Dilematiku
Antar Aktiv
-
- Anëtarësuar më
- Oct 4, 2009
-
- Mesazhe
- 35
-
- Reagimet e mara
- 1
-
- Mosha
- 36
-
- Vendndodhja
- n'Enigmë
Një grup arkeologësh, duke përdorur teknologjinë sonore për të ekzaminuar fundin e detit, kanë zbuluar "një varrezë " të skeleteve të padëmtuara të pesë anijeve antike romake pranë brigjeve të ishullit të vogël italian Ventotene. Anijet tregtare, që datonin nga shekulli I para Krishtit deri në shekullin e V pas Krishtit, gjenden në një thellësi prej më shumë se 100 metrash nën ujë dhe janë ndër skeletet e anijeve të zbuluara në thellësitë më të mëdha në Detin Mesdhe gjatë viteve të fundit, deklaruan kërkuesit. Pjesë e një arqipelagu që ndodhet në brigjet perëndimore të Italisë mes Romës dhe Napolit, Ventotene ka shërbyer historikisht si një vendstrehim për lundruesit gjatë motit të keq në Detin Tirren.