اrregullimet asociale të personalitetit

Violetta

>> KS- AL. etnike <<

اrregullimet asociale të personalitetit​



Një personalitet, me impulsivitetin dhe agresivitetin e tij, me mungesen e konsideratës dhe pamaturinë e tij kundrejt të tjerëve, mundë të shkatoi konfrontimet e mundeshme dhe të papritura psiqike e fizike me individin ose me shoqerinë, jan përsonalitete të prirë për delikuencë.

SYNONIMET; çrregullimet dissociale, sociopatike, antisociale, psyhopatike etj. E përbashkëta qendron në; lëndimin dhe dhunimin e drejtave të tjerëve ku normat dhe ligjet e shoqerisë nuk rrespektohen ose anashkalohen.

Afërsisht tek 4- 5% të rasteve atakohet gjinia mashkullore dhe 1% gjinia femërore.

Faktorët neurobiologjike (të dhëna për aktivitetin bazë, të ngadalësuar në EEG), psikologjik dhe sociologjik jan përgjegjës për sëmundjen.

Shenjat e para të çrregullimeve asociale zakonisht vërehen në fëmijëri dhe adoleshencë. Takohen më shpesh tek fëmijët e lënë pas dore të cilëve ju mungon dashunija e prindërve, si pasojë e abuzimit apo ndëshkimeve te vazhdueshme fizike dhe psiqike si dhe tek familjet problematike dhe ato me probleme te varësisë. Këto janë edhe shkaqet e mundshme të një karriere kriminale si çrregullim i vetëm. Suksesi i dobët në mësime, lënja anash e shkollës, largimi nga shtëpia ose edhe torturimi i bagëtisë, me mungesën e ndjenjës së përgjegjësisë, nervozën në vazhdimësi, dhe paaftësinë që nga përvoja jo e mirë të mësohet duhet të na orientojnë.

Psikopatologjikisht vërehet;

- Anashkalimi dhe mospërfillja e normave dhe rregullave sociale, fillimisht me gënjeshtrat, hajnitë e imëta, shkaktimin e zjarreve etj,

- Për veprat e tyre ata/ ato jo vetem se nuk pendohen, por për habinë e të tjerëve krenohen. Damtimet, abuzimet, keqëtrajtimet ose edhe grabitjet e pamëshirëshme qe ju bëhen të tjerëve justifikohen me argumente të rrejshme,

- Komunikimi, manipulimet me individin dhe shoqërinë zhvillohen në shumicen e rasteve përmes kërcënimeve,

- Disa prej përsonaliteteve të lartpërmendura janë intilegjent e dinak ndërsa i përcjellë një sharmë i dukshem dhe vetia e një fitimtari bindës,

- Ndodhë që bashkë me veprat e kundërligjëshme ato/ ato të zhvillojnë edhe një jetë të integruar sociale dhe të suksesëshme për një kohë të caktuar me tendencë për të mbetur të braktisur dhe të lanë pas dore.

- Socioopatët janë në dukje sympatik, të padallueshëm për rrethin e ngushtë dhe të gjerë të shoqërisë. Dijnë të bëhen sipërfaqësor e manipulues për të arritur qëllimet e tyre, krijohet pershtypja se jan të saktë, të sigurt dhe jo egoist. Vërehet mungesa e objektivave afatgjate si dhe rrëmbyeshmëria.

- Tendenca për politoksikomani( konsum te tepruar të alkoholit dhe droges) me qka e damtojnë shëndetin. Personat e tillë nuk munden m´e zhvillue një marëdhanje normale të punes. Partneritetet parapëlqehen por janë jetëshkurtëra ndërsa edhe detyrimet e tyre financiare janë të tepërta.



DIAGNOSTIFIKIMI bëhet përmes ekzaminimit psikopatolgjik, vëzhgimit të sjelljeve,

diagnostifikimit testues dhe psikologjik të personalitetit,psh: SKID(Intervistë klinike e strukturuar), MMPI( Inventar i personalitetit), Testi Rorschach, DIB( intervistë diagnostike për syndromin Borderline), etj.

Anamneza- Biografia dhe anamneza ose të dhënat e tjetrit me ekzaminimet e trupit dhe ato aparative; MRT( Magnet Rezonancë Tomografia) EEG( Elektroencefalografia) kan vlerë të veqantë.

TERAPIA duhet te jete e pergjithëshme , psikiatrike, kryesisht me masat socioterapeutike- arsimim, bëhet fjalë për terapi të punës dhe training social, psikotherapi adaptive individuale dhe në grup si dhe marrjen e profilaktikëve fazorë ose SSRI(medikamente kundër depresionit),si terapi medikamentoze.

Prognoza e çrregullimeve asociale të personalitetit ngarkohet shumë me delikuencën, varësinë ndaj Alkoholit dhe Droges si dhe sëmundjeve tjera te varësisë. Aty kah gjysma e dytë e jetës më shpesh tendenca shkon drejt Resocializimit.



Xhevat Muqaku

Literatura e perdorur ” Chekliste Psychiatrie und Psychtherapie” të autorëve F.Largiader, A. Sturm dhe O. Wicki dhe njohuritë e përgjithëshme.
 
Titulli: اrregullimet asociale të personalitetit

Na kenaqi Xhevati (nese e ka perkethyer ai)...Per te ardhure deri tek ky duhet te tregoje nje here sa crregullime, ekzistojne (edhe ka plot) qe ta marrin vesh edhe njerezit e thjeshte. Jo perkethim fjale per fjale Xhevo :D
 
Back
Top