errët, mbetet në arrati dhe ka qenë në qendër të ndjekjeve të kryera në rajonin Schaerbeeknë Bruksel.

Laachraoui është rritur në Schaerbeek dhe ka ngritur së paku një fabrikë për prodhimin e bombave atje disa javë para sulmeve në Paris. Dyshohet se ai ka qenë edhe organizatori i sulmit të fundit pasi është thënë se i njëjti eksploziv – i quajtur “Nëna e Djallit” – është përdorur.

▶Zbulohet emri i të dyshuarit kryesor prapa sulmeve në Bruksel

Belgjika ka nisur tre ditët e zisë kombëtare, pas sulmeve me bomba që kanë goditur të martën Brukselin, duke vrarë 34 veta dhe plagosur rreth 250 të tjerë.

Policia është duke vazhduar kërkimet masive për një të dyshuar, që është kapur nga kamerat e sigurisë, pak përpara shpërthimit të dy bombave në aeroportin Zaventem.

Rreth një orë më vonë, një tjetër shpërthim ka goditur një stacion të metrosë në lagjen Maelbek.

Grupi ekstremist Shteti Islamik (IS) ka thënë se qëndron prapa sulmeve dhe ka paralajmëruar sulme të tjera.

Departamenti amerikan i Shtetit ka paralajmëruar qytetarët amerikanë për “rreziqet potenciale” të udhëtimit në Evropë.

Në deklaratën e tij thuhet se grupet terroriste po planifikojnë “sulme të afërta në Evropë, duke vënë në shënjestër ngjarjet sportive, vendet turistike, restorantet dhe transportin”.

Sulmet e së martës kanë ndodhur katër ditë pas arrestimit të Salah Abdeslamit në Bruksel. Hetuesit thonë se Abdeslam ka qenë i përfshirë në sulmet terroriste në Paris, nëntorin e kaluar.

Policia po bën bastisje në Bruksel dhe në gjithë Belgjikën, në përpjekje për të gjetur personat që kanë lidhje me sulmet.

Policia ka lëshuar paralajmërim për një person, i cili, në kamerat e sigurisë në aeroport, është parë duke ecur me dy të dyshuar të tjerë, pak para shpërthimeve.

Ai është parë duke shtyrë një karrocë me valixhe, ku besohet se ka qenë një bombë, e cila nuk ka eksploduar. Dy personat e tjerë supozohet se kanë vdekur pasi kanë shpërthyer pajisjet vetëvrasëse.

Një shofer taksie, i cili ka dërguar tre të dyshuarit në aeroport, i ka dhënë policisë një adresë në zonën Shaerbek në Bruksel, ku janë zbuluar një tjetër pajisje shpërthyese, një flamur i Shtetit Islamik dhe sende të tjera.

Belgjika ka rritur alarmin e terrorizmit në nivelin më të lartë.

Transporti në Bruksel është paralizuar pas shpërthimeve, por disa shërbime kanë nisur më vonë. Aeroporti pritet të rihapet pas disa ditësh.

Kryeministri belg, Charles Michel, ka thënë se e marta ka qenë “një ditë e tragjedisë, një ditë e zezë” dhe u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë “qetësi dhe solidaritet”.

Udhëheqësit botërorë kanë dërguar po ashtu ngushëllime dhe mesazhe solidariteti.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, i ka cilësuar shpërthimet si “sulme të egra ndaj njerëzve të pafajshëm”, ndërsa 28 udhëheqësit e Bashkimit Evropian, përmes një deklarate të përbashkët, kanë thënë se shpërthimet kanë qenë “sulm mbi shoqërinë tonë të hapur dhe demokratike”.

“Sulmet në Bruksel na kujtojnë se sa e rëndësishme është që ne të qëndrojmë së bashku në luftën kundër terrorizmit. Të gjithë aleatët e NATO-s janë pjesë e koalicionit që lufton Shtetin Islamik”, ka thënë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Sulmet në Bruksel, ISIS merr përgjegjësinë; publikohet foto e të dyshuarve

Përgjegjësinë e sulmeve terroriste në Bruksel, të kryera gjatë mëngjesit të kësaj të marte në aeroport dhe në metro, prej të cilave mbetën të vdekur të paktën 30 persona, e ka marrë grupi xhihadist i Shtetit Islamik.

