Arabia Saudite, atje ku kryqëzimi është ende një realitet

Dukuria

Braktisja e fesë dhe kritikat ndaj qeverisë në rastin më të mirë në Arabinë Saudite sjellin dënimin me vdekje, ndërsa ndëshkime çnjerëzore si prerja e kokës dhe kryqëzimi, mbeten ende një zakon që po habit botën

Në shumë aspekte, Arabia Saudite është një nga shtetet më të përparuara në botë. ثshtë prodhuesi më i madh i naftës në botë dhe qytetet e saj janë plot shkëlqim në mes të shkretëtirës.

Por në aspekte të tjera, mbretëria në shkretëtirë është larg nga të qenët e përparuar. Një vend ku rituale barbare ende gjejnë vend dhe ku shtetasit e saj janë subjekt i ndëshkimeve të tmerrshme.

ثshtë e vështirë të imagjinohet se në Arabinë Saudite po bëhen përgatitje jo vetëm për të ekzekutuar një të ri, por edhe për ta kryqëzuar atë.

Bota po i lutet qeverisë saudite që ta rimarrë në konsideratë vendimin. Mbrojtësit e djalit thonë se ajo që pritet të ndodhë, ia pështiros. Djaloshi që është në qendër të kësaj meseleje, Ali Mohammedal-Nimr, thotë se ai nuk ka bërë asnjë gabim.

Al-Nimr ishte 17 vjeç kur shkoi në një protestë antiqeveritare në provincën Qatif të Arabisë Saudite. Ai u akuzua nga policia për armëmbajtje, sulm ndaj forcave të rendit dhe madje edhe grabitje me armë. Asnjë nga këto akuza nuk mund të provohej nëse ai nuk rrëfehej. Ai nuk kishte një avokat dhe disa thonë se rrëfimi iu mor nën torturë.

Ai po protestonte në kohën e gabuar, në vendin e gabuar në mes të një sulmi të qeverisë ndaj kritikuesve të saj. Ishte shkurti i vitit 2012. Kanë kaluar tre vjet dhe akuzat kanë mbetur në vend, pavarësisht një apeli të fundit.

Dënimi i tij do të shlyhet përmes prerjes së kokës dhe kryqëzimit, një metodë që përfshin prerje koke dhe lidhje të një trupi pa kokë në një kryq. Shpesh, kryqëzimi bëhet në një hapësirë publike. Dërgon mesazhe të forta te të tjerët: ne nuk e durojmë kritikën nga asnjë person i çfarëdo moshe.

Si mund të ndodhë kjo në vitin 2015?

Një politikane skoceze e ngriti çështjen e djaloshit arab në Parlament këtë javë. Ajo foli kundër një praktike të tillë në një vend modern të botës.

“Jemi në vitin 2015, si mundet një vend i civilizuar të imponojë një ndëshkim kaq të pamëshirshëm dhe çnjerëzor në ndonjë prej shtetasve të saj, e jo më mbi një djalosh kaq të ri?”, pyeti deputetja Margaret Ferrier.

“ثshtë një mizori e papranueshme dhe unë kam si synim t’i shkruaj ministrit dhe t’i kërkoj të veprojë menjëherë. Dënimi i Alisë do të kryhet në mënyrë barbare me kryqëzim. Më vjen keq për të dhe familjen e tij. Duke lexuar për historinë e tij këtë mëngjes, u mbusha me hidhërim dhe pyeta veten si është e mundur që të ekzistojë një egërsi e tillë”, tha deputetja.

Por egërsia nuk është asgjë e re në Arabinë Saudite, një vend që nga viti 1985 deri në 2013 ka ekzekutuar më shumë se 2000 njerëz. Në vitin 2013, 79 persona u vranë. Shumica e tyre duke u prerë kokat me shpata.

Në janar të këtij viti, një grua protestoi për pafajësi derisa ia kaluan shpatën në qafë. Ajo përpëlitej në publik për t’i shpëtuar ekzekutimit. Shpata i ra dy herë qafës, sepse herën e parë nuk arriti ta përfundojë punën.

