Arrestohet krimineli më i kërkuar në botë për krime lufte.

CoLd FiRe™

|Pirat|
14659cdacc.jpg


Budapest: Arrestohet Csatary: më i kërkuari kriminel nazist lufte në botë.
Emri i tij është Laszlo Csizsik-Csatary, 97 vjeç i cili për 15 vitet e fundit ka qenë nazisti më i kërkuar për krime lufte në të gjithë botën. Më në fund ai është arrestuar në Budapest. Falë kërkimeve të gazetarëve dhe reporterëve të gazetës 'The Sun' të cilët e kishin lokalizuar në një nga lagjet më elegante të qytetit.

Konsiderohet përgjegjës për vdekjen e mbi 15.000 çifutëve, ai ishte dënuar në mungesë me dënimin me vdekje nga një gjykatë اekosllovake. Ai jetonte në Kanada deri në vitin 1997, nga ku humbi përsëri gjurmët e tij.
U identifikua përsëri më vonë në Kanada duke tentuar të merrte nënshtetësinë gjoja si një qytetar Jugosllav, por arriti ti shpëtonte arrestimit. Në vitin 2011 Qendra Vizendal ndërhyri më në fund pas pagesës së më shumë se 25 000 dollaëve për informacione që e drejtuan në arrestimin e tij. Csatary jetonte në një nga lagjet më të pasura të Budapestit. Ai është 97 vjeç dhe kurrë nuk priste që të identifikohej.


ثshtë për tu përgëzuar puna e gazetarëve të gazetës 'The Sun' të cilët jo vetëm që e lokalizuan atë, por mundën ta fotografonin në jetën e tij të përditshme. Tani, shumë njerëz kërkojnë drejtësi për krimet e kryera nga ky njeri dhe se pavarësisht moshës, Csatary, duhet të paguajë për krimet që ka bërë në rininë e tij.

Efraim Zuroff, drejtor i degës izraelite të Qendrës Wiesenthal, tha:
"Unë konfirmoj që Laszlo Csatary u identifikua dhe lokalizua në Budapest. Tani presim që Drejtësia të bëjë punën e saj. Ja kishim borxh brezit tonë që erdhi pas Holokaustit. "

Zuroff gjithashtu rikujtoi se gjatë Luftës së Dytë Botërore Csatary ishte një oficer i policisë në qytetin e Kassa, Hungari (tani Kosice, Sllovaki), dhe shumë dokumente bashkëkohore tregojnë se ai ka luajtur një rol udhëheqës në burgosjen rreth 12 000 çifutëve në një geto, në konfiskimin e pasurisë së tyre dhe mbikëqyrjes së tyre, në vitin 1944, dërgimin e tyre në kampin e shfarosjes në Aushvic. Nga të cilët vetëm 450 kanë mbijetuar.

Në "The Sun" mësojmë se në këtë lagje jetonte nje kriminel, nazist lufte i njohur si 'baba Csatary' .
Në butonin e ziles së shtëpisë së tij kishte shkruar «Smith-Csatary». Ndoshta nuk është e mundur që drejtësia të shkojë aty ku duhet, por ne duhet që të jemi dëshmitarë të asaj që ka ndodhur dhe mund të ndodhë në të ardhmen. Duhet që të dënojmë të gjitha gabimet / tmerret e së kaluarës dhe të parandalojmë shpërthime të reja të injorancës si ajo që ndodhi në Norvegji vitin e kaluar në duart e një të çmenduri me emrin Anders Behring Breivik.


Përkthimi i lajmit u krye nga CoLd FiRe™ për Albpiratet
 
Titulli: Arrestohet krimineli më i kërkuar në botë për krime lufte.

Ky arrestim, pothuajse nuk ka ndonje rendesi fare, por ajo qe me befason eshte organizimi qe kan Izraelitet dhe shoqeria e tyre e cila permes organizatave dhe shoqatave ka bere ndjekjen e krimineleve apo keqberesve te popullit te tyre kemba -kembes deri ne varr.

Sa per kete kriminelin kam pershtypje se eshte bere edhe me mire ngase, se paku, ditet e fundit do i kaloje me mire.
 
Titulli: Arrestohet krimineli më i kërkuar në botë për krime lufte.

Gjykatesit e ceshtjes jan ne dileme sa vite t'a denojn...
 
Back
Top