Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Apolonia antike, një surprizë magjepëse për turistët e huaj

55034.jpg

FIER- Qyteti antik i Apolonisë, kjo mrekulli turistike, ku nderthurren lavdia e së shkuarës me të tashmen, është një ndër destinacionet më të kërkuara për turistët e huaj. Cdo ditë, grupe të organizuara turistësh, apo individë, kalojnë orë të këndshme duke vizituar këtë qytet magjik, sic e etiketojnë ata. Promovimin më të mirë të vlerave të këtij qyteti e bëjnë vet turistët, të cilët të mahnitur nga vlerat turistike dhe nga peisazhi natyror, ua prezantojnë bashkëqytetarëve të tyre, duke i nxitur që të ndërmarrin një udhëtim relaksues në Apoloni.

"ثshtë hera e parë që vizitojmë Apoloninë. Jemi të befasuar nga bukuria dhe madhështia e saj, megjithëse për ne nuk ishte e panjohur, pasi disa nga miqtë tanë që e kishin vizituar më herët, na e kishin prezantuar mjaft mirë. Madje, ata na nxitën që të mos e humbisnim mundësinë për ta vizituar këtë vënd magjik", u shprehën Jam Jet dhe Tien Brinke, turistë hollandezë.

Ata e vecuan këtë vizitë si një nga më të bukurat dhe mbresëlënëset në morinë e vizitave të tyre turistike. Bukuria natyrore dhe mikëpritja e njerëzve, madhështia dhe vlerat arkeologjike të Apolonisë, ishin një surprizë përtej emagjinatës dhe fantazisë së krijuar prej tyre. "Apolonia është magjike. Pamja e saj dominuese mbi pafundësinë e fushave dhe vijën e bregdeti që ndodhet vetëm 8 km larg, në drejtimin perëndimor, është fantastike dhe mjaft relaksuese", u shpreh znj.Brinke.

(d.b/BalkanWeb)
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back