Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Arabi Saudite, vajza me minifund i shpëton burgut!

NeVertiti

Staf në FV.AL
Themelues
Arabi Saudite, vajza me minifund i shpëton burgut!

vajza-1.jpg


Policia saudite liroi pa asnjë akuzë një vajzë të re që u shfaq në një video me minifund dhe bluzë të mëngë të shkurtra.

Ajo u ndalua dhe u mor në pyetje pasi video u postua në rrjetet sociale dhe veshja e saj e papërshtatshme, siç u cilësua nga autoritetet, shkaktoi një debat në vendin konservator.

Shumë njerëz kërkuan që ajo të merrte ndëshkim shembullor meqë shkeli kodin e veshjes dhe në krye të fushatës ndaj saj ishte komiteti për promovimin e virtytit dhe parandalimin e vesit, ndryshe njohur si policia fetare.

vajza-1-1.jpg


اështja e saj i kaloi prokurorisë së përgjithshme në Riad, por prokurori publik e mbylli çështjen me shpejtësi.

Nuk u dhanë arsye për këtë, por ministria e Informimit tha se pasi vajza u mor në pyetje, prokurori urdhëroi lirimin e saj dhe nuk ngriti asnjë padi. Lirimi i vajzës është cilësuar një fitore për liberalët në vend, të cilët bënë fushatë të madhe në mediat sociale që ajo të mos ndëshkohej për asgjë.

vajza-2.jpg


Kodi i veshjes në Arabinë Saudite është shumë i rreptë dhe femrat duhet të mbulohen nga koka tek këmbët. Për më tepër, vajza në video gjendej në një qytet historik dhe fetar që quhet “Ushayqir” dhe lirimi i saj pas asnjë ndëshkim është cilësuar vërtetë si fat i madh.

7 (gazeta-Shqip.com)
 
E kush nuk do te bukuren;
Ajo te harbon, te verbon, te vret, te shpeton
E vrafte perendia ai qe s'di ceshte bukuria :vetull:
 
Më vjen mirë për vajzën. Gjithësesi, mendoj se rreptësia e pavend shkakton dëme dhe pasoja. Për mendimin tim duhet patur durim dhe vullnet për ndyshimin e raporteve sociale.
 
Më vjen mirë për vajzën. Gjithësesi, mendoj se rreptësia e pavend shkakton dëme dhe pasoja. Për mendimin tim duhet patur durim dhe vullnet për ndyshimin e raporteve sociale.

Qesharake & Absurde

Shpeshhere edhe forumi te ngjan si ne Arabi me rregullat e stafin mizor te tij. loool

Actions speaks louder then just words. Te vjen cudi kur njerezit ndryshe mendojne e ndryshe sillen.

Ps... Ne lidhje me temen , Ashtu sic luftojne palen e tyre neper Europe e njenta gje edhe me k'to ne vendin e tyre. Kshuqe njerezit duhet te kene kujdes kur shkelin rregullat ne toke te huaj ( po them ne toke te huaj, sepse cupa fare mire mund te reklamohet apo te jetoje neper vende te tjera te botes , ku mund te pershtatet ) se sa te rrezikoje per nje video pa lidhje.
 

Konkursi Letërsisë

  • Binte shi

    Votat: 7 41.2%
  • Vajza e detit

    Votat: 1 5.9%
  • Vajza me pallton rozë

    Votat: 3 17.6%
  • Orëndreqësi

    Votat: 6 35.3%
Back
Top