Lauri
Anunnak
Pikërisht sot në vitin 322 pes. daton ditëvdekja e Aristotelit. Filozofi i madh lindi në vitin 384 pes. në Stagirë të Trakisë pranë kufirit me Maqedoninë. I ati ishte mjek i familjes mbretërore të Filipit të Maqedonisë. Edhe Aristoteli shkoi në shkollë për mjekësi dhe më pas u dërgua në Athinë për të studiuar filozofi me Platonin.
Kur Platonit vdiq, Aristoteli kishte shpresuar se do të merrte drejtimin e Akademisë dhe kur kjo iu mohua, pasi nuk ishte vendas, u vetëmërgua duke udhëtuar nëpër vendet e Azisë së vogël. Aristoteli u kthye në Maqedoni në vitin 338 pes, dhe u bë mësues i Aleksandrit të Madh. Kur Aleksandri pushtoi Athinën, Aristoteli u kthye në Athinë dhe krijoi një shkollë të tij, të njohur si Liceu. Pas vdekjes së Aleksandrit, Athina ngriti krye kundër sundimit maqedonas, dhe jeta e Aristotelit u bë e pasigurt. Për të shmangur dënimin e mundshëm me vdekje, si përkrahës i Aleksandrit, ai iku në ishullin Eube, ku edhe vdiq.
Aristoteli hyn në radhën e filozofëve më të mëdhenj të të gjitha kohëve. ثshtë mendja sintetike më e rëndësishme dhe në përgjithësi gjeniu më i gjithanshëm i antikës. Duke rishqyrtuar në mënyrë kritike filozofinë e mësuesit të vet Platonit, ai sistematikisht zhvilloi në një sërë veprash kapitale filozofinë e re origjinale dhe grumbulloi njëkohësisht në mënyrë enciklopedike të gjitha rezultatet e rëndësishme të filozofisë së vjetër greke dhe të shkencave të veçanta. Të gjitha fushat deri atëherë të njohura si dhe një sërë fushash të reja të aktivitetit mendor dhe të njohurive njerëzore të disiplinave filozofike (logjika, metafizika, fizika, psikologjia, etika, politika, astronomia, meteorologjia, zoologjia, poetika e tjera) janë objekt i hulumtimeve gjeniale të Aristotelit.
Logjika e Aristotelit me disa teza të veta themelore ka ruajtur vlerën e vet dhe deri sot ajo merret si model për themelimin e logjikës elemetare, kështu që edhe Kanti mundi të vërtetonte se si logjika e Aristotelit mori një formë aq të përsosur saqë pas saj nuk ka mundur të bëjë një hap përpara, as nuk ka qenë e detyruar të bëjë një hap prapa. Logjika e tij, në radhë të parë, shqyrton çështjet lidhur me nocionet, gjykimet (deklaratat, fjalitë), përfundimet dhe argumentet. Nocionet janë esencë ose formë e sendit, njohja e të cilit është qëllim themelor i të menduarit. Nocionet më të larta të gjinisë, që përfshijnë në vëte të gjitha nocionet tjera janë kategoritë. Kategori të tilla, sipas Aristotelit ka dhjetë: substanca, kuantiteti, kualiteti, relacioni, vendi, koha, pozita, posedimi, veprimi dhe durimi. Në veprat logjike të Aristotelit (të grumbulluara më vonë nga nxënësit e tij me titull Organon) janë shqyrtuar hollësisht dhe jashtëzakonisht në mënyrë ekzakte edhe disa probleme logjike fundamentale si janë parimet e të menduarit, induksioni dhe deduksioni, përkufizimi, teoria e silogjizmave, argumentimi, gabimet logjike etj.
Albert Vulaj