Agjencia informative e xhihadistëve, “Amaq” bën të ditur se kamikazë të ISIS, të mbërthyer me rripa me eksplozivë, kanë kryer të dyja sulmet. Media belge njofton se policia është vënë në ndjekje të një prej agresorëve, i cili duket se u ka mbijetuar sulmeve.

Sulmet e koordinuara shkaktuan alarme sigurie në të gjithë Europën, si dhe nxitën shprehjen globale të mbështetjes, vetëm 4 ditë pasi policia e Brukselit kapi të dyshuarin e mbijetuar të sulmeve terroristë të Parisit, nëntorin e kaluar, të marra përsipër sërish nga ISIS.

Një dëshmitar tha se kishte dëgjuar të thirrura në arabisht dhe disa të shtëna, përpara se dy shpërthimet të dëgjoheshin në lozhën e nisjeve të Aeroportit të Zeventemit, si dhe në një metro.

Media belge ka publikuar një foto prej kamerave të sigurisë të 3 të rinjve, të cilët shtyjnë karrocat ku ishin vendosur valixhet përmes aeroportit, e që konsiderohen si të dyshuarit kryesorë të këtij sulmi. Po sipas mediave, dy prej tyre dyshohet të kenë hedhur veten në erë, ndërsa policia është vënë në ndjekje të të tretit. Ndërkaq, Prokuroria e Brukselit konfirmon se personi me të bardha ka qenë subjekt i hetimeve.

“Amaq” deklaroi se grupi i Shtetit Islamik ka marrë përgjegjësinë vetëm pak orë pas sulmeve të mëngjesit. “Luftëtarë të Shtetit Islamik kanë hapur zjarr brenda Aeroportit të Zaventemit, përpara se disa prej tyre të aktivizonin rripat e eksplozivit, ndërkohë që një kamikaz martir hodhi veten në erë në stacionin e metrosë së Maalbeekut”, thuhet në agjencinë e xhihadistëve.

Presidenti amerikan Barack Obama udhëhoqi thirrjet për mbështetje ndaj kryeministrit belg, Charles Michel, vetëm pak pasi Brukseli u fut në një gjendje virtuale “shtetrrethimi”. “Duhet të jemi të gjithë bashkë, pavarësisht kombësisë, racës apo besimit në luftën kundër përhapjes së terrorizmit”, tha Obama gjatë një konference për shtyp në Kuba. “Ne mundemi dhe do t’i mposhtim ata që kërcënojnë qetësinë dhe sigurinë e popujve anembanë botës”.

Michel foli gjatë një konference për shtyp në Bruksel, duke e quajtur këtë të sotmen një “moment të zi” për vendin e tij. “Ajo që ne kishim frikë ndodhi”.

Shpërthimet ndodhën pas arrestimit në Bruksel të pjesëmarrësit të dyshuar të sulmeve të Parisit, ku mbetën të vdekur 130 persona. Policia belge dhe ushtarët kanë zbritur në terren dhe kanë qenë në gjendje maksimale alarmi që prej atëherë, pasi i frikësoheshin një hakmarrjeje, por sulmet ndodhën sërish, madje në zona tepër të populluara.

Seri shpërthimesh në Belgjikë - 34 të vrarë nga sulmet terroriste në Bruksel

Deri më tani sipas të dhënave zyrtare të Qendrës Krizave janë këto informacione që janë të konfirmuara dhe që janë bërë publike për median:

Numri i viktimave për momentin ende nuk është i formës së prerë.

– Aeroporti Brukselit: Dhjetëra njerëz kanë vdekur dhe qindra të tjerë janë plagosur

– Molenbek: Njëzet njerëz kanë vdekur dhe rreth 130 të tjerë janë plagosur

Niveli Kërcënimi vlerësohet në 4 dhe do të mbahet i lartë në gjithë vendin deri sa të jetë i nevojshëm. OCAM kryen vlerësime të vazhdueshme. Masat e sigurisë mund të përshtatet sipas çdo kohë. اdo ndryshim do të komunikohen menjëherë nëpërmjet kanaleve të komunikimit të Qendrës Krizave.

