Arabia prezanton kullen me te gjate ne bote me 1.6km

redi-

Anëtar i Respektuar
Arabia Saudite prezantoi projektin e kullës që pritet të jetë rreth 1.6 km, pra më e larta në botë. Bëhet fjalë për të qenë gati dyfishi i kullës “Burj Khalifa”, që gjendet në Dubai. “Grataçiela” do të ndërtohet në qytetin e Gedas, buzë Detit të Kuq dhe në të do të mund të qëndrojnë plot 80 mijë vetë. Do të ketë 275 kate dhe ndërtimi i saj do të kushtojë 13.5 miliardë euro. Familja mbretërore arabe paraqiti zyrtarisht projektin e ndërtesës që do të quhet “Kulla Mbretërore”, teksa aty do të ketë hotele me 5 yje, restorante, qendra tregtare, si edhe apartamente banimi. Hapësira mbi të cilën do të ndërtohet është prej 12 milionë metër kub, ndërsa për të ngjitur deri në majë, një vizitori do t’i duhet që ta përshkojë distancën prej 1609 metrash për 12 minuta me ashencor.
Nga: ForumiVizitor
 
Pe: Arabia prezanton kullen me te gjate ne bote me 1.6km

Na gjej ndonje foto Redi nese mundesh :) ...
 
Pe: Arabia prezanton kullen me te gjate ne bote me 1.6km

bravo.......
 
Pe: Arabia prezanton kullen me te gjate ne bote me 1.6km

Ja ku e ke nje Foto :)

1336985623.jpg
 
Back
Top