Arrest me burg 27-vjeçares, akuzohet se zhvati me mashtrim postierin

Guest2

Antarë i Respektuar
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Ka mohuar çdo akuzë për zhvatjen e 6 milion lekëve me anë të mashtrimit 27-vjeçarja nga Manza e Durrësit, por gjykata vendosi arrest me burg për të.


Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës u zhvillua seanca gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë ndaj shtetases Enertila Beqja, e cila u arrestua pas denoncimit të Barush Ahmetaj, 31 vjeç me detyrë përgegjës i filialit të Postës së Manzës.

Sipas Ahmetajt, përmes mashtrimit dhe premtimit për martesë bazuar në një njohje në rrjetin social Facebook që nga viti 2015, Beqja i ka zhvatur plot 6 milion lekë, mund i djersës së vëllezërve në emigracion.

I riu ka rënë në dashuri me fotot e profilit të vajzës dhe zërin e saj, duke iu përgjigjur çdo kërkese të saj për para dhe ndihmë kundrejt tezës së saj.

Në sallën e gjyqit, vajza që nuk ka asnjë lidhje me fotot e profilit të përdorur për mashtrim ka deklaruar se është e pafajshme dhe profili nuk i përket asaj.

Pasi gjyqtari i seancës caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”, prindërit e vajzës kanë reaguar duke kërkuar drejtësi për të bijën, që sipas tyre ishte e lidhur me një djalë nga Durrësi që jeton në Itali.
“Policia më erdhi befasishëm. Kërkoj drejtësi! Plaçkat e shtëpisë i kam bërë me ndihmën e dhëndrit, Alban Mustafa që është nga Durrësi dhe jeton në Itali”, thotë Myrteza Beqja, babai i Enertilës.

“Goca ime s’ka lidhje me Barush Ahmetajn. Ai është postier. Nga ai marr KEMP-in. Divanet e mi nuk i ka sjellë Barush Ahmetaj. Ai të shkojë t’i gjejë lekët. Albanin e kam parë në fotografi”, thotë e ëma e vajzës.
Top-Channel
 
Kërcënimi se babai i saj do ta vriste, pas kishte marrë vesh lidhjen e tyre duket se e “ka shkundur” 30-*vjeçarin drejtor Poste që të mësojë se ishte futur brenda një rrethi mashtrimesh prej një vajze të cilën nuk e kishte takuar asnjëherë fizikisht, por që me të ishte dashuruar duke u bazuar në fotot e saj në Facebook, një profil i rremë edhe ky.

Në seancën e gjyqit që u mbajt sot për Enertila Beqajn, tashmë e lënë në arrest me burg, prokurori i çështjes nxori disa nga provat që ‘fundosin’ 27*vjeçaren. Mësohet se Enertila fliste me të riun në ‘Facebook’ nga një adresë me emrin Elona Gjoka. Fillimisht ajo i kishte kërkuar Barush Ahmetit një palë kolltuqe që t’ja dërgonte tezës në fshatin Manëz, sepse sipas saj ndodhej në gjendje shumë të keqe ekonomike.

Barushi ka paraqitur në Prokurori si provë nga celulari i tij foto nga kolltuqet si dhe faturën e tyre e më pas të gjitha dhuratat, nga dy televizorët plazmë, aparat dixhitalbi, lavastovilje, sobë druri, pistë vrapi, bixhuteri floriri nga më të ndryshmet, dy ipohne 6 dhe 7 plus. Dhurata këto të cilat ishin të fotografuara dhe të dërguara tek adresa me emrin Elona Gjoka, ku kjo e fundit jepte aprovimin nëse i duheshin ato dhurata me atë x stil apo dhe ngjyrën përkatëse dhe nuk nguronte që të referonte se çfarë i pëlqente. Ndërkohë, një dhuratë ishte blerja e motorit dhe targimi në emër të Myrteza Beqajt, babait të vajzës.