Një bloger, Raif Badaui u burgos me 10 vjet burg, pasi hapi një uebsajt për debat social dhe politik në Arabinë Saudite. Raif do të marrë 50 rrahje me kamxhik në javë për një vit për krijimin e uebsajtit, Liberalët e Arabisë Saudite.

Prokuroria kërkoi fillimisht që ai të gjykohej për braktisje të fesë, që në Arabinë Saudite përkthehet me dënim me vdekje. Më pas, në maj të këtij viti, ai u dënua me 10 vjet burg, gjobë 300,000 dollarë dhe 1000 rrahje me kamxhik. Kur të lirohet, Raif nuk do të mund të udhëtojë për 10 vjet jashtë shtetit, gjë që do ta mbajë atë larg gruas dhe tre fëmijëve të tyre në Kanada, sipas Amnesty International.

Një zëdhënës i Amnesty International tha se në Arabinë Saudite për herë të fundit një kryqëzim u krye në vitin 2013.

“Pesë burra nga Jemeni u dënuan me prerje koke dhe kryqëzim, ndërsa fotot e tyre u shfaqën edhe në median sociale”. Këto ngjarje ndodhën përpara universitetit Jizan, ku studentët po kryenin provime.

arabi2Ali Mohammed al-Nimr nuk është i vetmi anëtar i familjes që është nën vëzhgimin e qeverisë. Xhaxhai i tij, sheiku Nimral-Nimr, u arrestua në korrik 2012. Një aktivist i të drejtave të minoriteteve, 53-vjeçari ka marrë shumë mbështetje online për t’i shpëtuar përndjekjes nga qeveria. Krimet e tij përfshijnë kritikë ndaj qeverisë, gjë që sjell dënim me vdekje.

Maya Foa, drejtoreshë e skuadrës së dënimit me vdekje për një organizatë ligjore bamirësie, thotë se askush nuk duhet të kalojë në ato që ka hequr Ali.

“Ai është një fëmijë që u arrestua prej xhaxhait të tij. Dënimi për përfshirje në protesta do të shkelte ligjin ndërkombëtar dhe shumicën e standardeve të njerëzimit. Duhet ndaluar!” – tha ajo.

*Burimi: “The Advertiser”.
 
Titulli: Arabia Saudite, atje ku kryqëzimi është ende një realitet

Arabia ka rreshqitur, uroj mbreti i ri t'beje ndryshime te medha me kalimin e kohes !
 
Titulli: Arabia Saudite, atje ku kryqëzimi është ende një realitet

1400 vjet te udhehequr nga Kurani me te njejten menyre gjykimi . Ka edhe shtete te tjera si Arabia qe gjykojne ne baze te ligjeve kuranore, per kete nuk mund te ecin perpara me refroma.

Si do gjykojne ndryshe arabet beduin qe mbi jetojne fale te krishterve. Gjuhen arabe e bene te krishteret, clirimin e Arabise nga vellezerit e tyre turq u be fal te krishterve, familja mbretrore arabe u vu ne pozite fale te krishterve, u bene miliarder me nafte fale teknologjise te te krishterve.
Dhe nuk marrin vesh keta beduin me keta denime mekaber. Cfare ndryshimi kane me ISIS !!
 
Titulli: Arabia Saudite, atje ku kryqëzimi është ende një realitet

e qysh e sulmoi Islamin ai ? e lexon artikullin ti apo jo... edhe nese lexon Kuranin i ke te qarta zakonet/ligjet, po ndalemi tek Kurani/Islami sepse tek k'to bazohet tema, meqe flitet per Arabine dhe pretendojne qe jane te paret e Islamit dhe eshte libri i tyre.
 