Niveli i alarmit 4 do të thotë rreziku është ende shumë i lartë dhe se të gjithë duhet të jetë vigjilentë.

Deri në orën 16:00 gjendja është kjo:

– Niveli i sigurisë 4 mbetet në të gjithë vendin

– Qytetarët duhet të qëndrojnë brenda

– Në lidhje me shkollat, prindërit të shkojnë e të marrin fëmijët e tyre

– Transporti publik ka rifilluar shërbimin e tyre pas orës 16:00

– Trenat stacionet në pjesën veri-jug janë rihapur në orën 16:00 me masa shtesë të sigurisë.

– Linjat Metro 2 dhe 6 do të restaurohen me shpejtësi

– Trafiku ajror në aeroportin e Brukselit mbetet i mbyllur sot

– Kontrollet janë forcuar në kufi

– Prania e policisë dhe ushtrisë është rritur në vende strategjike

– Qeveria kërkon që të gjithë të vazhdojnë të jetë vigjilentë ndaj situatës

▶ Pamje tragjike! Ja si u shndërrua Aeroporti i Brukselit në një ferr të vërtetë (Foto/Video)

▶ Shpërthimet shtyjnë raundin e bisedimeve në mes të Prishtinës dhe Beogradit

▶ Pas ngjarjeve në Bruksel edhe Kosova shton masat e sigurisë

▶ Obama flet nga Kuba: Bota të bashkohet kundër terrorizmit

▶ Dy të arrestuar për sulmet në Bruksel

▶ Ky është heroi i ditës së sotme në Bruksel

▶ Rrëfimi i Vjosa Musliut për sulmet në Bruksel (Video)

▶ Rrëfejnë dëshmitarët: “Kishte vetëm gjak, trupat ‘fluturonin’– sikur të kishte ndodhur apokalipsi

▶ Shpërthimet në Bruksel, Europa në alarm

Disa shpërthime të kontrolluara janë bërë gjatë mesditës në Bruksel.
Një shpërthim është bërë në pallatin Mbretëror të Belgjikës dhe një tjetër shpërthim i kontrolluar është bërë edhe në aeroportin e Zaventem.

Ndërkaq Bulevardin “Gjenerali Jacques” policia belge ka bërë edhe shpërthimin e kontrolluar të një makine të dyshuar.

* * * *

Televizioni shtetëror belg VRT raporton se ka shkuar në 34 numri i të vdekurve nga sulmet terroriste në Bruksel.

Në 20 shkon numri i të vrarëve në metro, kurse në 14 numri i të vrarëve nga shpërthimet në aeroport.

Përveç tyre ka edhe qindra të tjerë të lënduar. Policia belge deri më tani ka arrestuar dy të dyshuar në lidhje me sulmet e sotme.

***

Motivet e shpërthimeve nuk dihen ende, ndërkohë që burime zyrtare flasin për të paktën 28 viktima, 13 prej të cilëve kanë humbur jetën në aeroport dhe 15 në stacionet e metrove. Gjithashtu, flitet për disa dhjetëra të plagosur. Shpërthimet vijnë katër ditë nga kapja në Bruksel të Salah Abdeslam, i dyshuari kryesor i sulmeve të nëntorit në Paris.

Nga raportimet e mediave lokale mësohet se, aeroporti është evakuuar, ndërsa fluturimet janë anuluar. Gjithashtu, janë pezulluar të gjitha shërbimet hekurudhore që të çojnë tek kompleksi. Të dhëna të tjera flasin se një nga shpërthimet ka ndodhur pranë check-in-it të American Airlines, por sërish ato janë të pakonfirmuara.

Ndërkohë, një shpërthim tjetër është verifikuar rreth një orë më vonë në stacionin e metrosë Maalbeek, fare pranë selisë së Komisionit Europian. Re të zeza tymi janë ngritur në rrugë dhe paniku ka përfshirë kalimtarët. Ai është pasuar nga një tjetër shpërthim në stacionin Schumann.

