Arratisja e vërtetë e trurit

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Arratisja e vërtetë e trurit

Të shpërqendruar një në dy orë​

Nga Universiteti i Harvardit, një studim mbi “endjen” e trurit. Në punë, në kompjuter apo televizor, gjysmën e kohës mendojmë për të tjera gjëra. Vetëm seksi dhe fëmijët i mbajnë mendimet përkrah realitetit

Si është realiteti përballë fantazisë?

Duket se e tashmja për trurin tonë është si një lloj kafazi, nga i cili ajo dëshiron të arratiset. Gjysmën e kohës kur jemi zgjuar e kalojmë duke menduar për diçka të ndryshme nga puna ku jemi përqendruar. Në Universitetin e Harvardit, autorët kanë arritur të dizajnojnë një hartë për navigimin e mendjes, të quajtur “mind wandering”. Studimi i Matthew Killingsworth dhe Daniel Gilbert që ka dalë në revistën “Science”, ka arritur në përfundimin se: “Në krahasim me kafshët e tjera, njeriu e kalon pjesën më të madhe të kohës duke menduar për gjëra që nuk po ndodhin përreth tij: duke sjellë ndërmend ngjarje që kanë ndodhur në të kaluarën, që mund të ndodhin në të ardhmen, ose që ndoshta nuk mund të ndodhin asnjëherë”.

“Arratisja” e mendjes, sipas kërkuesve, është mënyra dominuese e trurit, ajo që ndodh automatikisht atëherë kur pikërisht nuk jemi të detyruar të angazhohemi. Si të “shpërqendruar” kalojmë 46.9 për qind të ditëve tona, dhe ka vetëm një aktivitet ku zbresim poshtë 30 përqindëshit: ai seksual. Puna, kompjuteri, televizioni dhe bisedat janë sfondi ideal për arratisjen e trurit. Të bësh sport, të luash, të dëgjosh radion, të kujdesesh për trupin tënd dhe fëmijët, janë detyra që e mbajnë mendjen relativisht të lidhur me realitetin. “Në këtë zbulim nuk ka asgjë të çuditshme. Arratisja e mendjes ka qenë shumë e pahapur, sepse të ndalosh mendimin është e pamundur. Truri i njeriut është bërë për të punuar pa pushim”, tregon Maria Brandimonte, autore e librit “Shpërqendrimi” dhe docente psikologjie në Universitetin e Napolit.

“Sa më impenjative të jetë detyra që bëjmë, aq më shumë mendja jonë do të ketë shtysa interesante për të ndjekur. Përqendrimi mbetet më i lartë në aktivitetet që na përfshijnë emocionalisht siç është ai seksual”. Për të ndjekur rrjedhën e mendimeve të 2250 vullnetarëve, psikologët e Harvardit kanë përdorur një mjet krejtësisht të ri për disiplinën e tyre: Iphone me një aplikacion të bërë vetëm për ta. Gjatë ditës subjektet në studim vazhdimisht duhet të tregonin përmes internetit aktivitetin që ishin duke kryer dhe sa të përqendruar ishin apo jo në të. Shpesh, në 42.5 për qind të rasteve, mendja tërhiqej nga mendime të këndshme jo për gjërat që ata ishin duke bërë. Në 26.5 për qind të rasteve shpërqendrimi lidhej me mendime jo të këndshme dhe në 31 për qind të rasteve imagjinata ishte “neutrale”. Në kompleks, fakti i mos përqendrimit shkakton ndjesinë e frustrimit, aq sa dy kërkuesit e kanë titulluar artikullin tyre: “Një mendje e papërqendruar është një mendje e trishtuar”. Ndoshta do të jetë ky motivi, sugjerojnë autorët, për të cilin shumë “filozofi dhe besime na mësojnë se lumturia konsiston te realiteti: jetimi i tij dhe përqendrimi duke i rezistuar shpërqendrimit. Faktikisht, një tjetër aktivitet përveç të bërit dashuri, ka treguar se është i pathyeshëm përballë mendimeve sporadike: lutja e bashkuar me meditimin.


Shpërqendrimi në punë, më shqetësuesi

E keni vënë re kur telefoni nuk pushon kurrë së rëni, kolegu përkrah nuk pushon së foluri, shefi nuk ju lë rehat. Nëse kjo përshkruan ambientin e punës suaj, atëherë mund të keni probleme me përqendrimin. Tani është vërtetuar se shpërqendrimi mund të çojë në një humbje produktiviteti dhe një ndjenje frustrimi. Për fat, ka mënyra për të shmangur shpërqendrimin në punë, të paktën ato që të pengojnë të punosh më mirë.

