Apartamentet në Tiranë më të shtrenjta se në Paris, Milano e Nju Jork

Guest2

Antarë i Respektuar
Apartamente-per-shitje-ne-Tirane-nene-Tereza.jpg

Një apartament në Tiranë mund të kushtojë mesatarisht 70-100 mijë euro, ndërsa në Milano e Paris edhe 300- 500 mijë euro, por kur vjen puna për të llogaritur aftësinë blerëse të qytetarëve përkatës, kryeqyteti shqiptar rezulton më i shtrenjtë.

Një indeks i Numbeo.com rendit 269 qytete në botë, sipas raportit të çmimit mbi të ardhurat, që është treguesi më i mirë për të matur përballueshmërinë për blerjen e një apartamenti (sa më i ulët ky indeks aq më mirë është).

Tirana gjendet në vendin e 235, duke u renditur mes qyteteve ku është më e vështirë për të blerë një shtëpi me të ardhurat e disponueshme, raporton Monitor.

Parisi në Francë dhe Milano në Itali renditen përkatësisht në vendet e 231 dhe 232.

Akoma më i lirë është Një Jorku, që gjendet në vendin e 194.

Ky indeks, sipas Numbeo, llogaritet përgjithësisht si raport i çmimeve mesatare të apartamenteve ndaj të ardhurave mesatare të disponueshme të familjeve, të shprehura si vite të ardhurash.

Ai merr në konsideratë të ardhurat e disponueshme neto, një apartament mesatar prej 90 metra katror dhe çmimin për metër katror (si një mesatare e çmimit në qendër dhenë periferi të qytetit).

Në Tiranë, sipas këtij indeksi duhen 17.4 vite të ardhura për të blerë një apartament, ndërsa në Milano, një familjeje i duhen 17 vite, në Parit 16.8 vite. Në Nju Jork duhen 12.7 vite, në Zyrih 10.1. Edhe në Vjenë, një destinacion shumë i preferuar i Europës, mjaftojnë 13.7 vite.

Në rajon, qyteti ku familjeve u duhet më pak vite të ardhura për të blerë një apartament është Sarajeva, me 12.9 vite.

Në Shkup ky tregues është 15.6, në Podgoricë 14.1, Sofia dhe Selaniku e kanë 9.1, Athina 10.4.

Qyteti më i shtrenjtë i rajonit, sipas fuqisë blerëse është Beogradi, me 21.5 vite.

Në Europë, më si shtrenjti është Londra, ku do të duheshin 27 vite të ardhura për të blerë një apartament.

Beogradi dhe Tirana më të shtrenjtët në rajon

Edhe në vlerë absolute, çmimet e apartamenteve në qendër të kryeqytetit janë ndër më të shtrenjtat në rajon, së bashku me Brogradin.

Aktualisht çmimet e apartamenteve brenda unazës në Tiranë variojnë nga 1200-2000 euro për metër katror, por ka dhe disa zona që janë shtrenjtuar ndjeshëm.

Në zonën e televizionit shqiptar, çmimi i apartamenteve ka arritur në 3,000 euro për metër katror.

Tendenca është në rritje.

Banka e Shqipërisë konfirmoi së fundmi se indeksi i çimeve të banesave në kryeqytet u rrit me rreth 4% në tremujorin e fundit. Agjentët e real estate dhe ndërtuesit presin që kjo tendencë të vazhdojë edhe këtë vit.

Aktualisht nivelin më të lartë të çmimeve në rajon për qendrën e ka Beogradi, me mesatarisht 2000 euro për metër katror, por për hyrjet luksoze arrin edhe në 4000 euro, sipas Eurobank Property Services.

اmime mes 1500-2000 euro/m2 ka dhe Pogdorica.

Në rajon, më i lirë mbetet kryeqyteti i Maqedonisë, ku çmimet po bien që prej vitit 2011, pas një rimëkëmbjeje të shkurtër në 2010-n.

Në Shkup, çmimi mesatar i banesave ra me 1.8% në 2015-n në MKD 52,916 (USD 963) për metër katror, në raport me vitin e mëparshëm, sipas institutit maqedonas të statistikave

Në Sarajevë, çmimet mesatare të apartamenteve në qendër janë rreth 1400 euro/m2.

Por, ndryshe nga qendra, periferia në Tiranë është më e lira në rajon dhe luhatet mes 450-600 euro për metër katror, ndërsa në vendet e rajonit është minimum 800 euro/m2.
Lapsi.al
 
Une s'e di sa kushtojne ne vende tjera por qe le per te deshiruar planifikimi i atyre apartamenteve atje lene padyshim. Nje keqperdorim i hapesires. Skandal nja 2-3 qe kam pare. Sja vlen te hedhesh mbi 100 mij euro per nje hyrje 2+1 dhe me shume hapesire ze korridori me banjon sesa dhomat. SKANDAL!
 
Tirana e metropolit de....i eshte lene dore e lire ndertuesve se nuk ka nje cmim reference ....ehhh hajt mo e flasim pastaj knoqemi per ligje e shtet
 
Prandaj ska si shpia n katun o gra. Je vetem 7 km larg skenderbeut ske smog ske komshinj qe te cajne drrasat dhe oborr me mbjell gjojna nese do dhe kjo e gjitha me cmimin e nje apartamenti 150 m2 ne Tirane.
 