Transmetuesi belg RTBF citoi një dëshmitar të thoshte se, në ambientet e aeroportit kishte njerëz të shtrirë në tokë, të plagosur ose pa ndjenja, shumica e të cilëve në zonën e nisjeve, përballë hotel “Sheraton”.

Ndërsa një punonjës i aeroportit tha për televizionin holandez VRT: “Po bëja një moment pushim kur papritur dëgjova dhe ndjeva një shpërthim të madh. këtej nga jam shoh shtëllunga tymi të zi të ngrihen nga zona e nisjeve”. “Dritaret janë të thyera, njerëzit kanë dalë jashtë nga frika. Gjërat nuk duken mirë”, tregoi dëshmitari.

Ndërsa dëshmitarë të tjerë thanë se para shpërthimeve kishin dëgjuar të shtëna dhe thirrje në gjuhën arabe, duke ngritur dyshimet për sulme kamikaze. Të dhëna të mëtejshme sugjerojnë se brenda aeroportit është gjetur edhe një bombë e pashpërthyer.

Situata ka futur në kaos kryeqytetin belg, atje ku nodhen institucionet kryesore të Bashkimit Europian. Autoritetet kanë pezulluar qarkullimin e mjeteve publike si trenët, metrotë dhe tramvajet, pa harruar këtu pezullimin e të gjitha fluturimeve nga aeroporti.





















***

11 të vdekur dhe 25 të plagosur është bilanci që ka shkaktuar shpërthimi i dy bombave në aeroportin Zaventem në Bruksel.

Dëshmitarët kanë thënë se kanë ndjerë zhurmën e shpërthimeve ku besohet se qendra e tyre ka qenë pjesa ku bëhet regjistrimi i pasagjerëve të “American Airlines”, rreth orës tetë të mëngjesit.

Fotografët nga brenda kanë arritur që të fotografojnë dyshemenë të mbushur me tjegulla dhe ka video të cilat i shfaqin momentet të pasagjerëve të tmerruar.

Ky sulm ka ardhur pas arrestimit të njeriut më të kërkuar në Evropë, Salah Abdeslam, arrestim ky që është bërë të premten, pas shumë muajsh kërkimi.

Mediat raportojnë se ekziston ende frikë se brenda në aeroport ka sulmues tjerë.





11 të vdekur pas dy shpërthimeve në aeroport

Aeroporti kryesor i Brukselit u mbyll sot pas dy shpërthimeve në sallën e nisjeve, njoftoi media lokale, që shtoi se deri tani mendohet për 11 të vdekur.

Dëshmitarë në vendngjarje thanë se kishte edhe shumë persona të plagosur.

‘’Ngjarja solli ndalimin e të gjitha fluturimeve’’, tha agjencia zyrtare belge.

Nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me një akt terrorist.

Dy shpërthime në aeroportin Zaventem

Udhëtarët që janë gjendur sot në aeroportin Zaventem në Bruksel, janë tmerruar nga dy shpërthime të njëpasnjëshme.

Kështu raporton BBC, e cila bazohet në disa pamje të shpërndara në rrjetet sociale që tregojnë tym nga një prej ndërtesave të terminalit.

Ende nuk është bërë me dije për shkakun e shpërthimeve dhe nuk është konfirmuar për viktimat.

Shpërthimet vijnë katër ditë pas kapjes në Bruksel të Salah Abdeslam, i dyshuari kryesor në sulmet në Paris në nëntor.

Mediat belge thonë se aeroporti është duke u evakuuar. Ajo ka qenë e mbyllur për fluturime. Ndërsa raportohet se është bllokuar edhe objekti i hekurudhave.

Shpërthime në aeroportin e Brukselit

Raportohet nga Belgjika se sot kanë ndodhur dy shpërthime në zemër të aeroportit të Brukselit.

Mediet belge raportojnë për disa njerëz të lënduar.

Shkaqet e shpërthimeve janë ende të paqarta. Sky News nga Londra thotë se shpërthimet kanë ndodhur në hollet e nisjeve dhe citojnë raportet se kjo ka ndodhur në zonën e American Airlines.

Gjithashtu njoftohet se trafiku hekurudhor për në aeroport është ndërprerë.Bota Sot
largea_ge1458728627.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top