Arrestohet në Berlin ‘kanibali’, pornostari kanadez

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
luca-300x216.jpg


Gjuetia ndërkombëtare për vrasësin homoseksual Luka Rocco Magnotta ka përfunduar me arrestimin e tij në kryeqytetin gjerman, Berlin.

Magnotta, 29 vjeç, u arrestua në një internet- kafe në lagjen Neukoelln, një vend i njohur për baret e shumta për homoseksualët.

Magnotta, që tani njihet me nofkën ‘psikopati kanadez’, ishte në kërkim për vrasjen horror të një studenti në Montreal.

Ai u arratis fillimisht në Francë.

Viktima e Magnotta-s ishte një student kinez, 33 vjeç, me të cilin ai kishte marrëdhënie seksuale. Magnotta e copëtoi studentin Jun Lin dhe gjymtyrët i dërgoi në zyrën e kryeministrit kanadez.

Magnotta punonte si aktor porno. Ai i ishte nënshtruar disa operacioneve plastike.

Pas krimit të tmerrshëm ai nisi edhe të postonte online. Policia tha se atij po i shijonte fama e keqe në mbarë botën.

Policia mendon se ai ishte drejtuar për në Europën Lindore, kur u kap në Berlin.

Marr nga G.TemA
 
Back
Top