Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Arabia Saudite dhe Turqia financojnë islamizmin në Ballkan

Qeveria gjermane: Arabia Saudite dhe Turqia financojnë islamizmin në Ballkan.


Arabia Saudite forcon ndikimin duke zgjeruar vehabizmin. Kurse Turqia tenton të luajë rol më të rëndësishëm në territoret e dikurshme të Perandorisë Osmane, vlerëson qeveria gjermane.

Qeveria gjermane konstaton rritje të ndikimit islamik të mbështetur nga Arabia Saudite dhe nga shtetet e tjera të Gjirit Persik në Ballkanin Perëndimor, shkruan gazeta “Die Welt” duke iu referuar burimeve qeveritare.

“Organizata misionare nga Arabia Saudite janë aktive në Kosovë dhe po zgjerojnë interpretimin e vehabizmit në fenë islame nëpërmjet imamëve të dërguar”, thuhet në vlerësimin e qeverisë gjermane në përgjigje të pyetjeve të parashtruara nga Partia e Majtë në Bundestag.

Gazeta konstaton se vehabizmi është pothuajse identik me salafizmin. Më tej gazeta “Die Welt” shkruan për angazhimin e vazhdueshëm të individëve si dhe të organizatave joqeveritare e atyre gjysmëqeveritare në bashkësitë Islame në Kosovë.

Forcim i ndikimit të Turqisë në Ballkan

Përveç ndikimit saudit, konstatohet edhe forcimi i ndikimit të Turqisë në Ballkan. “Pas ardhjes në qeverisë së AKP-së në vitin 2002 dhe sidomos gjatë mandatit të ish-ministrit të jashtëm Ahmet Davutoglu, pati një riorientim të politikës së jashtme turke. Orietimi i ri përfshin rajonin e Ballkanit, që si territor i dikurshëm i Peradorisë Osmane gjendet në fokusin politikës turke,” vlerëson qeveria në Berlin. Në këtë projeksion politik Turqia tenton “të luajë një rol aktiv në rajon”.

Pas dështimit të grushtit të shtetit në Turqi në korrik të vitit 2016, konflikti midis qeverisë turke dhe lëvizjes Gylen u transferua në Ballkan, kryesisht në Bosnjë, Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë, thotë gazeta “Die Welt”.

Qeveria gjermane pohon se pas dështimit të grushtit të shtetit: “qeveria turke ka zgjeruar aktivitetet për ta larguar lëvizjen Gylen nga Ballkani në bashkëpunim me qeveritë e këtyre vendeve”./DW
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back