Sipas organit të akuzës, Enertila i kishte dërguar me “Facebook” fotografinë e kartës së identitetit të babait te saj dhe Barushi, i cili pasi kishte blerë motorin e kishte targuar dhe regjistruar në emër të babait të vajzes qe po “ia merrte mendjen”. Edhe motori është sekuestruar në cilësinë e provës materiale nga prokuroria. Sipas informacioneve që disponon ‘Panorama’, ajo që krisi marrëdhënien e çiftit, ishte fakti që vajza me emrin Elona Gjoka i tregonte të dashurit të saj se babai kishte vrarë dhëndrin, burrin e motrës. Ndaj, sipas saj ajo nuk mund t’i mbante bizhuteritë, pasi babai i saj kishte marrë vesh lidhjen e tyre. “Këto bizhuteri që kam duhet t’i hedh poshtë. Duhet të mi blesh nga fillimi, pasi babai im do të vrasë. Që të shpëtosh nga vrasja, pasi babai im e ka marrë vesh lidhjen tonë, duhet të më blesh dhuratat”, mësohet të jetë shprehur e reja në faqen e saj të “Facebook”.
kërcënuar nga ky fakt, Ahmeti, drejtori i Poste në Manzës, ka bërë denoncimin në policinë e Durrësit, ndërkohë që vajza e mbylli adresën në ‘FB’ me emrin Elona Gjoka.
Syri.net
 
Cfare debilelliqesh.
Po ku i kane medet e kokes keta njerez?!
 
Per mendimin tim,kjo nuk ka pse te arrestohet.kur gjeti nje pa tru si ky,mire ja beri

Ua cf mendje te ngaterruar ke ndonjehere ma heq pinin.
Sikur ke gjithe ate mllef dhe e thua lart e poshte e nuk gjykon dot drejt si duhet ne situata te tjera.
 
Pse te ngaterruar? Eshte pa mend pra,i besoi,i beri dhurata nje te panjohure..ajo,as ja vodhi,asgje..perfitoi nga pa mendesia tij.atehere,pse te arrestohet?
 
Pse te ngaterruar? Eshte pa mend pra,i besoi,i beri dhurata nje te panjohure..ajo,as ja vodhi,asgje..perfitoi nga pa mendesia tij.atehere,pse te arrestohet?

Sepse po flasim per mashtrim.
Njerezit besojne..edhe ndodh
Ashtu sic ndodhin krimet e denohen.

Matematikore.
 
He moj te lumte,6 milion shume pak prap....na thuj taktiken te pakten ta mesojme e ne...sheh tjetren ca sben,foto hot,sexy perdite sa ne insta,fb,skype etj mundohet ta bej me kot robin per vete...vjen kjo malokja e me nje foto profili e mashtron djalin e botes....ptuu ky eshte kulmi,guxon te na fyej dhe inteligjencen pale :(
 
Redaktimi i fundit:
He moj te lumte,6 milion shume pak prap....na thuj taktiken te pakten ta mesojme e ne...sheh tjetren ca sben,foto hot,sexy perdite sa ne insta,fb,skype etj mundohet ta bej me kot robin per vete...vjen kjo malokja e me nje foto profili e mashtron djalin e botes....ptuu ky eshte kulmi,guxon te na fyej dhe inteligjencen pale :(

Pe cf e ke fjalen aman?
 
“Këto bizhuteri që kam duhet t’i hedh poshtë. Duhet të mi blesh nga fillimi, pasi babai im do të vrasë. Që të shpëtosh nga vrasja, pasi babai im e ka marrë vesh lidhjen tonë, duhet të më blesh dhuratat”,

hahahaa me lot

Kjo pjese eshte edhe per te qare por edhe per te qeshur. lol

Kjo po thote e kam mashtruar deri me sot me gjithe ato budallalliqe dhe ai i ka pranuar, ta provoj njehere me kete budallallekun me te madh, ndoshta e ha edhe kete. :D
 
hahahaa me lot

Kjo pjese eshte edhe per te qare por edhe per te qeshur. lol

Kjo po thote e kam mashtruar deri me sot me gjithe ato budallalliqe dhe ai i ka pranuar, ta provoj njehere me kete budallallekun me te madh, ndoshta e ha edhe kete. :D

Edhe ate do e kishte ngrene ai,por nuk kishte c't'i jepte me,se i mbaruan te gjitha :P
 
Pe cf e ke fjalen aman?

He moj ti he, qe mbahesh edhe per ........i zgjuar!

Kushtonte surrati i kesaj,60 milion leke?

Me nje foto profil arriti te bej ate qe s'ka mundur jo femer,por cdo k********e ,qe e ka dhe profesion madje...duhet te kete pasur vida mangut ai,pavaresisht profesionit...boohh

Ik tashi,mjaft talle menderen.
 
He moj ti he, qe mbahesh edhe per ........i zgjuar!

Kushtonte surrati i kesaj,60 milion leke?

Me nje foto profil arriti te bej ate qe s'ka mundur jo femer,por cdo k********e ,qe e ka dhe profesion madje...duhet te kete pasur vida mangut ai,pavaresisht profesionit...boohh

Ik tashi,mjaft talle menderen.

