Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

(Argëtuese ) Cilët janë më xhentilë/tolerantë: meshkujt a femrat?!

Dikush shkon për të ushtruar në palestra, por unë shpesh shkoj në pishinë për të notuar. Besoj se këtë e bëni edhe ju. Fundja, noti është i mirë për shëndetin dhe një mënyrë e bukur për ta mbajtur veten në formë.

Para se të hysh në basen, ka disa rregulla që, besoj, zbatohen pothuajse kudo. Nuk bën të hysh me rrobat me të cilat ke ardhur, duke i ndërruar me rroba banjoje/noti. Secili basen ka zhveshtoren e vet, zakonisht të ndarë sipas gjinive, si dhe banjën me dushe. Pra, në fillim duhet të ndërrosh rrobat, të bësh një dush dhe pastaj mund të hysh në basen.

E njëjta procedurë, ndiqet edhe pasi të dalësh nga baseni.

Por qëllimi i kësaj teme nuk është as të flasim për notin, as për rregullat e pishinës. 😄

Më shkuan ndërmend dy situata:

1. Po i ndodhi një mashkulli dhe, gabimisht, u fut në zhveshtoren apo në banjën e femrave... si do të reagonin vallë femrat?

Unë them: këqyrin t'ia nxjerrin sytë dhe, me njëqind të shara, ta nxjerrin jashtë! 😂

Dhe ...

2. Po ndodhi e kundërta dhe një femër u fut gabimisht në zhveshtoren e meshkujve?...

Unë them: meshkujt, si xhentilë që janë, asnjëri nuk do t'i thoshte as edhe një fjalë të vetme... 😇😂

Po ju, çfarë mendimi keni?

Cilët janë më xhentilë dhe më tolerantë në këtë rast: meshkujt apo femrat?

Hajde ta shohim kush fiton këtë debat të madh shkencor të pishinës! 😂

Argëtim të këndshëm!

P.S. Tema ka karakter thjesht argëtues e humoristik, për fundjavë dhe për orët e vona të natës. 😉
 
Varet se ku jeton Demke .

Tek une pshm te dyja palet do te kerkonin falje dhe do te terhiqeshin sa me shpejt nga dhomat perkatese… sepse fundja fundit eshte cenim privatesie perderisa edhe te dyja palet kane dhoma te ndara.
 
Redaktimi i fundit:
E para,s'besoj qe do shanin as femrat.
Jo per gje por jan gabime qe ndodhin.
E dyta,brezat e rinje nuk kan kompleksitetet e brezave te meparshem.
Hyre e pe te zhveshur,dhe!?
Trupi njerzor eshte i shejt.
Kerkon falje,dhe kalon tek kendi yt.
Aq.
Gjentilesa eshte tersia e nje stabiliteti emocional dhe pjekurie te plote,tek dy gjinite.
 
Me aq sa kam vene re ne ambjentin e punes femrat jane me xhentile me meshkujt, e meshkujt me femrat.
 
Me aq sa kam vene re ne ambjentin e punes femrat jane me xhentile me meshkujt, e meshkujt me femrat.
po e kam thënë pra kaq herë ... femrat janë shumë më bashkëpunëtore të sinqerta në punë se meshkujt

* harrova të të pyes për këtë videon ... atje ku jeton ti përdoret anglishtja e spanishtja?
 
po e kam thënë pra kaq herë ... femrat janë shumë më bashkëpunëtore të sinqerta në punë se meshkujt

* harrova të të pyes për këtë videon ... atje ku jeton ti përdoret anglishtja e spanishtja?
Jane me ty, por mund te mos jene me femrat.:D Te dyja perdore por Anglishtja eshte gjuha e pare. Spanjishtja mesihet si gjuhe e dyte.
 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back