Nëse i përkisni shenjës së DASHIT, armiku juaj është AKREPI
Një Dash nuk mund ta durojë dikë që s’del hapur, dikush që struket. Për të thënë atë që është, si Akrepi, ashtu edhe ju, Dashi, jeni agresivë, veçse në mënyra krejt të ndryshme. Ndjesia se nuk arrin t’i kuptojë qëllimet e Akrepit, e çmend Dashin.
Kush fiton në fund: Dashi, sepse e sulmon Akrepin duke e parë drejt e në sy. Akrepi, si shenjë e misterit, nuk di të reagojë përpara dikujt që edhe pse është i ngjashëm me të, është kaq i drejtpërdrejtë.
Nëse i përkisni shenjës së DEMIT, armiku juaj janë BINJAKËT
Një Dem thjesht nuk mund ta durojë dikë kaq të dyjëzuar. Pavendosmëria e Binjakëve është gjëja më e pakuptimtë në botë për një Dem. Përveç kësaj, ju duken aq të paparashikueshëm, saqë ju trembin. Përpiqeni t’ua prisni rrugët dhe t’i mbani larg Binjakët.
Kush fiton në fund: Demi, sepse e di se çfarë do dhe nuk bie kurrë në kontraditë me vete
Nëse i përkisni shenjës së BINJAKËVE, armiku juaj është BRICJAPI
Ju flisni shumë, por një Bricjap nuk ju dëgjon. Dhe në ka diçka që nuk e duroni dot, janë njerëzit që duket se i dinë të gjitha. Por edhe ju mërziteni pafund kur Bricjapi fillon flet.
Kush fiton në fund: Binjakët, sepse janë gjithologët e horoskopit.
Nëse i përkisni shenjës së GAFORRES, armiku juaj është SHIGJETARI
Një Gaforre nuk mund ta falë dikë të cilit i ka dhënë shumë, dhe ai e ka hedhur tutje. Thënë shkurt, një Shigjetar është i destinuar t’ia thyejë zemrën një Gaforreje, edhe sikur vetëm në shoqëri.
Kush fiton në fund: Shigjetari, sepse vazhdon jetën, kurse Gaforres do t’i duhet të rrijë edhe ca duke qarë vetëm, e mbyllur në dhomë.
Nëse i përkisni shenjës së LUANIT, armiku juaj është VIRGJERESHA
Një luftë pushteti që nuk ka fund të lumtur. Luani do njerëz që ta ndjekin verbërisht, ndërsa Virgjëresha do që çdo gjë të jetë e përsosur. Virgjëresha kërkon perfeksionin tek çdo njeri, dhe një Luan thjesht nuk është mësuar ta vënë në diskutim se është më i miri.
Kush fiton në fund: Virgjëresha, sepse ndërkohë Luani grindet me veten përse Virgjëresha po e vë në dyshim suksesin e tij, ajo ka arritur tek pika 20 e planit me 21 pika.
Nëse i përkisni shenjës së VIRGJËRESHËS, armiku juaj është GAFORRJA
Janë kaq moskokëçarëse, saqë një Virgjëreshë nuk mund ta përballojë. Gaforrja ndjek zemrën dhe jo mendjen, e për një Virgjëreshë ky është budallallëk. Ju e urreni rrëmujën, kurse Gaforrja thjesht nuk do t’ia dijë.
Kush fiton në fund: Gaforrja, sepse nuk do t’ia dijë.
Nëse i përkisni shenjës së PESHORES , armiku juaj është UJORI
Një armiqësi kaq e kamufluar. Në pamje të parë jeni miq të mirë. Por, nuk e kuptoni si mundet dikush të jetë kaq i ftohtë, sa një ujor. Ju doni t’ju vlerësojnë, por një Ujor nuk ka ndërmend ta bëjë këtë. Ndërsa i urreni në fshehtësi, nga jashtë përpiqeni t’ua fitoni zemrën.
Kush fiton në fund: Ujori, sepse nga ana e tij i kupton mirë qëllimet tuaja.
Nëse i përkisni shenjës së AKREPIT , armiku juaj është PESHORJA
Një Akrep ka gjithnjë ndjesinë se Peshorja po fsheh diçka. Nga jashtë duket kaq e përsosur, sa ju bën konfuzë. Jeni dyshues për atë se çfarë fsheh në brendësi. I urreni njerëzit e shtirur dhe jeni të vendosur t’i bëni të vuajnë.
Kush fiton në fund: Akrepi. Me një kryeneçësi të paparë, një Akrep mund ta bëjë edhe një Peshore të pafajshme të konfliktohet, dhe dihet pastaj kush do të fitojë.
Nëse i përkisni shenjës së SHIGJETARIT, armiku juaj është DEMI
Shigjetarit një Dem i duket i mërzitshëm, sepse Demi është krejt e kundërta e gjithçkaje që ju vlerësoni. Nëse dikush nuk arrin t’ju shkaktojë emocione, ç’e doni? Për ju është thjesht një gur që ju ka zënë rrugën.
Kush fiton në fund: Demi, sigurisht. Fitoni ju vetëm nëse i është tiposur t’ju lërë të fitoni.
Nëse i përkisni shenjës së BRICJAPIT, armiku juaj janë PESHQIT
Çfarë dreqin mendojnë këta të Peshqve? Një Bricjap nuk arrin ta kuptojë, sepse idealizmin dhe ëndërrimet e Peshqve i shikon si një dobësi. I duken krejtësisht të padobishëm!
Kush fiton në fund: Bricjapi, sepse ndërsa Peshqit ëndërrojnë, Bricjapi vepron.
Nëse i përkisni shenjës së UJORIT , armiku juaj është LUANI
A nuk e keni marrë vesh akoma? Luani ka gjithmonë të drejtë! Por kjo është e papranueshme për një Ujor, që nuk e duron dot kur dikush e di veten si më i miri. Por çështja është se në këtë pikë jeni njësoj!
Kush fiton në fund: Asnjëri!
Nëse i përkisni shenjës PESHQVE, armiku juaj është DASHI
Nëse je Peshqit, pak gjëra arrijnë të hyjnë brenda teje sa për të të lënduar. Je një njeri që qëndron gati pezull nëpër jetë, duke ëndërruar, dhe s’para ndikohesh nga ambjenti. Por në ka diçka që arrin të të nervozojë, janë njerëzit agresivë. Pasioni dhe mënyra imponuese e Dashit të bëjnë të duash ta luftosh.
Kush fiton në fund: Dashi, por Peshqit mjafton të kapen pas një ëndrre tjetër dhe e harrojnë se ka ekzistuar në jetën e tyre.