Akoma ske nderruar psikolog ee?

Merri ndonjehere per baze dhe keshillat nga te panjohurit. Te bejne mire ✌
 
Arrestimi i Enertilës, kushurira hedh dyshime të forta: Hetoni, se në tokat e saj duan të ngrenë landfil

Kushërira e Enertila Beqaj, e cila u arrestua nga Policia me akuzën e mashtrimit dhe zhvatjes së 60 milionë lekëve një të riu, ka hedhur disa dyshime të forta lidhur me arrestimin dhe sekuestrimin e shtëpisë së familjes Beqaj.

“Dyshoj se jo gjithçka është si duket, ka deklaruar kushuria. - Familja e Enertilës ka një tokë në fund të rrugës dhe aty është thënë që do të ndërtohet një landfill. Punimet kanë nisur pak kohë më parë. Unë nuk e besoj 30-vjeçarin që thotë se nuk e dinte se çfarë po bëjnte. Dushoj se ai e ka ditur shumë mirë atë që ka bërë në tre vjet. Policia dhe prokuroria duhet të hetojnë më shumë sepse dyshoj se e gjithë kjo mund të bëhet për pronën që ka vajza. Prindërit e saj janë të sëmurë, ajo e sëmurë në burg. Por dyshoj fort që e vetme nuk mund ta ketë bërë, sepse mund të ketë qenë njeri tjetër në lojë, dhe mund t’ja kenë lënë në dorë asaj të gjithë këtë skandal”,- tha kushërira e saj e cila punon në një institucion shtetëror. "syri net
 
Zhvatësja e drejtorit të dashuruar, flasin shoqet: Enertila, ëndërrimtare e sëmurë, e morën në qafë prindërit

Pas publikimit të historisë së pazakontë të Enertila Beqjas që akuzohet për mashtrimin e Barush Ahmatit, të cilit i ka marrë me premtimin për martesë 6 mln lekë të reja cash dhe plaçka, ish-shokët dhe shoqet e saj të shkollës së mesme të gjimnazit në Manëz thonë se ajo vuan nga një sëmundje e shëndetit mendor, por që nuk është kuruar.
Të njëjtën gjë pohoi dhe një kushërirë e Beqjas, e cila studion jashtë. “Enertila ka vuajtur, atë e kanë marrë në qafë prindërit e saj, që nuk e kanë kuruar sepse kishin frikë se do e merrte vesh fshati dhe u mbetej në derë. ‘Pseudologjia’ është sëmundja prej së cilës vuan Enertila. Njerëzit që vuajnë nga kjo sëmundje ëndërrojnë të kenë shumë gjëra dhe përpiqen t’i realizojnë, pavarësisht kostove të saj”, tha kushërira e 27-vjeçares.

Ndërkaq, ish-shokët e shoqet e kësaj të fundit u shprehën se “Enertilës i binte të fikët vazhdimisht kur ishte në shkollë. Ajo gjithmonë ka qëndruar në bankën e fundit. Të gjithë e dinin që ishte e sëmurë. Shkarraviste pa fund librat fletoret, bankat, muret dhe dërrasën. Më pas i binte të fikët. Aso kohe (kur ishte në shkollë) hapi kartelë, por ajo ka vuajtur faktin se ka qenë në fshat. Prindërit e saj, duke qenë se e kishin vajzë të vetme nuk e kanë kuruar sepse nuk donin që t’i hapej nam në fshat. Këtë e dinë të gjithë, edhe ne e dimë”.

Gjithashtu, kushërira dhe ish-gjimnazistët thanë se në 4 vitet e shkollës së mesme Enertilën e kanë toleruar të gjithë mësuesit, e kanë kaluar, sepse e dinin që ishte e sëmurë. “Madje edhe në provimet e fundit, asaj i ra të fikët dhe mësuesit e kaluan që të mos përsëriste më vitin shkollor. Enertila thotë se është e fejuar me Albano Stafën. Në shkollë të mesme ka dashur një djalë Albano, por ai nuk dinte gjë për ndjenjat e saj”, thanë ish-gjimnazistët e Manzës./GSH

© SYRI.net
 
Histori ordinere me protagoniste njerez ordinere.....po kto zjarret tuaja si kuptoj , a thua ju vodhi juve apo ju mori dashnorin lol
Po mbani sumatricen tuaj rehat se as ja keni idene c'ju fshihet pas dere....pike e zeze lol
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top