Arkeologët: Oriku u themelua nga autoktonët,nuk është ndërtim Eubeas.....

Love

βeℓℓe â๓e
Arkeologët: Oriku u themelua nga autoktonët,nuk është ndërtim Eubeas, i përket shekullit të 6

Shiko fotografinë 1785647

Ishte folur per nje themelim Eubeas, por i perket shekullit te 6 dhe eshte autokton.
Behet fjale per Orikun e Lashte. Germimet e fundit te arkeologove shqitare e franceze tregojne per nje rezultat te ri persa i perket prejardhjes se qytetit te Orikumit dhe krijimit te tij. Arkeologet mendonin se kishin zbuluar nje teater te ndertuar nga banoret e ishullit Eubea, ne Egje, por rrenojat i perkasin nje vepre hidrike.

Qyteti antik i Orikut shtrihej mbi kodren e emertuar paleokaster. Germadhat gjenden në pjesën më jugore të gjirit të Vlorës në një skelë të futur brenda bregut, e lartë 20 m mbi nivelin e detit. Në pjesën më të lartë të Kodres se Paleokastres, ka një shesh të vogël ku ishte vendosur qyteti. Nga veriu, ajo vjen pak e thepisur ndërsa nga lindja, deri në afersi të kënetës, ulet me anë të dy tarracave natyrore te ngushta.

Ekspozimi I objekteve te fundit tregojne se ne Orik nuk kishte teater.

Kodra e Paleokastrës, me siperfaqe rreth 5 hektare, qarkohej prej një muri mbrojtës 950 m të gjatë. Në pjesën e sipërme të saj gjendej një mur i dytë, i cili krijonte akropolin.
Germimet klandestine po e rrezikojne ate.

Oriku u shfrytëzua prej romakëve në luftërat kundër ilirëve dhe maqedonasve dhe luajti rol në luftën civile midis Cezarit dhe Pompeut. Flota maqedone e Aleksandrit të Madh të Maqedonisë e pushtoi ne vitin 214 para eres sone.
TvKlan
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top