Une s'e di sa kushtojne ne vende tjera por qe le per te deshiruar planifikimi i atyre apartamenteve atje lene padyshim. Nje keqperdorim i hapesires. Skandal nja 2-3 qe kam pare. Sja vlen te hedhesh mbi 100 mij euro per nje hyrje 2+1 dhe me shume hapesire ze korridori me banjon sesa dhomat. SKANDAL!

Blene token,ben edhe shtepine me sa metra ta duash,dhe si ta duash me 100 mije euro.
 
Cmimet ne s'popocion me rrogat shqiptare jane frut i pareve te pista te qe levizin ne Shqiperi. Plus ndihmat qe vijne nga familjaret qe punojne jasht shteti, influencojne ne cmimin shit-blerjen e apartamenteve & tokave.

Ne bote shtepiat shiten cmim x m2 dhe jo me dhoma + - si ne shqiperi. Cmimet variojne sipas kerkesave nga zona ne zone, Psh. ku jam une cmimi eshte 2'600 euro x m2, pak km me larg shkon edhe 6-7'000 euro x m. Nje puntor qe merr 1200 euro ne muaj si do te blej ne shtepi nqs nuk merr nje borxh ne banke per 30 vjet.

ps. cilesia e punimeve te apartamenteve ne Shqiperi ne krahasim me jashte nuk ja vlen me teper se 200 euro x m. Biles edhe shume.
 
Edhe ktu ashtu funksionon me kredi bankare ata qe nuk merren me pastrim parash....
Mgjth bashkia me fund po vendos rregull dhe po stopon procesin e cmendurise se ndertuesve.
Per cdo zone po aplikohet cmimi i references qe detyron ndertuesin mos te shkoj mbi vleren e caktuar.
 
A mo se kane standartet e punimit ne cilsi te larte.Pike e zeze.
 
E rendesishme eshte mos te shesin apartamentin qe ja kane shit edhe nje tjetri :P (kshu degjova diku qe i kishte ndodh disave)
 
Kosto e ndertimit per m2 varion nga 150-250 euro flas ktu per themele konstruksion mure pllaka dritare dyer hidrosanitare elektrike hidraulike.

Mendojeni vete ca fitimi kane firmat e ndertimit hajduta me thes qe i ndajne me kta qe qeverisin sot dhe ata qe qeverisnin dje.
 
E rendesishme eshte mos te shesin apartamentin qe ja kane shit edhe nje tjetri :P (kshu degjova diku qe i kishte ndodh disave)

Sa "gjynafqar" te tille kane pare dyert e gjykatava per raste te tilla...
Por mund te themi se me rregullin e ri te vendosur tanime ku per cdo blerje apartamenti kalon nga noteri i cili ndjek gjithe procesin dhe ku derdhja e lekve nuk behet me cash ne dore por ne banke...them se te tilla raste sdo kete nese edhe ne kemi edukaten per ti dhene drejtimin e duhur.
Tek e fundit veten mbrojme
 
Supozime nga me te ndryshmet,sikur do justifikohen gjetke.

Te gjithe ata qe njoh une e kan blere shtepi ne Tirane,s;kan qene ne kurbet,e as me para te pista.
Kan punen e tyre nga kursimet e bera,e me nje kredi blene shtepine.
 
@Lega& Moni
Kam pase nje rast te tille. I bleva nje shtepi njerit se i duheshin leket per te ik ne USA. Ky kish fallsifikuar firmen e prinderve te vet, ne sostance shiti shtepine e prinderve qe banonin ne usa.
Pasi i bera te gjitha dokumentet te noterizuara perfshire edhe certefilaten e pronsise, me merr nga amerika ne tel i ati keti cunit duke me thene se ate shtepi e ka shit cuni pa lejen time dhe me firme false.

Nga qe ky person ne usa ishte mik i babait tim dhe ish profesor i imi, me thote qe ti dergoj te gjitha leket qe ke paguar perfshire edhe biletat e avionit qe ke shpenzuar per udhtim sepse shtepia nuk eshte ne shitje, por c'ti ben djale ziut qe kam. Eshte hera e trete qe ma shet, dhe hera e trete qe po e ribleje ate shtepi.

Une mora parte e mia, ai mori shtepine me ca zhpenzime plus.
Por kjo eshte nje leksion per shume gjera, mbi te gjitha sa maskara eshte shqiptari keto 20 vitet e fundit.
 
Se di per cilen periudhe behet fjale , por nuk po flas vetem per dokumentacione te noterizuara. Tanime cdo veprim lart e poshte neper zyra (hipoteke, dokumentacione, ) i ben noteri ...praktikisht ti vetem derdh leket ne banke ne llogari te personit dhe per me teper nese procesi i shitjes (likujdimit) nuk mblidhet brenda afateve te percaktuara , edhe gjobitet noteri :P

dhe kete e kam eksperience te as 1 vit nuk eshte bere .
 
Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top