Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Arkeologet prane zbulimit te bujshem-Rrenjet dhe civilizimi ilir ne Ballkan

Shiko fotografinë 1776349
Piramida ka entuziazmuar qytetin e vogël boshnjak, ndërsa banorët besojnë se mund të fitojnë para përmes turizmit nga pretendimet e një arkeologu, i cili është pranë një zbulimi të madh: ai është
duke zbuluar piramidën e vetme antike të Evropës.

Arkeologu thotë se piramida është vepër e fisive ilire, që kanë jetuar në ato troje para se Ballkani të pushtohej nga sllavët. Paralelisht, ndonëse në vendin tonë ky zbulim nuk ka bërë ende bujë apo nuk është shfaqur asnjë interes, ndoshta për shkak të mpirjes së institucioneve përkatëse, mund të zbulohen gjurmët e qytetërimit tonë të lashtë, që është zhvilluar krahas atij egjiptian.


Parashikimet tona janë të mëdha. Ky mund të jetë pusi ynë i naftës," tha Vehab Haliloviç.


Asnjë piramidë nuk njihet deri tani në Evropë dhe nuk ka të dhëna për ndonjë civilizim antik në kontinent që është
përpjekur ndonjëherë të ndërtojë një të tillë.

Sidoqoftë, arkeologu boshnjak Semir Osmanagiç, i cili ka kaluar 15 vitet e fundit duke studiuar piramidat e Amerikës Latine, pohoi
vitin e kaluar se ka prova për një të tillë në atdheun e tij, në vendin Ballkanik.

Ai planifikon të kryejë gërmime të reja këtë javë në një kodër me pamje nga Visoko që mund të provojë ose hedh poshtë përfundimisht teorinë e tij. Osmanagiç thotë se kodra ka katër shpate me forma të përsosura, që tregojnë një majë të sheshtë dhe një kompleks hyrjeje.

Nën shtresat e dheut, Osmanagiç gjeti një pllajë hyrëse të asfaltuar, tunele nëntokësore dhe blloqe guri.

Osmanagic beson se kodra ishte e banuar nga populli ilir, i cili jetoi në gadishullin Ballkanik shumë kohë para se fiset sllave ta pushtonin atë rreth vitit 600 pas Krishtit.

Dihet pak për ilirët, por Osmanagiç mendon se ata ishin më të sofistikuar sesa thonë shumë ekspertë.

Është e pafalshme që shqiptarët dinë shumë pak dhe interesohen po aq pak për gjurmët e tyre ilire në Gadishullin Ballkanik. E ndërsa lajmi është përcjellë në mediat e huaja, në vendin tonë, thuajse askush nuk di asgjë se po zbulohet
ndoshta dëshmia më e fortë e rrënjëve dhe ekzistenca e qytetërimit tonë, mijëra vite më parë.

Haliloviç, i cili ka bërë suvenire prej druri për 30 vjet, thotë se pasioni i tij lindi gjatë Lojërave
Dimërore në 1984, në Sarajevë, kur ai nisi të shiste suvenire.

Asnjë piramidë nuk dihet nëse ka pasur ndonjëherë në Evropë dhe nuk ka të dhëna për ndonjë civilizim antik në kontinent,
që mund të ketë ndërtuar ndonjëherë një të tillë.

Qytetërimi ilir duket se do të jetë i pari që do të ketë një të tillë në kontinentin tonë.

/a.m/NOA.al
 
Piramidat ne Bosnje sapo u zbuluan, i mbyllen direkt me dekret te vecante e nuk lene asnje te germoje me aty. Ka dhe ne Kroaci por ata* nuk lejojne germime. Ka dhe ne Italine e qendrore afer Ternit dhe aty kam qene vete dhe i kam pare, dhe per te humbur gjurmet kane ndertuar nje dige dhe ka permbytur shumicen e atyre pjeseve qe dukeshin dikur, kjo me Mussolinin ka ndodhur. Civilizimi madheshtor i dikurshem qe fshihet ne te gjitha format,eshte prova e realitetit fallco ne te cilin jetojme dhe qe na "serviret" si moderno-teknologjik.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back