Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Armet autentike te Skenderbeut, ne Shqiperi per 100-vjetorin

1341823426-skenderbeu_kokorja_1.jpg
AK kritikon qeverinë: Ky vit është ditëlindja e vendit, jo e Berishës


Përkrenarja dhe shpata autentike e Heroit të Kombit shqiptar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, do të sillen këtë vit në Shqipëri për t’u ekspozuar në kuadër të kremtimit të 100-vjetorit të Pavarësisë së vendit tonë. Premtimin e bëri dje zëvendëskancelari i Austrisë, njëkohësisht ministri i Jashtëm austriak, Mikael Spindeleger gjatë një takimi që zhvilloi dje me Kryeministrin Sali Berisha në samitin e përvitshëm të Dubrovnikut që po mbahet aktualisht në Kroaci.

Përveç premtimit për të sjellë në Shqipëria armët autentike të Skënderbeut që ndodhen në muzeun e Vjenës, numri dy i qeverisë austriake theksoi gjithashtu se Austria do të marrë pjesë në festimet për 100-vjetorin e Pavarësisë me përfaqësimin e autoriteteve më të larta, si dëshmi e miqësisë dhe e lidhjeve të ngushta midis dy vendeve e popujve. Nga ana e tij, Kryeministri Berisha vlerësoi rolin e madh që ka pasur Austro-Hungaria në procesin e Pavarësisë së Shqipërisë. “Në memorien e kombit, – u shpreh Kryeministri, – kontributi i ministrit të Jashtëm të Austro-Hungarisë, Kontit Bertochd, dhe i vendeve mike Austrisë e Hungarisë do të qëndrojë përherë në altarin më të lartë të vlerësimit të kombit shqiptar”, theksoi Berisha.

Po dje një tubim përpara Ministrisë së Kulturës, Aleanca Kuqezi i bëri thirrje qeverisë që të mos politizojë festimet për 100-vjetorin e Pavarësisë së vendit. Sekretari për Kulturën dhe Artin në AK, Mystehak Xhemali, deklaroi se ky vit i shënuar nuk mund të përdoret si ditëlindje e Kryeministrit të vendit, Sali Berisha, por duhet të jetë një vit, i cili në radhë të parë duhet të sigurojë reflektim për klasën politike.

“AK shpreh me forcë indinjatën e saj për ndasitë dhe urrejtjen politike që Sali Berisha po kultivon në veprimtaritë e 100-vjetorit të Pavarësisë, duke përjashtuar e selektuar pjesëmarrjen në këto veprimtari personalitete e akademikë të shquar, si prof. dr Rexhep Qosen e shumë të tjerë. Denoncojmë gjithashtu ndërhyrjen brutale për interesa personale e politike në ndryshimin e historisë së lavdishme të luftës për çlirim kombëtar në periudha të ndryshme historike, përfshi edhe luftën çlirimtare të viteve 1939-1944. Aleanca Kuqezi deklaron se ky vit jubilar do të shënojë edhe fundin e Sali Berishës e ai nuk mund të kremtohet si një ditëlindje e tij, por si fundi i regjimit të tij diktatorial”, theksoi Xhemali.

Aleanca Kuqezi denoncon se nuk ka asnjë proces transparent në zërat e shpenzimeve buxhetore për këtë vit jubilar të 100-vjetorit të Pavarësisë së shtetit shqiptar. /Shqiperia

Armet autentike - Viene
488px-KHM_Wien_A_127_-_Helmet_of_Skanderbeg.jpg

post-679-1239396933.jpg


Memorial i Skenderbeut - Kruja
Scanderbeg_memorial_at_Kruja.jpg





 
Pe: Armet autentike te Skenderbeut, ne Shqiperi per 100-vjetorin

une i kam pare nje here
 
Titulli: Armet autentike te Skenderbeut, ne Shqiperi per 100-vjetorin

3488_534612233234004_1250474000_n.jpgSkenderbeu..Ikona e Shqiperise!
 
Titulli: Armet autentike te Skenderbeut, ne Shqiperi per 100-vjetorin

Shiko fotografinë 18067Skenderbeu..Ikona e Shqiperise!

Cf zbulimi lol!

Ia kane bere mire pas 500 vjeteve apo sa jane Vinezet sdo te pysin me nj-tj po keto shpata e kjo gje e cuditshme me brire
cf eshte.
Eshte e Skenderbeut...-Po ky Skendbeu kush eshte :(
Aman gjerat tona ti kene disa qe sia dine as vleren :(
 
Pe: Armet autentike te Skenderbeut, ne Shqiperi per 100-vjetorin

Shpata eshte vertet e cuditeshme
 
Pe: Armet autentike te Skenderbeut, ne Shqiperi per 100-vjetorin

Me falni per injorancen, po cne ka qene ne muze ne Viene kto?
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back