ا’pret nga një botë?

Violetta

>> KS- AL. etnike <<

ا’pret nga një botë?


Ikim! اfarë pret? Kohën e ardhme? ا’kohë e ardhme ore?

Pse kur je në rrezik koha e ardhme zhduket e humbet?

Pse atëherë bën zgjidhje të menjëherëshme e tjetër kohë nuk pret?

A duhet çdoherë të jesh në rrezik që veten ta zbulosh?

Vdis para se të vdesësh nëse dëshiron të jetosh!


ا’pret nga një botë ku i mashtruari turpërohet më shumë se mashtruesi?

ا’do mësosh nga një libër shkruesi i të cilit di më pak se lexuesi?

Jo më pak e tmerrshme është kur shkruesi vlen sa një botë,

E lexuesi nga oqeani s’mund të marrë më shu...më ujë se sa një gotë.


Edhe librat u ngjajnë pasqyrave të vdekura që marrin pamje nga bota e gjallë.

Po u shfaq pranë tyre ndonjë gomar, mos prit të të ngjajë në dijetar!

Po hajt mo’ leri edhe shkruesit edhe lexuesit e hajde nisemi pakthyeshmërisht,

Të bëhemi pasqyra të vetvetes se mjaft e pamë botën gabimisht!


Fatmir Muja


(Forumi K. Sunnet)

 
Back
Top