
Ka shpenzuar plot 60 mijë dollarë për ndërhyrje të kirurgjisë estetike, por për Vinny Ohh, një make up artist amerikan 23 vjeç nga California, nuk mjafton ende.
Për të kurorëzuar dëshirën e tij për ti ngjarë një alieni aseksual, kërkon që t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e organit gjenital.
Kirurgët plastik i kanë shpjeguar se kjo do të ishte ndërhyrja e parë e këtij lloji në botë dhe paraqet një rrezik shumë të lartë, duke i bllokuar mundësinë për të urinuar.
Por pavarësisht kësaj i riu nuk tërhiqet, duke kërkuar me ngulm të bëhet “vetja e tij”.
“Dua të jem një alien pa gjini, dua që të duket çdo gjë dhe së jashtmi. Dua të jem hibrid, një qenie pa gjini”, thotë ai, shkruan noa.al.
I riu e nisi rrugëtimin e tij në moshën 17- vjeçare, kur i’u drejtua mjekëve për operacionet e para. /a.y/noa.al