Pe: Arabia Saudite, atje ku kryqëzimi është ende një realitet

S'kanë njerëzit me çka të merren, e vetëm Arabia Saudite iu ka mbetur!
Në vitin 2015 akoma ka bërllog në të tëra anët e botës, vetëm pyete
shokun google dhe me mijëra info ke për t'i pasur para vete....
Ndërsa Arabia është sîkur te marrësh 1 lugë ujë në oqean.

Së paku Arabia është në oborr të vet, dhe nuk duhet të pyes askend
si të rregullojë punët e veta!

Sinqerisht, iu ka bërë fobi njerëzve kjo bota arabe, do të sëmureni....
 
Titulli: Arabia Saudite, atje ku kryqëzimi është ende një realitet

Per tu lidh me temen po ju sjell nje pjese shkrimi nga Eqerem bej Vlora "kujtime 1885-1915". Ku behet fjale per ditet e para te kesaj mbreterie te keti Mbreti arab te sotem.

Keta jane fakte historike (Lauri nuk shpik asgje, poston cfare lexon)

sheik_zpskve9hz0o.png
 
Attachments

  • sheik_zpskve9hz0o.png
    sheik_zpskve9hz0o.png
    6.9 KB · Shikime: 0
  • sheik_zpskve9hz0o.png
    sheik_zpskve9hz0o.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Last edited by a moderator:
Titulli: Arabia Saudite, atje ku kryqëzimi është ende një realitet

Une e kam thene, po e riperseris, arabet e perbejne vetem 20 % e muslimaneve ne bote. Injorantet dhe anti-muslimanet permendin dhe marrin shembull Arabine, e cila s'ka t'beje aspak me sheriat. Nese Lauri ne te gjitha temat pohonte se e njeh Islamin, duhet ta dije se denimet e tilla qe ceken ne artikull, s'kane t'bejne me sheriat apo jo Laur ? (Konfirmoje me 1 LIKE :p ). Sidoqofte, te zotet e mendjes shohin me larg, nuk miren me media dhe me individ te caktuar, por me bazen, gje qe u mungon ketyre ne forum. Kujtoj qe Profeti Muhammed a.s. sa me shume qe luftohej, aq me shume e pranonin Islamin. Keshtu po ndodhe edhe sot, sa me shume qe e sulmoni kete fe, aq me shume do te shtohet interesi i atyre qe kane pak tru, te lexojne se sa eshte e vertet ajo cfare shkruhet/thuhet e ndegjohet.

Adios :D
 
Titulli: Arabia Saudite, atje ku kryqëzimi është ende një realitet

Ketu po flitet per ligjet arabe ne toke te bazuar ne librin e famshem te qiellit. Dhe mbreteria Arabe qe eshte maja e diamantit.

Thomas Edward Lawrence eshte konsideruar nga arabet The Uncrowned King of Arabia Mbreti pa kurore i Arabise. Per me teper ju ftoj te lexoni shenimet e tij "Shtat shtyllat e urtesise 1922"

sheik2_zpsyaxfryqp.png

ps. korigjim postimit tim siper tek libri "Kujtime 1885-1925" (gabim mekanik 1885-1915)
 
Attachments

  • sheik2_zpsyaxfryqp.png
    sheik2_zpsyaxfryqp.png
    6.9 KB · Shikime: 0
  • sheik2_zpsyaxfryqp.png
    sheik2_zpsyaxfryqp.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Last edited by a moderator:
Pe: Titulli: Arabia Saudite, atje ku kryqëzimi është ende një realitet

As kjo s'ka t'bëje me temën.
Postim jashtë teme!
 
Attachments

  • sheik2_zpsyaxfryqp.png
    sheik2_zpsyaxfryqp.png
    6.9 KB · Shikime: 0
  • sheik2_zpsyaxfryqp.png
    sheik2_zpsyaxfryqp.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Arabia Saudite, atje ku kryqëzimi është ende një realitet

Vazhdojme me temen, sepse koha eshte flori.