Për të shmangur shpërqendrimin që nis para se ju të filloni punën, mund të jetë e nevojshme të përshtatni programin tuaj të mëngjesit: së pari evitoni kontaktet vizive dhe fizike me kolegët. Nëse dikush që është ngjitur me ju iu flet, do ta keni më të vështirë të përqendroheni. Një tjetër mënyrë për përqendrimin në punë bazohet në caktimin e kufijve me familjen dhe miqtë. Telefonat personale dhe e-mailet mund të bëhen shkak për të penguar mënyrën se si rrjedhin ngjarjet në punë. ثshtë parë se telefonatat të shkëpusin shumë herë nga angazhimet gjatë ditës. ثshtë mirë që t’i bësh gjatë pauzave, pushimit të drekës apo gjatë kohës së kafesë. Në fund për të shmangur “arratisjen” e trurit në axhendat moderne të punës është e nevojshme të përdorësh edhe teknologjinë.


(Studim i perkthyer ne shqip)

 
Titulli: Arratisja e vërtetë e trurit

Nje studim shume i vertet ,truri eshte gje e madhe :D madje dhe tani qe isha duke lexuar kte materialin, per nje moment pata ''arratisje te trurit '' :D
 
Pe: Arratisja e vërtetë e trurit

Përqendrimi mbetet më i lartë në aktivitetet që na përfshijnë emocionalisht siç është ai seksual”.

pata lexuar diku ku thuhej gjat masturbimit njeriu ka prirje te hulumtoje raste fantazie te cilat e shpien ate larg realitetit , madje ata qe masturbohen me shpesh (mos u boni merak , se nuk ju marojn hormonet kshuqe bieni dajres sa tju dhëmb dora nuk ka gje te keqe lol) kan veshtirsi ne kryerjen e marrdhenies ne çift , pasi ato lloj emocionesh qe perjeton gjat aktit te masturbmimit nuk jan te barabarta me ate qe kalon me parteneren , rin .

madje , madje nuk e mbaj mend mir , qe nje studim thoshte qe nje pjes e mir e cifteve ne perqindje gjat aktit seksual imagjinonin se ishin diku larg , veglave dhe krevatit ku ndodheshin aktualisht ...por i bashkohem , ktij studimi , qe duhet perqendrim goxha qe te arrish te kesh sukses ne krevat ,,

larg mendjen nga sekretarja ,, lol
 
Titulli: Arratisja e vërtetë e trurit

dmth me te ik truri per lesh???
 
Pe: Arratisja e vërtetë e trurit

pata lexuar diku ku thuhej gjat masturbimit njeriu ka prirje te hulumtoje raste fantazie te cilat e shpien ate larg realitetit , madje ata qe masturbohen me shpesh (mos u boni merak , se nuk ju marojn hormonet kshuqe bieni dajres sa tju dhëmb dora nuk ka gje te keqe lol) kan veshtirsi ne kryerjen e marrdhenies ne çift , pasi ato lloj emocionesh qe perjeton gjat aktit te masturbmimit nuk jan te barabarta me ate qe kalon me parteneren , rin .

madje , madje nuk e mbaj mend mir , qe nje studim thoshte qe nje pjes e mir e cifteve ne perqindje gjat aktit seksual imagjinonin se ishin diku larg , veglave dhe krevatit ku ndodheshin aktualisht ...por i bashkohem , ktij studimi , qe duhet perqendrim goxha qe te arrish te kesh sukses ne krevat ,,

larg mendjen nga sekretarja ,, lol

Si i behet atyre qe harrojne te marrin ilacet ne masen e caktuar,apo atyre qe e cojne trurin me pushime.Ose ka edhe me keq, nga ata qe i thone ik pirdhu (Trurit).

larg mendjen nga sekretarja

Sa per kete ske te drejte, ketu theksohet qe jemi me eficient kur e keni mendjen tek sekretarja.

Ose per mua si studente tani, ne nje lende shume te thate si Bilanci...Me duhet te perfytyroj ndonje skene te papame me Dr.Fischer :P

E gjitha kjo per hir te perqendrimit lol
 
Back
Top