LeVoyageur
RDM 33 NSOE
Kur bëhet fjalë për ar dhe minerale të tjera të kushtueshme shumëkujt mendja me të drejtë mund t’i shkojë tek Afrika e Jugut, vendi më i pasur në botë me këto minerale dhe prodhuesi numër një në shumë prej tyre.
Megjithatë ari gjendet kudo në natyrë, edhe atje ku si ka shkuar mendja askujt më parë. Një grup shkencëtarësh amerikanë publikuan në takimin e radhës së ACS (American Chemical Society) në Denver punën e tyre kërkimore disavjeçare.
Në këtë studim thuhet se gjurmë të arit dhe të mineraleve të rralla gjenden në feçen njerëzore.
“Ari që gjetëm ishte në nivelet minimale, por domethënëse. Ishim të interesuar edhe në mbledhjen e mineraleve të tjera të rralla dhe me vlerë, sidomos të atyre që përdoren në teknologji si vanadium dhe bakër, që të dy të përdorur masivisht në prodhimin e telefonave dhe kompjuterave”, thotë Jathleen Smith nga “Geological Suervey” i Shteteve të Bashkuara.
Smith shtoi se aktualisht ka nisur puna për gjetjen e një mënyrë për përfitimin e arit dhe metaleve të tjera të rralla nga jashtëqitjet njerëzore, që sipas saj do të reduktonte koston dhe varësinë e Shteteve të Bashkuara ndaj këtyre mineraleve.
Sipas të dhënave në SHBA çdo vit hidhet në natyrë një sasi prej 7 milion ton feçe, gjysma e të cilës shpërndahet nëpër plantacione bujqësore dhe pyje për qëllime bujqësore dhe pjesa tjetër digjet.
Një tjetër studim thotë se nga feçet e 1 milion personave mund të nxirret ar dhe metale të rralla që mund të kapin vlerën e 13 milion dollarëve. / Top Channel