Arrestohet babai-monstër në Serbi, abuzonte prej vitesh me vajzat

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P



BEOGRAD- Një 45-vjeçar serb është arrestuar nga policia vendase pasi ai abuzonte seksualisht prej disa vitesh me dy vajzat e tij 16 dhe 19-vjeçare. Gazeta vendase "Press" ka publikuar lajmin ku tregon qartë se kemi të bëjmë me një rast që mund të quhet shumë mirë "një Fritzl serb". Radoslav Joviciç është arrestuar pas denoncimit të fqinjëve në Rapocev, rreth 30 kilometra larg Beogradit. Përdhunimet sistematike i kanë konfirmuar jo vetëm vajzat e tij por edhe bashkëshortja që ka thënë se asnjëherë nuk e ka denoncuar, pasi kërcënohej me vdekje nga i shoqi. Rasti ka tronditur të gjithë Serbinë. Ai është i ngjashëm me rastin e babait-mostër në Austri, që prej 20 vitesh kishte përdhunuar vajzën e tij dhe e kishte mbajtur atë të mbyllur në një garazh të shtëpisë të kthyer në një burg enkas për të.
*balkanweb*
 
sipas meje keto persona smeritojne te jetojne. jane kafshe, madje dhe kafsha kupton me teper se kta....
 
Back
Top