Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Arkeologët befasohen, zbulojnë strukturë misterioze gjigande më të madhe se sa pirami

Struktura-300x243.jpg


Arkeologë britanikë, nxorën në dritë rrënojat misterioze të një strukture prehistorike, të cilat mund të jenë më të mëdha se piramidat e Egjiptit.

Rrënojat e strukturës misterioze, citon alb-observer.com, u zbuluan gjatë punimeve rezidenciale të zhvillimit në Monmouth të Uellsit. Kjo strukturë super gjigante përbëhet nga një sërë brezash strukturorë, të cilat mund të përbënin bazamentin e një super ndërtese që mbushej me dru.

“Siç duket kemi të bëjmë me një subjekt gjigand me rreze paralele, që ndodhet panë një liqeni të lashtë të tharë”, deklaroi për Discovery News, arkeologu Steve Clarke i Institutit të Arkeologjisë në Monmouth.
Uells-300x225.jpg

“ثshtë e ndërtuar plotësisht me trungje pemësh, me trarë të mëdhenj, që kanë gjatësi më shumë 50 këmbë dhe gjerësi mbi 3 këmbë. Struktura është gjigande dhe sigurisht që është prehistorike, por nuk e kemi idenë së çfarë mund të jetë ajo dhe se kur është krijuar, vijoi Clarke.

Duke vijuar tej gërmimeve, struktura e drunjtë, e cila është prerë në sipërfaqe të tokës, ndoshta i përket epokës së bronzit.
Specialistët, besojnë se struktura do mund të ishte të paktën nga epoka e bronzit, por edhe mund t’i përkiste epokës më të hershme të neolitit, para 6.500 vjetëve, pra 2000 vjet më e vjetër se piramidat e Egjiptit.

“Jam në kontakt me shumë specialistë të ligatinave dhe të epokës së neolitit. Që të gjithë më thonë se kurrë nuk kanë parrë diçka të ngjashme”, pohoi Clarke.

Supozimet që lindin rreth strukturës dhe interpretimi që i jepet asaj, është se u përdor për bazament të një ndërtese gjigande të epokës së neolitit, lart një platforme të madhe që u ndërtua mbi ujë me dhe të mbushur.

Përsa i përket platformës, çfarë u përdor dhe se çfarë mund të ndërtohej sipër saj, mbetet ende enigmë.
Aktualisht, arkeologët po kryejnë provat e para me radio karbon mbi themelet e kësaj strukture. Rezultatet priten të dalin pas disa javësh./alb-observer.com/

 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back