Arrestohen për shkak të një …puthje

LeVoyageur

RDM 33 NSOE
Dy hajdutë të stili Bonnie dhe Clyde janë arrestuar falë një puthje.

Ata menduan se vjedhja e tyre shkoi mirë deri në momentin kur ndalua për të shkëmbyer një puthje të ngrohtë.

Për fatin e tyre të keq në vendin ku ata u puthën ishte edhe një kamera e sigurisë.

Me anë të pamjeve që u ofroi kamera policët arritën t’i identifikonin dhe arrestonin.

Ata sapo kishin vjedhur 300 dollarë në një dyqan në provincën Sichuan në Kinë.

Por puthja që shkëmbyen për të festuar këtë vjedhje bëri që ata të identifikoheshin dhe të shkonin në burg.

19-vjeçari Lei Yu dhe 18-vjeçarja Xiang Ch’iu u arrestuan dhe po presin dënimin nga gjykata.

“Ata ishin amatorë. Morën vetëm paratë kur këtu kishte gjëra me më shumë vlerë. Ata e kishin mendjen vetëm të putheshin”, tha pronari i dyqanit ku u bë vjedhja, Gong Chen.
mapo
MAIN-PAY-Kissing-Thieves.jpg
 
Titulli: Arrestohen për shkak të një …puthje

Keshtu te ndodh kur nuk je hajdut me shkoll:qershi:
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top