Keta jane denime aspak humane, keputje koke rrahje me kanzhik ne publik neper sheshe te vendeve qe mbeshtesin normat juridike ne baze te Kuranit dhe hadithet e Muhametit, qe ndryshe quhen sharia kane origjine qe nga lindja e keti religjoni.
Fjale te teperta jane justifikime, nuk ka faj mbreteria apo qeveria arabe pasi themelet e sharise, qe do thote "ligjet e Allahut" dhe e kane bazen pikerisht ne Kuran.

Cfare thote Allahu ne Kuran?
Ata qe me luftojne mua dhe profetin tim, duhet te vriten ose te gozhdohen, tu pritet nje dore dhe nje kembe(nje majtes dhe nje djathtas), ose te shperngulen....

A nuk ju duket nje kriminel ky Allah me cfare i meson besimtaret. Muhameti dhe ndjeksit e tij ishin vetem nje tufe kriminelesh e grabites karavanesh, qe vinin ne praktike keto mesime HYJNORE..

ku_zpsx3hu9usr.png
 
Attachments

  • ku_zpsx3hu9usr.png

Athua e ke kuptuarë çfarë thot aty?

Apo Allahu denon vetëm prej qejfit të Tij?

Ti Laur ke nevojë pakë tن përsosësh gjuhën,
se sikur të ishe ti gjyqtarë, do tëmerrje njerez në qafë.

S ai përket asaj më lartë aspak thelbit s'iu ke afruar.
 
Attachments

  • ku_zpsx3hu9usr.png
    ku_zpsx3hu9usr.png
    6.9 KB · Shikime: 0
  • ku_zpsx3hu9usr.png
    ku_zpsx3hu9usr.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Arabia Saudite, atje ku kryqëzimi është ende një realitet

Mire mo mire, ti kupton gje tjeter, une kuptoj kete qe shkruhet: ai qe kundershton Allahun dhe Profetin, duhet te denohet sikur thote sura 33 ne foto. Komentet beni ju.

Ketu eshte Profeti i ulur dhe i rrethuar me flake(hyjnore), qe po merr pjese ne nje ekzekutim.
Kush eshte ai me shpate qe po kryen ekzekutimin, dhe kush eshte kokepreri?.:)

Se kujt i sherben ky lloje mesimi duket se me cfare eshte i rrethuar Profeti.

Muahmetvrasjekoke_zps1103cfd5.png
 
Attachments

  • Muahmetvrasjekoke_zps1103cfd5.png
    Muahmetvrasjekoke_zps1103cfd5.png
    6.9 KB · Shikime: 0
  • Muahmetvrasjekoke_zps1103cfd5.png
    Muahmetvrasjekoke_zps1103cfd5.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Pe: Titulli: Arabia Saudite, atje ku kryqëzimi është ende një realitet

Mire mo mire, ti kupton gje tjeter, une kuptoj kete qe shkruhet: ai qe kundershton Allahun dhe Profetin, duhet te denohet sikur thote sura 33 ne foto. Komentet beni ju.

Ketu eshte Profeti i ulur dhe i rrethuar me flake(hyjnore), qe po merr pjese ne nje ekzekutim.
Kush eshte ai me shpate qe po kryen ekzekutimin, dhe kush eshte kokepreri?.:)

Se kujt i sherben ky lloje mesimi duket se me cfare eshte i rrethuar Profeti.

Muahmetvrasjekoke_zps1103cfd5.png

Mësimi i shërben sojit tënd, që më kurr ndër mend s'i
bie të bëjë diçka të keqe.

Po ti din çfarë ka thënë Allahu?

S'ikur të ishte ashtu, do të duhej të ishim në luftë
me tërë botën!
 
Attachments

  • Muahmetvrasjekoke_zps1103cfd5.png
    Muahmetvrasjekoke_zps1103cfd5.png
    6.9 KB · Shikime: 0
  • Muahmetvrasjekoke_zps1103cfd5.png
    Muahmetvrasjekoke_zps1103cfd5.png
    6.9 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top