eGo0sTyle
System Engineer
-
- Anëtarësuar më
- Apr 14, 2011
-
- Mesazhe
- 3,763
-
- Reagimet e mara
- 86
-
- Vendndodhja
- Somewhere on this Wonderful Planet.
-
- Website i juaj
- www.albacall.eu

Sipas filmave hollivudianë, një arratisje e suksesshme nga burgu kërkon shumë skema, gërmime dhe litarë. Por, i burgosuri Juan Ramirez Tijerina mendoi të organizoi stilin e tij personal të arratisjes. Tijerina u përpoq të arratisej nga një burg meksikan duke u futur brenda një valixheje, pas një vizite bashkëshortore. Një zëdhënës për policinë në shtetin Kuitana Ru tha se policët në Burgun Ketumal po shikonin më çudi 19-vjeçaren, Maria del Mar Arjona, e cila me shumë nervozizëm po tërhiqte valixhen e zezë, që dukej shumë e rëndë. Zëdhënësi Gerardo Kampos tha se rojat e burgut vendosën ta kontrollonin valixhen dhe gjetën brenda të burgosurin, Juan Ramirez Tijerina, i cili ishte mbledhur në pozicionin e një foshnje në bark. Ramirez vuan dënimin prej 20 vjetësh për mbajtje armësh ilegale, ndërsa Arjona u arrestua dhe është në pritje të akuzave.
Panorama.