Arkeologjia shqiptare dhe mbështjetja amerikane

Love

βeℓℓe â๓e
SHBA sapo i dhuruan arkeologjisë shqiptare një fond prej 103 mijë dollarë për të mirëmbajtur koleksionet shkencore dhe modernizuar mjediset muzeale të Qendrës Albanologjike.

Shiko fotografinë 1730543

Ambasadori i SHBA Aleksandër Arvizu nënshkroi grantin për mirëmbajtjen e fondit arkeologjik të Qendrës për Studime Albanologjike, financim ky si pjesë nga Fondi i Ambasadorit për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore.
Specialistët shqiptarë pohojnë se ky grant do të shërbejë për mbrojtjen dhe kujdesin e mjediseve të mbi 20 mijë objekteve arkeologjike të fondit themelor dhe afro 50 mijë të tjera të fondit studimor.

[video=youtube;ZnyVW7-YulQ]http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=ZnyVW7-YulQ[/video]

Drejtuesi i degës shqiptare të Këshillit Ndërkombëtar të Muzeve, Ilirian Gjipali, thotë se pasi të jenë rehabilituar dhe modernizuar mjediset e ruajtjes së objekteve të kësaj Qendre, në fazën e dytë do të punohet për restaurimin e objekteve, skedimin dixhital të vlerave historike dhe ekspozimin më të mirë të tyre. Mirëmbajtja e fondeve themelore po bëhet ndërkohë që në terren veprojnë 20 ekspedita për kërkime të reja arkeologjike, 15 nga të cilat janë projekte bashkëpunimi të shkencëtarëve shqiptarë me ata amerikanë, italianë, francezë dhe gjermanë etj.

Granti i SHBA për arkeologjinë administrohet nga dega shqiptare e Këshillit Ndërkombëtar të Muzeve. Fondi i Ambasadorit për Ruajtjen e trashëgimisë kulturore mbështet përpjekjet e shkencëtarëve në 100 vende në zhvillim në të gjithë botën. Dhurata nga amerikane nga Fondi i Ambasadorit për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore ka ardhur edhe si një ndihmë domethënëse me rastin e 65 vjetorit të arkeologjisë shqiptare.

Qendra e Studimeve Albanologjike ruan një koleksion prej mbi 20 mijë objektesh arkeologjike nga periudha prehistorike e deri tek ajo mesjetare, të zbuluara në Shqipëri. Shumë prej tyre janë shembuj unikë të trashëgimisë kulturore shqiptare dhe kanë rëndësi të jashtëzakonshme.
Ilirian Agolli
ZëriAmerikës
 
Back
Top